Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Sa kishte hyrë janari kur mamaja na tha, ej, u nda Alma nga Beni. Them qe fillimviti ngaqë në tavolinë për drekë ajo na nxori kofshë gjeldeti. Nga ai që teproi pasi e bëmë përshesh para ca ditësh. Dhe babai kaq e shijonte sa pas çdo cope fshinte buzët e thosh:
-Ky virani është si gjella me lakër. Sa herë ta ngrohësh më i shijshëm bëhet.
E ja kështu, na çuditi mamaja. Askush nuk e shkonte ndër mend që ai çift do të ndahej. Ajo si për të na bërë bllok për hamendësime kot më kot sqaroi:
-Dhe e dini me kë u lidh?
Nuk folëm, por e pamë në dritë të syrit.
-Me Alqin, shoferin e ambulancës së lagjes.
Aty na iku zari. Nxorëm nga një ofshamë dhe heshtëm. Heshtëm, ndenjëm pa folur, ndërsa në trurin e secilit shfaqej filmi ashtu siç e donte secili.
Alma qe inxhiniere kompjuterike. Bënte programe dhe punonte në ministri. Kishte tri vjet që mbaroi masterin në Francë.
Aty duke udhëtuar me taksi u përplas. Shoferi e braktisi veturën, benzina rrodhi në asfalt, zjarri befas mori përpjetë e Almës nuk i hapej dera, ngeci brenda. Po e përpinte nxehtësia. Për fat rastësisht kalonte aty Beni.
Shëtiste në atë pjesë rruge. Ai punonte me ca zviceranë për sigurimin e digave e ndodhej për qejf të vet në Paris.
U turr drejt taksisë instinktivisht, siç hidhet çdo njeri në ujë kur sheh dikë duke u mbytur, rrëmbeu një gur, çau xhamin dhe nga atje e nxori Almën të alivanosur.
E shtriu në rrugë dhe kërkoi ndihmën e ambulancës. Ndërkohë ra zilja e cel të saj. E ngriti, foli frëngjisht, por matanë u dëgjua shqip:
-Jam mamaja e Almës, kush je ti?
Beni u përgjigj shpejt, jam një shoku i saj, quhem Beni. Ajo tani është në një takim. Sa të mbarojë po i them të të marrë.
E mbylli. Ndërkohë erdhi ambulanca, hypi dhe Beni e në spital mësuan që nëse ajo do të rrinte dhe ca minuta brenda në taksi do vdiste ose nga asfiksia, ose nga shpërthimi i gazrave të benzinës.
Mirënjohja e Almës nuk kishte kufi. U tregonte të gjithëve që Beni ishte shpëtimtari, po të mos qe ai nuk do jetonte më. Dhe kënaqej që ky djalosh ishte dhe aq i pashëm.
I gjatë, me flokë të zinj, sy jeshilë dhe muskuloz. Çdo shitës do ta merrte për manekin. Do t'i zbukuronte mallin dhe dyqanin. E ndërsa Alma priste ca fjalë dashurie prej tij Beni nuk vonoi.
-Kam rënë në dashuri me ty. Jam bërë si digë e pasigurt, po më rrjedhin ndjenjat e nuk përmbaj veten, - foli ai dhe me termat e profesionit të tij.
Aq desh Alma. Puliti sytë, po d.m.th. dhe e përqafoi. Që nga ajo ditë qytetit iu shtua një çift që e zbukuroi qendrën, dyqanet, teatron, operën, restorantet. Ishin dy të rinj që shkonin kaq shumë sa për njëri-tjetrin do t'i kishte krijuar zoti.
Këto sillnim ndër mend të gjithë. Ndaj nuk kuptonim pse ajo lidhje u këput.
-A i shihnim dorë për dore gjithnjë? - pyeste motra.
-Po.
-A ishin përherë të qeshur? - pyeste vëllai.
-Po.
