LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijon skandali/ Audiopërgjimi i tretë, Adriatik Doçi liston çmimet e gjobave

23 Mars 2023, 13:26, Aktualitet CNA
Vijon skandali/ Audiopërgjimi i tretë, Adriatik Doçi liston
Foto ilustruese

Vijon të thellohet edhe më tepër skandali me gazetarin Adriatik Doçi.

Sapo është publikuar audiopërgjimi i tretë, që mund ta gjeni në këtë link, që implikon edhe më tepër gazetarin.

Këtë herë ai flet për shumat e parave që merr nga reklamat, duke listuar edhe çmimet që mund të marrë nga personat, të cilët merren me drogë.

Sipas Doçit, ai ka marrëveshje biznesi në formë reklamash dhe merr nga ato, shuma që variojnë nga 300-2000 euro.

“Unë bëj marrëveshje biznesi në formë reklamash, unë kam reklama deri në 2 mijë euro në muaj. Me një biznes kam reklama 1 mijë euro në muaj, 2 mijë euro, 1500, 300 varet, thjesht firmos dhe të kalojnë lekët. Pastaj varion, kam dëgjuar se me këta shkon 10,20,5,8 mijë euro, varet nga personi.

Me këta të drogës shkon mbi 10.

Më pas ka treguar dhe raste për shtëpi me çmim reference, bën shtëpia 100 mijë euro unë do të jap 50.

Vila 400-500 mijë euro do punë të mirë me e mbajt” , dëgjohet ndër të tjera në audiopërgjimin e radhës të publikuar nga i njëjti portal që nxori dy audiopërgjimet e tjera./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga