Konflikt mes vëllezërve në Kavajë/ Ndërron jetë 74-vjeçari, u godit me thikë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...

“Fiks Fare” trajtoi mbrëmjen e së martës një rast specifik mbi dhënien e diagnozës nga një mjeke psikiatre për një person, pa e vizituar dhe pa ditur asnjë të dhënë për të.
Edhe pse në terr të plotë informativ mbi personin, mjekja psikiatre Greta Guga plotësoi një diagnozë kundrejt pagesës prej 5.000 lekësh.
Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërriti një informacion se një mjeke psikiatre në Durrës lëshon raport mjekësor pa e parë pacientin. Mjafton t’i thuash diagnozën që do dhe kundrejt pagesës psikiatrja ta dorëzon në dorë.

Fakti bëhet edhe më interesant, por i rëndë njëkohësisht, kur Fiks Fare kupton se këtë gjë e dinë edhe mjekët e familjes. Emri i parë ku të adresojnë është mjekja Greta Guga.
Kështu fillon edhe investigimi i Fiksit. Një bashkëpunëtore e emisionit fillimisht i drejtohet një mjeke familjeje, të cilës i thotë hallin që ka. Ajo i tregon se bashkëshortit të saj i është refuzuar viza për jashtë shtetit dy herë dhe kërkojnë që të paraqesin një dokument, ku ai ka probleme të shëndetit mendor dhe duhet t’i bashkohet vëllait të tij për t’u kuruar atje. Këtë sugjerim sipas bashkëpunëtores së Fiks-it ia ka bërë një avokat dhe kërkon ndihmë se si mund ta marrë këtë raport mjekësor.

Mjekja e familjes e cila i ka dhënë një rekomandim tek një neurolog më përpara e pyet se çfarë ndodhi. Bashkëpuntorja e Fiksit i tregon se neurologu e kishte shumë të lartë pagesën rreth 100 mijë lekë për t’i dhënë raportin mjekësor që donte. Kështu mjekja e familjes i jep rekomandimin tjetër edhe pse personit që iu lëshua nuk ishte pacient i saj, kësaj radhe i përmend emrin e psikiatre Gretës duke i thënë bashkëpunëtores së Fiks-it që t’i fliste edhe asaj hapur se për çfarë e donte dokumentin.

Fillimisht duke mësuar se mjekja psikiatre ka dhe një klinikë private, bashkëpunëtorja drejtohet atje duke i thënë se i duhej një diagnozë për të shoqin sikur kishte probleme të shëndetit mendor, edhe pse në të vërtet ai gëzon shëndet të plotë. Mjekja psikiatre pranon pa asnjë hezitim t’i japë raportin kundrejt 5000 lekëve. Madje ajo e pyet edhe sesi e interesuara e do diagnozën. Pasi bien dakord psikiatrja i lë takim në poliklinikë të nesërmen në ora 13:00 ku merr edhe turnin. Aty ajo do i japi edhe raportin mjekësor, ku e interesuara do e paraqesë në ambasadë.
Pasi bën pagesën prej 5000 lekësh bashkëpunëtorja e Fiksit pajiset me diagnozën nga psikiatrja Guga. Në të shkruhet ekzaminimet “Çrregullim ankthi, pacienti me ankth, pagjumësi, ulje të oreksit, me atake paniku të herë pas hershme…” etj madje edhe trajtimi i rekomanduar. Më pas, në raport shkruhet “Të mbështetet nga familjarët, të rikonsultohet pas tre muajsh, por më kryesorja të shoqërohet nga familjarët sidomos vëllai që qëndron larg“.

Raporti përmban numrin e regjistrit 584, datën 28.03.2023 si dhe vulën e mjekes psikiatre Greta Guga. Pacientin për të cilin mjekja lëshoi raportin, as nuk e njeh dhe as nuk e ka parë asnjëherë në jetën e saj.
Por çfarë mund të bëhet më një dokument të tillë në dorë?
Fiks Fare pyeti disa avokatë që çfarë vlere ligjore ka ky raport dhe çfarë lehtësirash sjell për njerëzit që kanë kryer vepra penale.
Avokatët pranojnë që raporti është i ligjshëm dhe në çdo situatë që mund të ndodhet i akuzuari për vepra të ndryshme penale ka lehtësira ligjore. Me paraqitjen e një raporti të tillë një gjyqtar mund të ndërrojë masën e sigurisë të një akuzuari si për shembull nga arrest me burg në detyrim paraqitje./ tch

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Në shkollën 9-vjeçare “Papa Kristo Negovani”, në qytet...
Dita-ditës po denoncohet me fakte afera korruptive e incen...
Ndërtimi i landfillit dhe inceneratorit të Tiranës ësh...
Në vitin 2019, Nazif Feta i shet pa para në dorë 420 krerë...
Në 20 Tetor 2022, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rast...
Mashtrimi për punësim në vendet e Europës është fenomeni m...
Një tjetër denoncim është bërë mbrëmjen e sotme për ko...
Inceneratori i Elbasanit ndodhet në remont prej disa muajs...
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun e PD-së, Jola Hysa,...
Në një dokument prej 8 faqesh, CNA zbulon të vërtetën e ma...
Një ditë më parë portali "Syri.net" njoftoi se pronarët e ...
Emisioni “Stop” u ndal në Koplik pranë shtëpisë së familje...
Fiks Fare ka trajtuar shpesh herë fshatrat që po shpopullz...
Prej vitesh CNA ka denoncuar megaaferën e inceneratorë...
Koncesionari i plehrave të Sharrës ka ndryshuar pronarë në...
Qytetarët e Elbasanit vijojnë të përballen me shqetësi...
Sot “Stop” u ndal te doktoraturat për vitin akademik 2021-...
Në emisionin “Stop” është folur disa javë më parë për abuz...
Nuk hapet sistemi për vizita te mjeku specialist në spital...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...