web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Ditmir Bushati nuk mund të jetë Ben Blushi

2 Maj 2020, 08:17, Politikë CNA

Ka një qasje të disa zërave ne Partinë Socialiste, se Ditmir Bushati, është ish-ministri i Jashtëm, i cili foli ndryshe dje në parlament por edhe në disa seanca të fundit, është ?një Ben Blushi i ri?, brenda Partisë Socialiste.

Në fakt po të shohim historikun e tyre politik dhe sjelljen, ndryshojnë shumë.

Ditmir Bushati është diçka tjetër, dhe Ben Blushi është diçka tjetër. Të dy janë dy profile të forta politike. Ben Blushi më i egër, me një historik më të vjetër. Dikur me Partinë Demokratike, pastaj i larguar tek media, i futur në PS nga Fatos Nano dhe lidhjet familjare.

Më pas u bë zv.ministër, i shkarkuar, prefekt dhe deputet i përfshirë në skandale. Mbështetësi kryesor i Edi Ramës për ta bërë kryetar te PS, Rilindas në 2013. ?Me gisht në gojë? dhe një vit para se të zhvilloheshin zgjedhjet e vitit 2017, deri dhe në opozitë duke filluar të sulmonte qeverinë dhe të fliste për të varfërit si një komunist i paepur, por asnjëherë me argumente dhe fakte kundër oligarkëve.

Themeloi një parti e cila mori rreth 20 mijë vota, që çuditërisht të gjitha ishin të tradhëtuara, pasi Ben Blushi iu premtoi atyre se do të vazhdonte betejen politike, por i financuar nga oligarkët, Beni u ?zbyth?. Ai rrëmbeu një post. Nuk u bë ministër, por u bë drejtor i Top Channel, dhe këtu filloi të ?shkëlqente? dhe të shtonte pasurinë e tij, e cila në fakt nuk ishte pak. (Lexo ketu)

Kishte prona pa fund, kishte mundur të siguronte pasuri të patundshme me vlera 500 milion të blera për vetëm 30 mijë euro. Në kohën si drejtor i Top Channel, mundi të bëhej edhe ortak me kompaninë e inceneratorëve, pra me pronarët e tyre dhe më pas të bëhej sërish ortak me Vjollca Hoxhën, aksioneren e Top Channel. E kështu me radhë.(Lexo ketu)

Pra, me një artikulim pro të varfërve si një marksist, Ben Blushi u kthye vetë në një oligark mediatik me një pasuri tepër të dyshimta, me skandale bëma dhe Gjëma, i financuar nga vetë oligarkët dhe sot ka përfunduar ortaku i tyre.

Pra, karriera e Ben Blushit ka një profil intrigash, të ndotur, të pavlerë, të një ?qurrashi? public që kërkonte me çdo kusht të bëhej ministër, e më pas rival i Edi Ramës. Dhe këtë e kërkonte si shpërblim për mbështetjen që i kishte dhënë në vitin 2005, kur Rama ishte zgjedhur si kryetar i Partisë Socialiste.

Nuk mundi dot ta përballonte Ramën, dhe atëherë pranoi të ishte vassal i tij. Dhe Rama id ha ?kocka?. E ka marrë, e ka ?kafshuar?, e shtrëngon fort dhe vazhdon të jetë menaxheri kryesor i Top Channel, në shërbim të Vjollca Hoxhës dhe oligarkëve. Që nga inceneratorët e deri tek sulmet publike ndaj çdo politikani që ngre zërin kundër qeverisë, apo thotë të vërteta që i dhëmbin Edi Ramës.

Ditmir Bushati ka një profil ndryshe. Nuk është një ?qurrash?, si Beni.

Së pari, nuk është rival i Edi Ramës dhe nuk ka pasur contribute tek Partia Demokratike. Është afruar tek Partia Socialiste dhe Rilindja, nga vetë Edi Rama. Pra, ka pranuar të jetë një bashkëpunëtor i tij, me idetë e tij.

I marrë nga kreu i socialistëve, nga shoqëria civile dhe Bushati ishte një emër që punonte fort me organizatat ndërkombëtare. E njihte mirë diplomacinë, ndryshe nga Ben Blushi, i cili u shkarkua nga zv.ministër i jashtëm sepse nxori në media dhe në pazar një takim konfidencial diplomatik.

Ministër i Jashtëm i shumë sulmuar nga opozita, i akuzuar, shumë prej fjalëve të thëna edhe stisje politike për të mundur ta gjunjëzonin, ta godisnin. Por, mund të thuhet se Ditmir Bushati është ministri më jetëgjatë dhe në pak kohë, mundi të kishte një sukses të madh diplomatik. Kujtojmë këtu marrëdhëniet me Greqinë, që për herë të parë në 30 vite shkuan në kufirin e tyre më të mirë, dhe drejt zgjidhjes së shumë çështjeve apo hapjes së debatit për disa problematika, që më parë as nuk ziheshin në gojë.

Por, në fund të fundit edhe ishte në politikë, si një përfaqësues i Partisë Socialiste. Ministria pësoi një reformë drejtuar prej tij, por që të gjithë ministrat e jashtëm, po t?i pyesësh flasin me një tjetër konsideratë. Edhe ambasadorët kanë një vlerësim pozitiv për figurën e Bushatit.

Ndërsa po të flasësh me bashkëpunëtorët e Ben Blushit kur ka qënë në ministrinë e Pushtetit Vendor, apo nëpër redaksi dhe ata që e njohin dhe e kanë mik, sot do të donin mos ta fusnin më në shtëpi.

Prandaj, krahasimi i tyre është krejt i gabuar dhe janë personazhe krejt të ndryshme, megjithëse dikush mund të përpiqet t?i krahasojë për të bërë paralelizma, se Ditmir Bushati është një emër që po kritikon një vit para zgjedhjeve për të shkuar drejt një lëvizje tjetër, ashtu siç bëri Blushi në vitin 2017.

Dalje në një lëvizje të re, nuk ka asgjë të keqe. Duhet të jetë një alternativë që duhet provuar. Por, vështirë se Bushati mund të tërhiqet dhe të veprojë si Blushi. Kjo për shkak të karakterit të tyre të ndryshëm dhe diferencat që kanë. Deri tani, Bushati nuk ka asnjë histori mbylljeje apo arratisje, tradhëtie, thika pas shpine, intriga, të pavërteta dhe qurravitje publike. Të paktën deri tani, këto të gjitha nëse mund të quhen ?virtyte?, i ka Ben Blushi dhe shumë më tepër sesa të tjerë.

Dhe ata që kanë qënë në PS apo në media i dinë dhe i shohin të vërtetat dhe hapin e parë që do të hedhë cilido prej tyre qoftë, nuk do të duan të bëjnë ato pisllëqe që ka bërë Ben Blushi.

Ndryshe nuk është vështirë të katandisesh më keq se ai, sepse ai mundi të kapte një television për të drejtuar. Dikush tjetër mund të përfundojë edhe roje garazhdi, pa asnjë mirënjohje. Jo nga pushteti i Rilindjes, por nga shqiptarët që notën ta vënë shumë shpejt dhe vlerësimi për Bushatin duket në këto kohë të jetë maksimal. Që të përfundojë në një ?zero me bisht?, si Ben Blushi, nuk është aspak e vështirë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga