Zhupa takon Presidentin Begaj/ Shkak ligji për Akademinë e Shkencave
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është takuar d...

Një i ri është shpëtuar nga forcat e policisë kufitare pasi mjeti i tij lundrues “Jet Ski” ishte prishur duke bërë që ai të ngelë në det të hapur për rreth 10 orë.
Përmes një njftimi zyrtar policia njofton se shetasi me inicialet K. S., 28 vjeç, u shpëtua falë raportimeve të miqve të 28-vjeçarit të cilët kishin humbur kontaktet më këtë të fundit.
Ai ishte nisur me Jet Ski, nga Porto Palermo drejt Borshit, por shkak të një defekti, mjeti lundrues Jet Ski që drejtonte, ishte fikur në mes të detit dhe rrymat detare e kishin zhvendosur atë, në drejtim të ishullit të Korfuzit.
"Policia Kufitare, 10 orë operacion kërkim-shpëtimi, gjatë natës, në det të hapur, për t’i shkuar në ndihmë një 28-vjeçari.
Iu fik mjeti lundrues Jet Ski, në mes të detit, gjatë natës, për shkak të një defekti, dhe rrymat detare e zhvendosën 2.5 milje në thellësi (në drejtim të ishullit të Korfuzit), duke i rrezikuar seriozisht jetën, Policia lokalizoi dhe shpëtoi 28-vjeçarin.
Operacioni i kërkim-shpëtimit angazhoi shërbime të Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe të repartit “Delta”, me 3 mjete lundruese.
Pas marrjes së njoftimit nga miq të shtetasit K. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, se kishin humbur kontaktet me këtë të fundit, pasi rreth orës 20:00, ky shtetas, për qëllime turistike, ishte nisur me Jet Ski, nga Porto Palermo drejt Borshit, shërbime të Policisë Kufitare të DVKM Vlorë dhe të repartit “Delta”, të pajisura me 3 mjete lundruese dhe të asistuara nga peshkatarë të zonës, kanë organizuar punën dhe kanë dalë menjëherë në det të hapur, për të lokalizuar dhe shpëtuar 28-vjeçarin.
Si rezultat i një operacioni kërkim-shpëtimi që zgjati nga ora 20:00 deri në orën 06:20 të ditës së sotme, në det të hapur, të kryer nga shërbime të specializuara të Policisë, u bë i mundur lokalizimi 2.5 milje në thellësi të detit, dhe nxjerrja në breg, në gjendje të mirë shëndetësore, e 28-vjeçarit.
Për shkak të një defekti, mjeti lundrues Jet Ski që drejtonte ky shtetas, gjatë natës, ishte fikur në mes të detit dhe rrymat detare e kishin zhvendosur atë, në drejtim të ishullit të Korfuzit.
Pas shpëtimit, mirënjohës për ndërhyrjen e menjëhershme dhe profesionale të Policisë, shtetasi K. S. u shpreh: “Falënderoj shumë Policinë Kufitare të Himarës dhe të Vlorës, pasi kam 10 orë që rri në det të hapur, për shkak të një defekti që pësoi motori i ujit, dhe rrymat detare më çuan drejt ishullit të Korfuzit. I falënderoj shërbimet pasi erdhen menjëherë me mjetet lundruese dhe më shpëtuan jetën.”
Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme."-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është takuar d...
Drejtuesi i departamentit të ekonomisë më Partinë Demokrat...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton se nu...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur s...
Mjeku i njohur shqiptar, Tritan Kalo, u largua nga Shqipër...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me disa pam...
Ish-deputeti dhe ish-sekretari i Partisë Socialiste, Ilir ...
Ish-kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, ish-deputeti ...
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar 20 leje ndërtim...
Zëvendësambasadori gjerman në Shqipëri, Thilo Schroeter, n...
CNA ka hapur sot një sondazh për veprimtarinë e SPAK-ut, S...
Dritan Goxhaj, ish-luftëtari i UÇK-së që u arrestua pak di...
Pas denoncimit të aferës së inceneratorëve nuk kanë mungua...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj shprehet se drejtues...
Ditën e djeshme, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj tha se SPAK po bën v...
4 persona të cilët rrezikonin të mbyteshin në det këtë të ...
“Nuk ka rëndësi sa dhuroni por sa shpirt ka dhurimi juaj”-...
Lulzim Basha ka vijuar takimet më “petritët” e tij. Kësaj ...
Nga ndërtimi i apartamenteve për punonjësit e rinj deri te...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...