Qytetarja denoncon para Belind Këlliçit/ PS më kërkoi votën për 50-100 mijë lekë
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Ti...

Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një çifti nga Lezha të cilët ankohen se kërcënohen nga një inspektor i Institutit të Punës.
Ata tregojnë se kanë hapur një furrë buke, duke qenë se edhe inspektori ka një të tillë ai i kërcënon dhe ju thotë se duhet ta mbyllin biznesin se i merrnin klientët.
Albina Gjoka thotë se më parë kanë punuar në furrën e bukës së Gjin Çupit, inspektor në Inspektoriatin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.
Ajo tregon se pasi u shkëputën nga Çupi hapën një furrë buke kundrejt gjithë rregullave dhe ligjeve të shtetit.
Por që nga momenti që inspektori e ka marrë vesh këtë , ka dërguar mesazhet e para duke ju thënë se nuk kanë bërë mirë që e kanë hapur, jo vetëm aq por ai është takuar me bashkëshortin e Albinës dhe e ka kërcënuar hapur.
Fiksi solli bisedën e qytetarit me inspektorin, ku ky i fundit i thotë se ti nuk do punosh në atë biznes.

“Unë do të përcëlloj vetë i pari dhe do bëj çdo gjë që kam në dorë”, i thotë inspektori qytetarit, duke lënë të nënkuptuar sipas denoncueses se ai ka në dorë dhe policinë, pasi Paulin Çupi dhe Kujtim Gjoka ish shefa komisariati janë kushërinj të inspektorit dhe kështu policia nuk vepron.
Në bisedën mes Çupit dhe qytetarit , punonjësi i shtetit ja bën të qartë qytetarit se nuk do ketë mundësi të punojë derisa njëri prej tyre t’i hedhë lule në varr tjetrit. Por jo vetëm aq, Albina tregoi për Fiksin se pas këtyre kërcënimeve, një natë kanë dalë 3 persona që ta godasin bashkëshortin e saj natën, kur ai po kthehej nga puna, për këtë qytetarja thotë se dyshojmë te Gjin Çupi, ndaj kanë bërë kallëzim në polici, por asgjë nuk është bërë.
Ky kallëzim ka irrituar akoma më shumë inspektorin duke bërë që ky i fundit të çojë në shtëpinë e qytetarit 2 ndërmjetës nëpërmjet të cilëve i thotë për herë të fundit se i kanë problemet e hapura me njëri tjetrin meqë e kanë kallëzuar.

Në bisedën mes ndërmjetësve dhe qytetarit që u transmetua në emisionin investigativ, ndërmjetësit janë të qartë në kufizimet që i vënë qytetarit, duke i thënë se inspektori i ka çuar që të pranojë të mbyllë biznesin ose problemet i kanë të hapura.
Gazetarët e Fiksit takuan vetë inspektorin i cili në fillim mohoi të kishte kërcënuar, por më vonë tha se e ka bërë në gjaknxehtësi e sipër, dhe se ka zgjedhur ta zgjidhi problemin sipas traditës së Mirditës. Ai mohon se ka telefonuar kushërinjtë e tij të cilët mbajnë poste në polici për këtë problem.
Fiksi solli edhe vajtjen e qytetarëve në komisariat për të bërë denoncimin, ku oficeri i policisë gjyqësore nuk mban kallëzimin, me arsyetimin se po shkon në një ngjarje tjetër. Më vonë dëgjohet të thotë ai në video do shkojë tek shtëpia e denoncuesve për problemin që kanë, gjë e cila nuk ka ndodhur. Pra, në një farë mënyre punonjësit e shtetit mbrojnë njëri -tjetrin duke lënë pa mbrojtje ata që në të vërtet duhet t’u shërbejnë./ tch
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Ti...
Një sërë artistësh kanë publikuar videomesazhe mbështe...
Për çështjen e qytetarit Edmond Merko me noteren Miriam Is...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Flamur Noka ka akuzuar kr...
Landfilli i Tiranës është një nga çështjet që po hetoh...
“Fiks Fare” trajtoi mbrëmjen e së martës një rast specifik...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Në shkollën 9-vjeçare “Papa Kristo Negovani”, në qytet...
Dita-ditës po denoncohet me fakte afera korruptive e incen...
Ndërtimi i landfillit dhe inceneratorit të Tiranës ësh...
Në vitin 2019, Nazif Feta i shet pa para në dorë 420 krerë...
Në 20 Tetor 2022, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rast...
Mashtrimi për punësim në vendet e Europës është fenomeni m...
Një tjetër denoncim është bërë mbrëmjen e sotme për ko...
Inceneratori i Elbasanit ndodhet në remont prej disa muajs...
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun e PD-së, Jola Hysa,...
Në një dokument prej 8 faqesh, CNA zbulon të vërtetën e ma...
Një ditë më parë portali "Syri.net" njoftoi se pronarët e ...
Emisioni “Stop” u ndal në Koplik pranë shtëpisë së familje...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...