Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke marrë si pretekst mbrojtjen e zonës së Zvërnecit. Por ajo që po shfaqet në terren tregon një tjetër realitet, ku po sulmohen mediat kritike dhe po përdoren skema të mirëfillta presioni.
Aktualisht, peizazhi mediatik është i ndarë në raportimin e këtij lajmi. Disa media janë pro protestës dhe pro investimeve, por duke kërkuar që protestat të mbeten politike dhe të mos përdoren për qëllime të tjera. Të tjera media janë në krah të Edi Ramës, duke mbështetur investimin dhe dalë kundër protestës. Ka edhe nga ato që mbajnë qëndrim kundër kryeministrit, por njëkohësisht janë kundër protestës dhe pro zhvillimit. Ndërsa një pjesë tjetër pozicionohet kundër të gjithëve: Ramës, protestës dhe vetë investimit.
Megjithatë, përtej qëndrimeve redaksionale, protestuesit kanë nisur provokimet e hapura. Ata po shkojnë në selitë e partive politike, duke shkelur ligjin dhe duke krijuar tensione të panevojshme. Pyetja që ngrihet natyrshëm është se kush i bën këto thirrje dhe kush fshihet pas këtij organizimi.
Sipas raportimeve të vazhdueshme të CNA, në rreshtin e parë të kësaj lëvizjeje qëndrojnë pikërisht influencerët që mbështesin kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliajn. Nuk është rastësi që stafi i bashkisë, njerëzit e afërt të Veliajt, si dhe influencerët e paguar nga ai dhe vëllai i tij, Arbër Veliaj, janë sot mbështetësit kryesorë në terren. Pjesë e këtij skenari është edhe dhuna psikologjike që po ushtrohet mbi aktorët apo figurat e njohura publike, të cilët shantazhohen që të marrin pjesë me detyrim në këto tubime.
Akoma më tregues është fakti që kësaj trupe protestuesish i janë bashkuar edhe personazhe të njohura nga skandalet e drejtësisë. Eskortat VIP janë kthyer papritur në pjesë të protestës. Bëhet fjalë pikërisht për eskortat VIP të dala në zbardhjen e hetimeve të SPAK-ut, të cilat u përmendën për takimet e paligjshme me “të fortët” në ambientet e burgjeve.
Në këtë protestë kanë gjetur hapësirë dhe po përdoren si imazh personazhe të tilla, inicialet e të cilave janë të dokumentuara në dosjet e drejtësisë për hyrje-daljet në qeli. Mes tyre figurojnë R.R., A.D, F.H., S.B., I.A., E.Dh., I.Xh., si edhe Xh.L. dhe J.K. Për të ruajtur etikën profesionale, CNA ka zgjedhur t'i publikojë këto personazhe vetëm me iniciale dhe pa foto, pavarësisht se disa prej tyre kanë reaguar apo kanë qenë pjesëmarrëse në protestë.
Përfshirja e këtyre emrave në një protestë gjoja mjedisore tregon qartë thelbin e vërtetë të këtij organizimi dhe interesat e atyre që e financojnë dhe e mbështesin për interesa të tjera politike dhe kriminale./CNA
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, ka reaguar lidhur m...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrj...
Vijon prej dy orësh protesta para Kryeministrisë. Protesta...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim sëfundi në rrjete...
Pas tensioneve dhe përplasjeve, protestuesit janë drejtuar...
Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestues...
Ka tensione në protestën e zhvilluar kundër ndërtimeve në ...
Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Miriam ...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita në një prononcim p...
Sot mbahet protesta e radhës e qytetarëve në Tiranë kundër...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka r...
Dy vatra zjarri të regjistruar gjatë ditëve të fundit në q...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë te Rana e Hedhun. ...
Një protestë po zhvillohet ditën e sotme në sheshin pa...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë me dije se është...
Pas shoqatave të transportit publik, shqetësimi për instal...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...