
Mirel Mërtiri, i njohur si truri i inceneratorëve, tashmë ka filluar të zgjerojë grupin e gazetarëve që përdor për të negociuar me mediat duke blerë dhe paguar, por edhe duke shantazhuar të tjerët për ata që flasin për aferën e inceneratorëve.
Në ortakëri me "Top Channel", duke përdorur "Top News", duke pasur si shërbëtor Endrit Habilajn, të cilin CNA e ka zbuluar me fakte, udhëtimet e tij në Vjenë, tashmë një element i ri është shtuar.
Një gazetar, shërbëtor i aferave të njerëzve afër kryeministrit Edi Rama, një nga njerëzit e skandalozit Dorian Duçka, të përfshirë në skandalin McGonigal, i cili është shpërblyer edhe me aksione nga ish-këshilltari i Ramës te një nga kazinot e Tiranës, tashmë është pjesë e grupit kriminal mediatik, që bashkëpunon me inceneratorët, njerëzit e tyre, Mirel Mërtirin dhe të tjerë për të sulmuar, shantazhuar dhe blerë heshtje dhe sulme në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Strategjia është e qartë, kush nuk hesht, sulmohet, të tjerët blihen. Kush pranon lekët, fal heshtjen. Ju jepen edhe vende pune në televizione tek ortakët e tyre. Kështu ka ndodhur së fundi.
Personi që përmendet më lart, i cili tashmë është kthyer në rekrutues së bashku me Endrit Habilajn, ka filluar të telefonojë gazetarë investigativë, që u kërkon bashkëpunim, ose të shkojnë në Vjenë të flasin me Mirel Mërtirin. Pra, një rast kriminal, të cilin SPAK-u e ka para syve, së bashku me shumë dokumente dhe fakte të tjera të kësaj çështje që CNA do t’i publikojë në vijim.
Ka pasur dhe gazetarë që kanë udhëtuar në Vjenë dhe janë takuar me Mërtirin për të ngritur strategjinë mediatike, kundër emrave të veçantë.
Grupi mediatik i inceneratorëve po zgjerohet, tashmë dihet, qëllimi është i qartë. Duan të kenë një përfundim. Ti vendoset kapaku aferës me kokën e Arben Ahmetajn dhe me zhytjen e tigrit të mbyllet gjithçka. Mireli dhe paratë lumë për landfillin e Tiranës pa incenerator të vazhdojnë pa asnjë problem. Të vazhdojë të paguhet kompania që u themelua nga Klodian Zoto, ku hija dhe truri është Mirel Mërtiri.
Dihet mjaft mirë kush është ustai kush është çiraku dhe çfarë roli ka pasur Klodian Zoto, kush është roli i Mirel Mërtirit, i cili është "truri" i inceneratorëve".
Mercenarët mediatikë dhe ortakët, përfshirë këtu edhe "Top Channel" dhe Endrit Habilajn dhe të tjerë që tashmë po u shërbejnë dhe po bëhen pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që çdo ditë përfitojnë nga taksat e shqiptarëve të varfër, të cilët grabitën nga një incenerator, që nuk ekziston në Tiranë dhe që aktualisht po shohim që grupi po zgjerohet. Po zgjerohet me një qëllim.
Atë që dëgjuan shqiptarët në një video të një gazetari tjetër skandaloz, i cili fliste se si viheshin gjobat, se si krijohej perceptimi te publiku, mjaftonte të kapej diçka dhe fillonte sulmi dhe akuzat le të kishin dhe të pavërteta, rëndësi kishte perceptimi.
Kjo është dhe ajo çka po kërkon të bëjë Mirel Mërtiri, të blejë heshtjen e shumicës së gazetarëve dhe disa prej tyre që kanë peshë në tregun mediatik, t’i paguajë për heshtje. Disa të tjerë t’i sulmojë, t'i akuzojë se i ka blerë tigri apo peshkaqeni.
Në fakt, kuçedra e vërtetë është inceneratori i Tiranës, që gllabëron miliona euro nga taksat e shqiptarëve të varfër dhe për 5-6 vitet e para duhet të kishte investuar 128 milionë euro dhe sot aktualisht incenerator në Tiranë nuk ka, pas 6 vitesh investimesh, dhe kompania ka fituar afërsisht 30 milionë dollarë.
Grupi i gazetarëve që shiten dhe blihen po zgjerohet, rekrutuesit po zgjerohen dhe tashmë SPAK-u shpnuk mund të ketë vetëm një, por edhe më shumë gazetarë në shërbim të Mirel Mërtirit dhe bandës së inceneratorëve në media,
Një grup i strukturuar kriminal nga inceneratorët tek shërbëtorët e tyre në media.
Ky grup po kërkon të fshehë gjurmët dhe zbardhjen e plotë të së vërtetës së inceneratorëve, të shpëtojnë Mërtirin, duke bërtitur se sa të mira janë reformat e trajtimit të mbetjeve në Shqipëri dhe akuzat për inceneratorët janë thjesht politike.
Sa pak lekë paguajnë shqiptarët dhe sa miliona euro fiton Mirel Mërtiri dhe njerëzit e tij të cilëve, grupit kriminal në media nuk i intereson, ata po shërbejnë duke marrë llokma korrupsioni nga paratë që shpërndahen në media për të blerë heshtje dhe për të shantazhuar dhe kërcënuar ata që thonë të vërtetën./CNA.al
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një çifti nga Lezha të...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Ti...
Një sërë artistësh kanë publikuar videomesazhe mbështe...
Për çështjen e qytetarit Edmond Merko me noteren Miriam Is...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Flamur Noka ka akuzuar kr...
Landfilli i Tiranës është një nga çështjet që po hetoh...
“Fiks Fare” trajtoi mbrëmjen e së martës një rast specifik...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Në shkollën 9-vjeçare “Papa Kristo Negovani”, në qytet...
Dita-ditës po denoncohet me fakte afera korruptive e incen...
Ndërtimi i landfillit dhe inceneratorit të Tiranës ësh...
Në vitin 2019, Nazif Feta i shet pa para në dorë 420 krerë...
Në 20 Tetor 2022, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rast...
Mashtrimi për punësim në vendet e Europës është fenomeni m...
Një tjetër denoncim është bërë mbrëmjen e sotme për ko...
Inceneratori i Elbasanit ndodhet në remont prej disa muajs...
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun e PD-së, Jola Hysa,...
Në një dokument prej 8 faqesh, CNA zbulon të vërtetën e ma...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...