Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt fshatit Shirgjan të Elbasanit.
Në këtë fshat, ngjitur me njëra-tjetrën banojnë dy familje, xhaxhai me familjen e vet nga njera anë dhe ngjitur, nipi me familjen e vet.
Gruaja e xhaxhait, Nimete Tashi, u rrah keq nga Gentiani, nipi i bashkëshortit të saj, një burrë rreth 43-45 vjeç. Shkak u bënë disa zogj të gjetur në kopshtin e Nimetes për të cilët babai dhe nusja e Gentianit kishin hedhur akuzën se i ka vrarë Nimetja me Idrizin.
Çështja ka mbetur në Gjykatën e Elbasanit, për akuzën e rrahjes, por xhaxhai dhe e shoqja janë shumë të shqetësuar e të frikësuar. Gentiani, sipas tyre është kthyer në kërcënim. Madje Nimetja tregon se në disa raste, ai i ka treguar organet gjenitale.
Nimete Tashi: Jam 66 vjeçe dhe vjen një ditë kunati këtu dhe më thotë që vjen nusja dhe më thotë që ka vrarë pulën ti dhe kunati i thotë nuses që ky nuk është i vrarë, por ka ardhur ndonjë shpezë e egër këtu. Dhe kunati vjen këtu dhe më thotë që kështu më tha nusja që ma keni vrarë ju. Sa iku kunati pashë se atyre vetëm lëkura ju kishte mbetur. Kemi 40 vjet vetëm sherr. Pastaj më hodhi matanë e më rrahu e më dërrmoi. Doli ky duke i thënë që “e vrave, e vrave”, por nuk i vuri dorë fare e vetëm kaq i tha. Mori sfurkun ai nipi. Më rrahu, më shukuriti dy herë dhe më hodhi matanë. Më gjuajti dhe në grusht dhe në krahë.
Idriz Tashi: Është shumë agresiv. Atë edhe miza ta pickojë, ai thotë ma ka lëshuar xhaxhai. Nuk e ngacmoj fare. Unë shkoj tek toka, ata më presin me gurë të dy çunat e byrazerit. Ndihemi të kërcënuar.
Idriz Tashi: Se unë shkoj më shumë në kopsht. Më ofendon atje në kopsht, më shan.
Nimete Tashi: Vijnë policët pas meje atje e më pyesin kush të ka rrahur. Ju thashë që nipi. Policia më tha që “fale, fale” Ju thashë që nuk ja fal se “shiko në këtë moshë ai më rreh mua kot fare”. Ai është zhveshur lakuriq në kat të dytë. Ka hequr brekët.
Idriz Tashi: Ka dalë sikur e ka bërë nëna.
Gazetari: Pra, ka bërë veprime jo të hijshme?
Banorë të tjerë të zonës tregojnë se ndihen të ofenduar dhe të kërcënuar nga Gentiani.
Edije Muça: Gjithmonë sa herë shkojmë ne atje se do të punojmë ne kemi ullinj, ai atje na shan me lloj lloj llafesh. Unë fuqi nuk kam të merrem me atë se jam 60 vjeçe dhe në këtë mënyrë unë duhet të mbyll gojën time sepse nuk kapem dot me të. Unë kam qenë në polici për këtë arsye. Kemi ndarë kufirin, ai pret pemët, ai na shan, na kërcënon “do të vras e do të pres”. Unë nuk kam takat. Më ka sharë nga nëna, unë nënën e kam të vdekur. Me ka thënë “do të të fus këtë në gojë”, disa llafe të pista që unë nuk i duroj dot.
“Stop” komunikoi dhe me kryetarin e fshatit, i cili thotë se është në dijeni të rastit dhe se së bashku me instancat përkatëse janë munduar që të zbusin konfliktin.
Kryetari i fshatit: Gentian Tashi…
Gazetari: Ju a jeni në dijeni të disa debateve që ai ka pasur?
Kryetari i fshatit: Po, po, po!
Gazetari: Po pse vazhdojnë këto konflikte?
Kryetari i fshatit: Po nuk e di. E kanë me njeri-tjetrin, me xhaxhanë, me këto kështu, kupton ti… Dhe ne si pushtet vendor jemi gjithmonë për zbutjen e konfliktit dhe nuk jemi për ta acaruar konfliktin. Më kuptove?
Gazetari: A jeni përpjekur ndonjëherë që t’i zbusni situatat?
Kryetari i fshatit: Po, kemi vajtur kushedi se sa herë, kemi vajtur, kemi vajtur, kemi vajtur, kanë ardhur edhe zotërinjtë këtu. Kam biseduar edhe me të atin, kam biseduar edhe me xhaxhanë. Ai mbase do të ketë edhe konflikte edhe me të tjerë, por për këta që i ka njerëzit e vet, xhaxhanë e vet e këto të tjerët, më kupto Sulon!
Sociologu, Gëzim Tushe sqaron më në detaje se si nis një konflikt dhe si mund të shuhet ai.
Gëzim Tushe: Konfliktet ekzistojnë dhe kanë ekzistuar. Mënyra se si zgjidhen konfliktet është çështja që ka të bëjë me emanicipimin tonë si qytetarë sepse është e natyrshme që njerëzit që kanë lidhje gjaku, por edhe kur nuk kemi lidhje gjaku, ka probleme që përplasen interesa të caktuara dhe nuk biem dakord me interesa të caktuara. Problemi është se si e zgjidhim ne konfliktin. Nëse ne konfliktin e zgjidhim me një konflikt, me dhunë, me grindje, me thashetheme, kjo do të thotë se këto lidhjet fillojnë të dobësohen./tvklan
Në shkollën 9-vjeçare “Papa Kristo Negovani”, në qytet...
Dita-ditës po denoncohet me fakte afera korruptive e incen...
Ndërtimi i landfillit dhe inceneratorit të Tiranës ësh...
Në vitin 2019, Nazif Feta i shet pa para në dorë 420 krerë...
Në 20 Tetor 2022, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rast...
Mashtrimi për punësim në vendet e Europës është fenomeni m...
Një tjetër denoncim është bërë mbrëmjen e sotme për ko...
Inceneratori i Elbasanit ndodhet në remont prej disa muajs...
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun e PD-së, Jola Hysa,...
Në një dokument prej 8 faqesh, CNA zbulon të vërtetën e ma...
Një ditë më parë portali "Syri.net" njoftoi se pronarët e ...
Emisioni “Stop” u ndal në Koplik pranë shtëpisë së familje...
Fiks Fare ka trajtuar shpesh herë fshatrat që po shpopullz...
Prej vitesh CNA ka denoncuar megaaferën e inceneratorë...
Koncesionari i plehrave të Sharrës ka ndryshuar pronarë në...
Qytetarët e Elbasanit vijojnë të përballen me shqetësi...
Sot “Stop” u ndal te doktoraturat për vitin akademik 2021-...
Në emisionin “Stop” është folur disa javë më parë për abuz...
Nuk hapet sistemi për vizita te mjeku specialist në spital...
Në 30 Mars “Stop” transmetoi një denoncim nga zona e Proku...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...