
“Top Channel” apo Top-inceneratori, korrupsionin e sheh ndryshe në mëngjes, ndryshe në darkë, ndryshe dje e ndryshe sot, sipas interesave të momentit në lidhje me pushtetin.
Bën opozitë kur i cenohen interesat e tij dhe jo të qytetarit dhe sapo të vijojnë përkëdheljet nga pushteti, ndryshon pllakë.
Kështu ka ndodhur edhe me projektin e Portit të Durrësit.
Një natë më parë, “Top”-i e ka ngritur në qiell projektin dhe investitorin.
Në fakt, një investim i tillë do të thotë zhvillim për Shqipërinë, por për “Top Channel” vitin e kaluar ishte një projekt korruptiv dhe investitori nuk ishte në nivelin e duhur, ndërsa këtë vit u bë një projekt madhor dhe investitori është i duhuri.
“Top Channel”, ka rikthyer skemën që ka ndjekur për 9 vite radhazi në mbështetje të Rilindjes.
Për “Top”-in sot projekti i Portit të Durrësit është një investim kolosal, konform ligjeve shqiptare.
Grida Duma ka udhëtuar në Dubai për takuar investitorin Muhamet El Alabbar.

Duma është interesuar për prioritetet e Alabbar, për mënyrën se si i ka bërë paratë dhe është kujdesur të thotë se kryeministri i vendit nuk do të përfshihet në projekt, edhe pse është artist.
“Edhe pse në Shqipëri miliarderi Alabbar do të bëjë një investim kolosal si “Porti i Durrësit”, ai ka treguar se kryeministri i vendit nuk i përfshihet në projekt, pavarësisht se është artist.
Alabbar tha se e vlerëson shumë artin e Ramës dhe mendimet e tij kreative, pasi sipas tij, ai e shikon botën me një sy brenda syrit të artistit”.

Alabbarin e ka pyetur edhe për deklaratat që Partia Demokratike ka bërë në lidhje me projektin madhështor që do të ndërtohet në Durrës dhe ai është shprehur se mjafton të tregojnë të vërtetën.
“Mendoj që njerëzit janë të lirë. Opozita, në Shqipëri ka demokraci ata janë njerëzit e lirë dhe mund të thonë çfarë të duan. Unë shpresoj që njerëzit të thonë të vërtetën, këtë dua. Ndonjëherë njerëzit bëjnë komente të pavërteta, por unë nuk reagoj ndaj gjërave të tilla”, është shprehur Alabbar.
Jo shumë larg, por në fund të vitit të kaluar, në edicionet informative të “Top Channel”, akuzat ndaj Qeverisë nuk mungonin për këtë projekt.
“Porti i Durrësit, çfarë nuk shkon me projektin?”
Ky ishte titulli i emisionit të Grida Dumës, në nëntor të vitit 2022.

I të njëjtës Gridë që një natë më parë e solli, investitorin Alabbarin, në një këndvështrim pozitiv.
Në emisionin në fjalë, u tha se kompania private nuk është në nivelin që është thënë, në statusin e investitorit strategjik dhe u ngritën pikëpyetje për mungesën e konsultimin publik.
Dhe “Top”-i nuk ndalej, e sulmonte Qeverinë, se përse kishte zgjedhur investitorët privatë në vend të ndihmës nga Bashkimi Europian.
“Një grant që do të jepej për rehabilitimin e kalatave në portin e Durrësit në vlerën e 28.7 milionë eurove u anulua nga BE-ja. Delegacioni i BE-së e justifikoi anulimin e grantit me ndryshimin e projektit. Por, ministrja Belinda Balluku u shpreh se ajo ishte një kredi dhe anulimi ishte vendim i qeverisë shqiptare”, thuhej në një nga lajmet e “Top Channel”, ku akuzohej se kishte gënjyer zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku.



Nuk mbaronte këtu “opozitarizmi”, fals i “Top Channel”.
Dha alarmin se po shiteshin ndërtime në ajër, për projekt që sipas tyre opozita e quan aferën më të madhe korruptive në këto 30 vite.
“Projekti i ‘Durrës Marina Yacht’ nisi sot procesin e shitjeve të ndërtesave të para duke aplikuar çmime më të larta edhe se zonat e lakmuara në Tiranë. Blerësit sot kanë prenotuar ajër, për një projekt që ka shumë kundërshtime politike, por edhe ligjore në gjykatën kushtetuese. Opozita e quan atë si afera korruptive më e madhe e 30 viteve”, raportonte “Top Channel”.

Këto janë dy fytyrat e “Top Channel”, njërës prej mediave të paguara sistematikisht nga inceneratorët me paratë e korrupsionit, aferës më të madhe korruptive që është në duar të SPAK-ut.
Çfarë e ndryshoi qëndrimin e Top Channel zërin zyrtar të inceneratorëve dhe shërbetori i paepur i qeverisë?/CNA.al
Ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e kryetares s...
Gazetari Arian Çani shfaqi shqetësimin lidhur me mungesën ...
Sot shpallet konkursi për muzeun “Besa”, i cili cilësohet ...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka uruar 15-v...
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, ka rrëfyer detaje nga ud...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar 15-vjetorin ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka deklaruar se Ervis ...
Sizmiologu Rrapo Ormeni ka treguar një listë të zonave të ...
Analisti Andi Bushati thotë se kryeministri Edi Rama duhet...
Sot 15 vjet më parë Kosova u shpall e pavarur. Kosova sot...
Mohamed Alabbar ka rrëfyer copëza të jetës së tij dhe se s...
Kryeministri Edi Rama është pyetur mbrëmjen e sotme pë...
Kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka folur ...
Kryeministri Edi Rama nuk është përmbajtur dot as ndaj med...
Sot në media është raportuar se do të dyfishohet çmimi...
Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk do të pranojë ...
Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me mocionin e thirru...
Tuneli Tiranë-Elbasan, ose siç njihet ndryshe tuneli i...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur rreth ska...
Mediat amerikane vijojnë të hedhin dritë mbi skandalin McG...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...