Nëna dëgjonte me vëmendje dhe nuk fliste. Veç herë pas here qeshte. Çudi se për tema të tilla ajo s’të falte. Kur thuajse po mbaroheshin pyetjet hipotetike mamaja u ngrit, shkoi andej nga dhoma dhe erdhi me një pjatë plot me 8 copë bakllava. U gëzuam, se ishim 5 veta në familje. Do hanim më shumë se një për person d.m.th. Por ajo e vuri pjatën para babait.
-Është veç për ty. - i tha.
-Çfarë? Të teta këto, moj?
-Po, haji, të bëfshin mirë! - i tha mamaja.
-Hahaha, unë i ha vërtet, por do më velë kjo bakllava.
-Si, thuaje dhe njëherë! - i tha nëna.
-Po kaq shumë do velem moj, nuk i shtyj dot.
-Ja pra pse u nda Alma. Se u vel nga dashuria e Benit. Më tha e ëma e saj që ai djalë qe shumë i sheqerosur.
-Hë, fol! - e nxiti babai.
-Po ja ata vërtet duheshin në fillim, por më pas ndodhi që Benit i hipi një xhelozi e madhe. Nuk donte që Alma të shkonte në punë, i kërkoi të rrinte mbyllur në shtëpi. Nisi t’i blejë gjëra të shtrenjta. Madje i vuri përgjues te telefoni.
Kur Beni shkonte me shërbim, Almën, ato ditë nga pas e ndiqte dikush i vënë nga ai. Dhe sa herë ajo ngrinte zërin, Beni i thosh, je gjallë prej meje, pa mua do ishe tretur tani. Pra një dashuri e blerë. E normal që vajza u ftoh. Se ajo donte të qe protagoniste në dashuri, jo figurante. S’donte të trajtohej si lodër e Benit. Donte të luftonin e gëzonin bashkë. Hallet e problemet t’i ndanin mes tyre, edhe një lot po t’u rridhte ta ndanin në dy. Kështu krisja u thellua deri në çarje. Ja pse ndodhi kjo çudi.
Motrës iu duk jo aq i besueshëm si motiv.
-Po pse u lidh me Alqin, shoferin e aumbalancës? - pyeti mamanë.
-Mos nënkupto talllje me fjalën shofer. Se Alqi, o gocë, nuk është vërtet bifteku i pjatës si Beni. Ama është si ai lëngu në fund të sallatës me domate. Që e ngjyen, e ngjyen dhe s’ndien kurrë të ngopur, - ia ngopi mamaja.
Qeshëm të gjithë dhe shpejt e shpejt i ndamë me “konsesus” 8 bakllavatë në 5 persona./ CNA
Çfarë ju vjen ndërmend kur dëgjoni apo lexoni fjalën: pers...
Nga Agron Gjekmarkaj Grimce çuditshme e një ditë monotone! ...
Prej 20 vjetësh në politikën shqiptare endet një i ‘ri...
Drafti “konfidencial” i pakërkuar i Ramës për Asociaci...
Prej ditësh është rikthyer në skenë një debat i përsër...
Prej 24 orësh debati në Tiranë nuk është më mes Kosovë...
Në kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajo...
Majko ishte djersitur gjithë natën. Rrobat i pikonin ç...
Të flasësh për forcim të lekut dhe dobësim të euros, m...
Për të kuptuar si janë punët në një vend, mund të shohësh ...
Sa herë vjen perëndimi i diellit në Savannah të Georgi...
Çdo gjë sot e ka një shpjegim. Edhe forcimi i pandalsh...
Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës dhe ta njohë si...
Të gjithë ata tek të cilët ka interes i quan "miku im...
Tensionet e fundit në Veriun e Kosovës, në mënyrën më ...
Vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, kërcënim për ...
Rama na paska falënderuar Elbasanin në turin e tij që e qu...
Edi Rama ishte ndër të paktët liderë perendimorë që i ...
Në një shkrim të botuar dje në Lapsi.al, Blendi Kajsiu...
Për dashurinë njeriu nis e flet që sa mbush 5 vjeç e d...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...