Kërkesat e protestuesve/ Klosi “ia pason” opozitës: Kanë krijuar vakuum politik, qytetarët nuk përfaqësohen
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...

Dy ditë më parë, CNA.al publikoi një lajm të verifikuar pas qarkullimit të një listë pagese në Ujësjellësin e Tiranës, ku shfaqeshin emrat e moderatores së emisionit “Ftesë në 5” Bieta Sulos dhe drejtueses e publikueses së portalit Tirana Post Mira Kazhanit.
Mira Kazhani u kontaktua nga CNA.al dhe nuk e mohoi, ndërsa tregoi se punonte si këshilltare në lidhje me marrëdhëniet me publikun.
Për këtë lajm ka reaguar edhe ditën e sotme. Në fillim të shkrimit, ajo përmend aksidentin e bërë një vit më parë, për të cilin thotë se nuk mundi të jetojë si njeri normal që ka kaluar një traumë ndonëse Nertili është sot në gjendje të mirë shëndetësore.
Më tej, Kazhani thotë se për postin si këshilltare ka lexuar shumë urrejtje, ndërsa kritikon politikën, teksa thotë se duhet ta vrasë mendjen për të varfërit dhe abuzuesit.
“Kam lexuar aq shumë urrejtje dhe po shoh sesi trimëron një pjesë e politikës për një rrogë brenda çdo rregulli dhe parimi. Kjo politikë që duhet të vrasë mendjen për të varfrit për abuzuesit, për ata që rrinë tërë ditën në kafe dhe Facebook dhe nuk punojnë, për tendera sekretë dhe për atdheun që po e skadojnë, ata që janë shumë, jo unë. Miliardat e vjedhura, jo rroga e kujt bën atë që di. Është për turpin e PD-së që në vend të ngrihet për çështje të mëdha, konsumon gjithë anëtarësinë e saj për një gazetare që figuron edhe këshilltare, vetëm pse është e pozicionuar majtas. Unë jam gazetare e angazhuar, ky nuk është më lajm. Këshilltare është hera e dytë që punoj. Kam qenë edhe në qeverinë Berisha në 2010-n”, shkruan ajo.
Gazetarja thekson se për këtë post nuk ka shkeluar asnjë ligj dhe pretendon se nuk ka marrë asnjëherë asnjë dhuratë nga ndonjë politikan. Kazhani jep edhe mnjë mesazh për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, kryebashhkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe kreun e Partisë Republikane Nard Ndoka.
“Po, unë kam edhe një punë të dytë, sepse nuk ma ndalon asnjë ligj dhe për sa kohë nuk kam shkelur asnjë parim, po të mundja do bëja dhe tre apo katër punë. Sa të kem fuqi, sepse rroga si gazetare nuk më del askund dhe nuk ia dal të përballoj jetën si një grua që jetoj vetëm, pa asnjë mbështetje. Po më mallkoni pse punoj? Seriozisht qenka ky halli juaj? Pse unë bëj dy punë? Do të këshilloja edhe Erion Velinë, edhe Lulzim Bashën, edhe Nard Ndokën, me qëllim për të paguar kredinë. Nuk kam marrë kurrë një dhuratë nga ndonjë politikan. As shtëpi, as bileta ndeshjesh për në San Siro, as pushime apo qoftë edhe një stilolaps. Nuk kam marrë kurrë dhuratë as një kupon nafte nga ndonjë oligark. Asnjë kacidhe! Nuk jam e s’do jem kurrë e këtyre marifeteve dhe kur shoh sesi më shani, kur shoh disa që bëjnë parimorin dhe shesin moral mbi foton time më shfaqen aq shumë gjëra që di për ta e që po ju helmojnë ju që i ndiqni me sinqeritet”, vijon ajo më tej.
Kazhani flet edhe për taksat dhe për rrjetin që ka folur pafund gjatë këtyre dy ditëve për punësimin e saj në UKT.
“Po kjo historia e taksave? Çfarë taksash pretendoni? Për ato që do paguani për 30 vjetët e ardhshëm besoj?!
Sa për mua, unë kam ngrënë vetëm taksat e mia dhe të askujt tjetër! Taksat tuaja kërkojini tek miliardat, zgjohuni nga narkoza se sot radha ime nesër nuk i dihet. Unë isha kocka që nuk i dhemb kujt. Dhe zakonisht këto zilitë e vogla e çajnë rrjetin, sepse si unë jemi në shumicë dhe me mua krahasohesh më lehtë sesa me të Fortët. Masakroni ata që punojnë e duartrokisni për ata qe ju vjedhin!
Në fund, dy fjalë për rrjetin: Rrjeti ka të drejtë, ai dhe shumë prej jush nuk keni faj. Mënyra sesi u orkestrua ky lajm, me qëllim mbulimin e halleve të ditës, ishte i përsosur. As unë nuk po e njoh veten në këtë valë urrejtje. Më duket sikur rroga ime e dytë, erdhi uji, iku uji, është problemi më i madh i vendit dhe unë heq dorë nëse kjo ju rregullon jetën. Por do gjej një tjetër, dy, tre, sepse të punoj është e vetmja mënyrë që njoh! Bjeruni atyre që punojnë. Vajza, djem, gra, burra që nuk vjedhin, por punojnë. Aman vetëm ruani e mallëngjehuni me ata që iu vjedhin, tjetërsojnë prona e ju mashtrojnë nga mëngjesi në darkë. Amanet armatën atyre që “e ndritën” këtë vend e që duan të mendoni se kush punon duhet vrarë me bukë në gojë”, përfundon gazetarja./ CNA.al
Nga Bieta Sulo, Mira Kazhani tek Elona Meço/ Konçesionet 200 milionë euro dhe blerja e medias
Deputeti Myslim Murrizi ka paralajmëruar sot se do të krijoj...
Ish kryeministri Sali Berisha, ka demaskuar publikisht edhe ...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa të dhëna nga “Corona...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i ftuar në studion ...
Deputeti Myslim Murrizi ka sulmuar krerët e partive politike...
Deputeti i PD Myslim Murrizi ka bërë denoncime të forta l;id...
Presidenti Ilir Meta po e shfrytëzon këtë kohë karantine për...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shkruan ...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë një deno...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Petrit Vasil...
Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha mësohet se dje ka ...
Presidenti Ilir Meta, këtë fundjavë është ndalur në qarkun e...
Në videon e mëposhtme, kryetari i Republikës së re, Lulzim B...
Ka një qasje të disa zërave ne Partinë Socialiste, se Ditmir...
Nga Enrik BrahoPrej më shumë se 24 orësh, rrjeti ka shpërthy...
Ish kryeminstri Aleksandër Meksi i ka “tërhequr veshin” opoz...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikua...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa foto të shkr...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se tre të hënat e ardh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...