“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit shpalosin banderolën në muret e Politeknikut
Pas një ndërhyrjeje që duket se i krijoi pengesë, protestu...
Pas një ndërhyrjeje që duket se i krijoi pengesë, protestu...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh emrin Zvërnec dhe t’i vësh emrin “Coca-Cola” apo “Redbull” duket si një event festiv i një kompanie, po nxitet edhe më tej nga burgu i Durrësit dhe stafi i kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ky “event” dje është kthyer në një situatë provokuese me vajtjet e protestuesve në selitë e dy partive kryesore në vend, dirigjencë e qartë e një aleance Veliaj-Qori.
Në këtë event-protestë është edhe “dora” e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar për 5 vepra të rënda penale. Njerëzit e Erion Veliajt, grupet e tij të organizmit në bashki, janë përfshirë në nxitjen e pjesëmarrjes së njerëzve në këtë protestë, duke arritur deri aty sa disa prej personazheve të sponsorizuara nga Erion Veliaj dhe vëllai i tij, Arbër Veliaj, bërtisnin në shesh “lironi Erion Veliajn”.
CNA ka bërë një vëzhgim të thjeshtë, ne mblodhëm postimet e disa personazheve publike që bëjnë thirrje për protestë, disa të drejtpërdrejtë, disa të manipuluar dhe të nxitur nga komentuesit. Komentues të cilët vijnë nga “call center”-a dhe grupime individësh që lidhen sa me Arlind Qorin dhe aq me Erion Veliajn.
Këta komentues u bëjnë komente të shumta dhe u dërgojnë dhe mesazhe, këngëtarëve dhe personave publikë, duke u kërkuar të dalin masivisht në protestë dhe të bëjnë thirrje për pjesëmarrje, si dhe të jenë vetë prezentë fizikisht sa më shumë në tubimet përpara Kryeministrisë.
Ne më poshtë po sjellim videot dhe fotot për çdo personazh që kemi verifikuar, të cilët 3 vite më parë ishin mbështetësit publikë të Erion Veliajt në zgjedhjet lokale të majit 2023. Janë individë të paguar nga kompanitë e Arbër Veliajt dhe mund t’i gjeni lehtësisht në reklamat e IQOS.
Ata që i paguan Arbër Veliaj për reklama dalin dhe bëjnë thirrje për protestë. Ata që mbështetën Erion Veliajn 3 vite më parë për t’u rizgjedhur kryetar i Bashkisë Tiranë, për të vazhduar misionin e tij me korrupsionin bëjnë thirrje për protestë. Ata që shkuan e puthnin në ballë dhe derdhnin lot në Gjykatën Administrative disa javë më parë, tani bëjnë thirrje për protestë.
Aktorja Olta Gixhari, sapo doli nga “Big Brother VIP Albania”, “u fal” tek Erion Veliaj. Doli publikisht dhe bëri thirrje për të votuar lalin. Këto ditë ka dalë në protestë bashkë me djalin e saj. Kundër kujt proteston Olta Gixhari? Kundër Edi Ramës apo kërkon të lirohet Erion Veliaj?


Personi tjetër, Ardit Çuni, e pamë në Gjykatën Administrative bashkë me Arjola Demirin. “U këputën në shpirt” për Zdromsin e tyre. Më poshtë keni fotot që bëjnë thirrje për protestë.




Moderatori Isli islami, i cili paguhet nga Arbër Veliaj për reklamën e IQOS, bën thirrje për pjesëmarrje në protestë.


Gazetarja Mira Kazhani në postimet e saj në rrjetet sociale ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e organizuar gjatë këtyre ditëve. Kujtojmë se Kazhani ka qenë një nga njerëzit pranë Veliajt. Sjellim në vëmendje këtu edhe rastin e 6 viteve më parë, ku u bë publike se Mira Kazhani mbante dhe një post në Bashkinë e Tiranës, si këshilltare tek Ujësjellës-Kanalizimet.

Një tjetër figurë publike që ka dalë në mbështetje të protestës është këngëtarja Marsela Çibukaj.

Dhe kjo një tjetër mbështetëse e Erion Veliajt, madje aq sa disa vite më parë deklaronte se mburrej te miqtë e saj të huaj për punët e bëra nga kryebashkiaku i Tiranës.
“Çdo vit, sa herë që ata apo miqtë e mi italianë vijnë këtu, jam gjithmonë e më shumë krenare se i tregoj një rrugë që është bërë më mirë se vitin që shkoi, një çerdhe më afër shtëpisë se ç’ka qenë një vit më përpara. Kam qejf të mburrem para miqve të mi të huaj”, ka deklaruar këngëtarja në vitin 2021.

Moderatorja Albana Osmani është një tjetër figurë publike e dalë në mbështetje të protestës.

Osmani gjithashtu një mbështetëse e Erion Veliajt. Le të kthehemi pas në kohë, vetëm një vit më parë, në periudhën kur Erion Veliaj u arrestua, Albana Osmani deklaronte se e mbështeste lalin në emër të parimeve.
“Si një qytetare e ndërgjegjshme dhe e paanshme politikisht, e cila nuk ka ndërtuar kurrë karrierën mbi interesat e politikës, qëndrimi im sot nuk buron nga përfitimi apo aleanca, por nga një parim thelbësor: drejtësia dhe integriteti nuk duhet të maten me impulsin e turmave, por me faktet dhe të vërtetën. Unë nuk i përkas asnjë force politike, nuk kam kërkuar e as përfituar ndonjë favor. Sot zgjedh të mbështes Lalin, jo si një akt besnikërie personale, por si një deklaratë të parimeve”, ka deklaruar Osmani pas arrestimit të Veliajt në vitin 2025.

Po sjellim më poshtë edhe rastet e tjera të njerëzve të Erion Veliajt apo të paguar nga kompanitë e reklamave të vëllait të tij, Arbër Veliaj, që këto ditë kanë bërë thirrje për mbështetje të protestës. CNA do të vijojë të sjellë çdo ditë emra të tjerë, njerëz të Erion Veliajt apo të paguar nga kompanitë e vëllait të tij, Arbër Veliaj, që dalin dhe në mbështetje të protestës.












Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, ka reaguar lidhur m...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrj...
Vijon prej dy orësh protesta para Kryeministrisë. Protesta...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim sëfundi në rrjete...
Pas tensioneve dhe përplasjeve, protestuesit janë drejtuar...
Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestues...
Ka tensione në protestën e zhvilluar kundër ndërtimeve në ...
Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Miriam ...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita në një prononcim p...
Sot mbahet protesta e radhës e qytetarëve në Tiranë kundër...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka r...
Dy vatra zjarri të regjistruar gjatë ditëve të fundit në q...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë te Rana e Hedhun. ...
Një protestë po zhvillohet ditën e sotme në sheshin pa...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë me dije se është...
Pas shoqatave të transportit publik, shqetësimi për instal...
Blogerë apo gazetarë në rrjetet sociale po bëjnë thirrje p...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...