Investimi në Zvërnec/ Rama: Ja njeriu që investitorët kanë kontraktuar për arkitekturën e peizazhit
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, i cili akuzohet se siguroi kushtet për vrasjen e Inez Hajrullës dhe Ervis Matodashajn.
Zejno u deklaruar fajtor për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal.
Si rezultat ai u dënua me 11 vjet burgu, por për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 7.4 vjet burg.
Zejno do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Vendimi është dhënë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Irena Gjoka dhe Marinela Osmani.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Erio Zejno, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasve E.M, i njohur me pseudonimin “****”, dhe I.H i njohur me shkurtim emri “****”, ose me nofkën “****”; “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të kryera në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal”; “Grupi i strukturuar kriminal” në rolin e pjesëmarrësit; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal”. 2. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Irena Gjoka dhe Marinela Osmani, me vendimin nr. 47, datë 04.06.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erio Zejno për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve E.M, dhe I.H, në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal dhe, në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij 7 (shtatë) vjet burgim. – – – Deklarimin fajtor të të pandehurit Erio Zejno për kryerjen e veprës penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278 paragrafi 1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal dhe, në bazë edhe të nenit 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij 10 (dhjetë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erio Zejno për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë të Kodit Penal dhe, dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi i parë të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Erio Zejno me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim. – Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Erio Zejno, i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe, përfundimisht dënohet me 7 (shtatë) vjet e 4 (katër) muaj burgim. – Vuajtja e dënimit të pandehurit i fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
2. Në lidhje me provat materiale, gjykata është shprehur në vendimin e saj nr. 4 datë 10.01.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.
3. Shpenzimet proceduriale, të kryera gjatë hetimit paraprak në shumën 37,785 lekë (tridhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e pesë) lekë i ngarkohen të pandehurit Erio Zejno në mënyrë solidare me bashkëpandehurit e tjerë të të njëjtit procedim (nr.148/1 të vitit 2024 të Prokurorisë së Posaçme), si dhe ato të gjykimit, sipas procesverbalit të shpenzimeve bashkëngjitur këtij vendimi, i ngarkohen të pandehurit Erio Zejno.
4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar në në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. /CNA
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kri...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Ig...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi, ka bërë një reagim në l...
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka vizituar efekt...
Aktori i njohur, Julian Deda, ka reaguar sot lidhur me per...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Mitropolia e Korçës ka ndarë një mesazh ngushëllimi për hu...
Këtë të enjte ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme një nga sh...
Efektivi i plagosur i ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në L...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, ka reaguar lidhur m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...