Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

CNA paralajmëroi ngritjen e një ekipi ekspertësh nga ish-kreu i FRPD-së, nga ish-deputeti dhe ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, zoti Belind Këlliçi.
Grupi i ekspertëve do të përbëhet nga ekonomistë, juristë, njerëz të medias, për të mbledhur fakte dhe prova të reja për inceneratorët, për aferën e tyre dhe për t’i bërë publike.
Nxjerrja e lajmit ka shqetësuar jo pak Rilindjen zyrtare dhe mediat e paguara nga inceneratorët, editorialistët që merrnin fatura me dhjetëra mijëra euro dhe vendosnin logon sa i bukur ishte inceneratori i Tiranës, landfilli i Tiranës, sa të mirë ishin inceneratorët, pavarësisht se prej vitesh e vitesh me radhë raportohej korrupsion, para, fatura fiktive, mashtrime me TVSH-në, siç është rasti i hetimeve të bllokuara nga Delina Ibrahimaj e kështu me radhë.
Zakonisht, në fillim Rilindja të vërtetën e sulmon, pastaj e përqesh, pastaj e pranon dhe thotë që ne e zbuluam vetë me drejtësinë tonë dhe ja po i dërgojmë këta hajdutët brenda në burg. Në fakt, e vërteta është krejt ndryshe. Këtë e bëjnë pasi kapen të gjallë.
Rasti i inceneratorëve ka ende shumë dokumente dhe fakte të papublikuara.
Edhe pse SPAK ka zhvilluar hetimet për Elbasanin, Fierin dhe Tiranën, dosjet janë shumë voluminoze, kanë shumë fraksione brenda, përfshi këtu edhe korrupsionin, paratë e marra nga mediat, deri te shantazhet, kërcënimet për të devijuar hetimet, prova dhe vepra penale që tashmë i ka në duar SPAK dhe i janë dërguar drejtësisë.
Por ka edhe shumë të tjera, që qytetarët duhet t’i dinë, pasi hetimi penal është i tillë, që gjen fajtorët e korrupsionit, apo abuzimet me fondet e shtetit dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Ka edhe dokumente të tjera në lidhje me zyrtarë shumë të rëndësishëm, të cilat përpiqen të anashkalohen dhe përsëritja është mëma e dijes. Ata që shqetësohen për përsëritjen, duhet të mësojnë edhe një detaj tjetër:
Do të ketë dokumente dhe fakte të tjera për inceneratorët, do të zbulohen, do të publikohen dhe do të denoncohen në SPAK fakte dhe prova të lidhur me persona dhe individë të caktuar, që fillojnë nga zyrtarë të shtetit e përfundojnë tek individë të medias, fatura konkrete, takime, pagesa, shërbime, korrupsion i gjerë i bërë me inceneratorët, duke u përdorur edhe politikisht.
Për ata që ende nuk e kanë kuptuar, banda e inceneratorëve nga Elbasani deri te mediat, është përdorur politikisht si instrument korrupsioni për të financuar edhe fushatat elektorale. Ka struktura të caktuara të përfshira gjerësisht, financime në zgjedhjet e 2021-shit, përfshi këtu edhe fushatat për mediat të bëra gjerësisht në vitin 2021 nga kompania e inceneratorit të Tiranës.
Pra, do të lexohen dhe shihen fakte ashtu siç CNA i ka nxjerrë ditë pas dite dhe nuk i quanin dokumentet, por thonin nuk duken, janë të pavërteta, i ka nxjerrë “filani” apo “fisteku”. Koha e këtyre trillimeve tashmë ka marrë fund! Tigri ka marrë arratinë!
Dokumentet që do mblidhen nga komisioni hetimor që po ndërtohet nga Belind Këlliçi me ekspertë dhe teknicienë është një punë e tij, por media ka punën e saj të gjejë fakte dhe prova të reja për t’ja vënë përballë medieve të korruptuara dhe të paguara nga inceneratorët, për t’ja vënë përballë opinionit publik e për t’i dorëzuar sërish në SPAK ashtu sikundër janë dorëzuar rreth 180 faqe dokumentacion voluminoz, komunikime, e-maile zyrtare, fatura, transaksione, deri te shitblerja e aksioneve dhe pagesa për mediat.
CNA e paralajmëroi komisionin e Belind Këlliçit, por menjëherë mediat zyrtare të Rilindjes u shqetësuan, e kjo është jo pak, është një hap shumë i mirë.
Vërtetë duhet të shqetësohen, të alarmohen, e më shumë se të kenë hallin e Tigrit se iu ka ikur apo po e mbron Sali Berisha, duhet të kenë hallin e pasojave që do të kenë vetë përballë ligjit./ CNA.al
Granit Gjana, zv.kryetari i bashkisë së Kukësit, është par...
Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj është paraqitur par...
Çdo mëngjes, kryeministri Edi Rama përshëndet shqiptarët m...
Nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, ësh...
Një grup aktivistesh nga shoqëria civile kanë zhvilluar nj...
Qeveria shqiptare ka shpalosur për konsultim publik projek...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje ...
Një i ri është shpëtuar nga forcat e policisë kufitare pas...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është takuar d...
Drejtuesi i departamentit të ekonomisë më Partinë Demokrat...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se nu...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur s...
Mjeku i njohur shqiptar, Tritan Kalo, u largua nga Shqipër...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me disa pam...
Ish-deputeti dhe ish-sekretari i Partisë Socialiste, Ilir ...
Ish-kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, ish-deputeti ...
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar 20 leje ndërtim...
Zëvendësambasadori gjerman në Shqipëri, Thilo Schroeter, n...
CNA ka hapur sot një sondazh për veprimtarinë e SPAK-ut, S...
Dritan Goxhaj, ish-luftëtari i UÇK-së që u arrestua pak di...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...