LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Audiopërgjimet e Adriatik Doçit, shantazhet e gjobaxhiut ndaj politikës e biznesit

23 Mars 2023, 18:59, Aktualitet CNA
Audiopërgjimet e Adriatik Doçit, shantazhet e gjobaxhiut ndaj
Fotomontazh - Gazetari Adriatik Doçi

Në një media janë publikuar ditën e sotme tri audiopërgjime të gazetarit Adriatik Doçi, i cili në një bisedë me një kolege tregon skemën që përdor për të vënë gjoba ndaj politikanëve, bizneseve, gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Doçi, i cili njihet si gazetar i Rilindjes dhe që punon te “Shqiptarja.com", por që bën publikime edhe te protali “Prapaskena”, kapet “me presh në duar” duke pohuar vetë se bën shantazhe duke përfituar nga profesioni i tij.

Audiopërgjimi i parë

Audiopërgjimi e parë, që e lexoni në këtë link, doli rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm. Në të Doçi dëgjohet të thotë se një informacion të saktë që implikon një politikan, biznes apo ndonjë personazh të drejtësisë, e përdor për të lidhur marrëveshje.

Marrëveshja konsiston me fshehjen e informacionit në këmbim të parave. Pra, gjobëvënie me anë të shantazhit.

Audiopërgjimi i dytë

Audiopërgjimi i dytë, që e lexoni në këtë link, doli rreth orës 12 të mesditës. Aty Doçi përmend kryeministrin Edi Rama, ku deklaron se nëse e zë ngushtë, ai bën marrëveshje me të.

Gjithashtu, ai tregon ndërhyrjet që i bëjnë për të hequr denoncimet e publikuara në media. Madje ai përmend një rast konkret për një lajm të bërë nga vetë ai, ku njerëz të afërt kanë kërkuar të fshihet lajmi.

Audiopërgjimi i tretë

Ndërsa audiopërgjimi i tretë, që e lexoni në këtë link, u publikua rreth orës 13 të mesditës. Në audio gazetari tregon shumat e parave që merr nga ato që ai i quan marrëveshje biznesi në formë reklamash.

Ai thotë se çmimet variojnë nga 300-2000 euro, ndërsa me personat e botës së krimit deklaron se çmimet janë mbi 10 mijë euro.

Gjithashtu, gazetari deklaron se me shantazhet mund të përfitohen edhe shtëpi me çmim reference apo vila.

Pra, në tërësi, audiopërgjimet zbulojnë se si Doçi me influencën e tij si gazetar përdor informacionet që i japin denoncuesit për të shantazhuar bizneset e për të përfituar para. Dhe këtë ai e ka pohuar vetë me gojën e tij./ CNA

Lajmet e fundit nga