Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Sukthit të Durrësit për një problem divorci e ndarje pasurie.
Alfred Visha: I jam drejtuar emisionit tuaj për arsyen e ndarjes së motrës nga ish-burri, e cila aktualisht ka 2 fëmijë, ka 20 vite martesë. Kanë ndërtuar një shtëpi me kontributin e të dyve, tani që është në proces ndarje, atë e kanë nxjerrë jashtë dhe nuk e lejojnë që të hyjë në shtëpinë e saj me 2 gocat. Në verën e vitit të kaluar, vjen motra bashkë me dy gocat, vjen që të rrijë 1 javë dhe të na vizitojë neve, ndërkohë që nuk e lanë të hyjë brenda me 2 gocat e lanë në rrugë. Të afërmit e ish-burrit të motrës dhe policia nuk i lejoi. Arsyeja është se dokumentacioni i shtëpisë është në emrin e ish-burrit të motrës.
Dhurata Salla tregon se është ndarë nga ish bashkëshorti për dhunë e xhelozi nga ana e tij dhe tani nuk lejohet të futet në shtëpi. Dhurata thotë se është detyruar të shkojë në Itali duke lënë shtëpinë dy-katëshe të ndërtuar prej saj dhe ish-bashkëshortit Gëzim Salla. Ajo shprehet se për shkak të dhunës ka kaluar edhe në depresion.
Dhurata Salla: Martesa ime ka qenë shumë e parregullt. Kemi ikur në Itali, shtëpinë e kemi lënë të ndërtuar prej 2 katesh, e kemi ndërtuar unë dhe z. Gëzim Salla, që të dy. Për të sistemuar dhe shtëpinë në Shqipëri, që ta kemi më të rregullt, se e kemi lënë pa suvatuar, pa asgjë. Kemi punuar këtu në Itali. Jeta ime ka qenë shumë e stepur, shumë xhelozi me dhunë. Asnjëherë nuk kam qeshur, asnjëherë nuk kemi patur një mirëkuptim ndaj njëri tjetrit.
Gazetarja: Pse keni qëndruar në këtë martesë të palumtur 20 vite?
Dhurata Salla: Kam ndenjur për hir të dy fëmijëve, kam dy gocat. Ai vazhdoi dhunën, tradhtinë, xhelozinë, gjithë të këqijat që një femre mund t’ia bësh i ka bërë z. Gëzim Salla. Nuk kam asnjëlloj komunikimi sepse këtu në Itali jemi ndarë me dhunë, ai më ka goditur në kokë, më ka rrëzuar në banjo. Unë shof vetëm jetën e dy fëmijëvë të mi sepse kam kaluar një depresion nga z. Gëzim Salla.
Po çfarë ka ndodhur sot me pronën e tyre? Në vitin 2021 në një zyre avokatie, Gëzim Salla ka njohur si pronarë kontribues motrën dhe vëllezërit e tij pa marrë në konsideratë ekzistencën e Dhuratës. Ky gabim ka vazhduar edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës, ku gjyqtari Rexhep Bekteshi nuk ka kërkuar minimalisht një certificatë martese, familjare.
Avokati Edmond Petraj: Jemi drejtuar gjykatës për njohje pronarë dhe shfuqizimin e pronësisë mbi palët sepse këta nuk janë pronarë, kanë keqkuptuar thëniet para gjykatës, kanë krijuar një vepër penale të mashtrimit përballë gjykatës. Nuk janë investitorët kryesorë të pronës. Shtëpia nuk është ndërtuar fare nga pala që pretendon dhe që e posedon sot.
Sot prona është në emër të vëllezërve dhe motrës së Gëzimit, duke përjashtuar edhe vajzat e tij. “Stop” kontaktoi me Sallën, i cili thotë se motra dhe vëllai i kanë dhënë para për shtëpinë.
Gazetarja: Si e provojnë vëllezërit e tukontributin që kanë dhënë për atë shtëpi?
Gëzim Salla: Si e provojnë? Kanë punuar, më kanë dhënë para. M’i kanë dhënë pra që unë të ndryshoja, të ktheja rrugë. Kam qenë problematik, se po të mos isha nuk më linte gruaja.
Gazetarja: Pse ju gjatë kohës që keni bërë këto ndryshime, pra që keni njohur pronësinë dhe kontributin e vëllezërve dhe motra, përse nuk është marrë në asnjë moment mendim apo firma e zonjës Dhurata në një kohë kur ju keni qenë të celebruar.
Gëzim Salla: Pse duhet të merrej firma, kur shtëpia është bërë para se të martohej Dhurata?
Gazetarja: Ju keni një vetëdeklarim të vitit 2005.
Gëzim Salla: Lëre vetëdeklarimin tani ti! E di si është muhabeti? Ti do të flasësh me avokatin tim!
Gazetarja: A është kjo një mënyrë që ju keni zgjedhur për t’u hakmarrë ndaj ish-bashkëshortes tuaj ndoshta?
Gëzim Salla: Jo, jo nuk është hakamarrje asgjë sepse zonja po jeton në Itali, e ka një shtëpi në Itali.
Gazetarja: Ju a keni jetuar në ndonjë moment të gjithë si familje pasi jeni martuar me Dhuratën bashkë me vëllezërit dhe motrat?
Gëzim Salla: Po ç’a lidhje ka kjo? Nuk mund të them asgjë. E di si është puna? Po më pengon në punë dhe është dhe pronari këtu./tvklan
Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një çifti nga Lezha të...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Ti...
Një sërë artistësh kanë publikuar videomesazhe mbështe...
Për çështjen e qytetarit Edmond Merko me noteren Miriam Is...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Sekretari i Përgjitshëm i PD-së, Flamur Noka ka akuzuar kr...
Landfilli i Tiranës është një nga çështjet që po hetoh...
“Fiks Fare” trajtoi mbrëmjen e së martës një rast specifik...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Në shkollën 9-vjeçare “Papa Kristo Negovani”, në qytet...
Dita-ditës po denoncohet me fakte afera korruptive e incen...
Ndërtimi i landfillit dhe inceneratorit të Tiranës ësh...
Në vitin 2019, Nazif Feta i shet pa para në dorë 420 krerë...
Në 20 Tetor 2022, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rast...
Mashtrimi për punësim në vendet e Europës është fenomeni m...
Një tjetër denoncim është bërë mbrëmjen e sotme për ko...
Inceneratori i Elbasanit ndodhet në remont prej disa muajs...
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun e PD-së, Jola Hysa,...
Në një dokument prej 8 faqesh, CNA zbulon të vërtetën e ma...
Një ditë më parë portali "Syri.net" njoftoi se pronarët e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...