
Gënjeshtari publik, Aldor Nini, tentoi të shfrytëzonte një media opozitare, së cilës i shërben për të pastruar figurën e tij, që nuk është e ndotur, por tashmë është e njollosur pas akuzave për përndjekje dhe arrestimit të tij disa kohë më parë.
Nini përdori “Syri TV”-në si një skenë propagande ku kërkoi të bënte lavazh, i ndotur nga e vërteta dhe akuzat penale që rëndojnë mbi të. Gënjeu publikisht dhe pranoi se kishte shërbyer si mercenar i Erion Veliajt, gjoja në emër të mbrojtjes së autorit të kësaj fotoje, të cilën po e ripublikojmë më poshtë.

Aldor Nini pak vite më parë raportoi përdorimin e kësaj fotoje për llogari të Erion Veliajt dhe Partisë Socialiste me pretendimin e së drejtës së autorit, ndërkohë që asnjëherë nuk i vuri në dispozicion CNA-së kontratën e tij me autorin e fotos dhe personit që kishte bërë shkrepjen.
Fotoja nuk është një portofol i humbur që CNA e gjeti në rrugë, është një imazh i një politikani, publikuar në rrjetet e tij sociale, publikuar në faqen zyrtar të PS-së.
Dhe Aldor Nini, dje kamikaz dhe shërbëtor i Erion Veliajt dhe i PS-së, sot kërkon të pastrojë imazhin në lavazhin e “Syri TV” të opozitës. Mendon se mund të gënjejë dhe të shpëlahet nga roli i tij si kamikaz politik i Veliajt dhe PS-së kundër fjalës së lirë dhe medias opozitare.
Nuk ka Çim Peka me apo pa “Sy”, Rakipit të ekspozuar ose jo, Armand Shkullakut me laps apo stilolaps në dorë që mund ta shpëlajnë Aldor Ninin, jo vetëm nga akuzat penale për përndjekje, por nga veprimet e tij kundër fjalës së lirë dhe duke abuzuar me të drejtën e autorit.
Sot pas më shumë se 4 vitesh, Aldor Nini nuk ka vënë në dispozicion të CNA-së ende kontratën e autorit që ai pretendon, ndërsa ne ende kemi foton e publikuar në faqen zyrtare të PS-së.
Sqarojmë përfundimisht ninullën mediatike të Rilindjes, të keqpërdorur politikisht se partitë politike paguhen nga fondet e buxhetit të shtetit, nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Politikanët në detyrë si rasti i Veliajt, janë zyrtarë që paguhen nga qytetarët shqiptarë.
Fotografët që përdorin partitë, bashkitë, deputetët, kryebashkiakët, janë persona të punësuar në administratë që paguhen nga taksat e shqiptarëve për të kryer ato foto, të cilat janë për publikun, në shërbim të publikut. Dhe media i shërben informimit të këtij të fundit.
Fotoja e politikanit është e paguar nga taksat e qytetarëve dhe këtë Aldor Nini duhet ta mësojë njëherë e mirë, ashtu siç do të mësojë shumë shpejt çdo shqiptar të vërtetën e tij pa ndalim për abuzimet në emër të së drejtës së autorit dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm me CNA-në në një rast, jo vetëm me Anila Bashën siç pretendon ai për historitë rozë, por është denoncuar nga opozita, është denoncuar nga këngëtarë, është denoncuar nga gazetarë, sepse Aldor Nini për shumë kohë ishte instrument në politikë dhe kamxhiku që është përdorur kundër mediave me zë opozitar, edhe kundër atyre që sot duan ta shpëlajnë publikisht përndjekësin Aldor Nini, i cili bën sikur qan për ligjin, por e shkel dhe abuzon me të./ CNA
Sali Berisha është gjendur sërisht këtë të hënë në bal...
Në pak pika mund të rendisësh dyshimet se si afera e i...
Opozita e Berishës dhe vetë ish-kryeministri, prej dis...
Kryeministri Edi Rama, në të paktën dy raste, ka marrë...
Kremtimi i 28 Nëntorit zakonisht na fut brenda një pro...
Një dekadë në opozitë! Ujëra të turbullta për Partinë Demo...
Që në ditën e parë kur u publikua lajmi se SPAK kishte...
Në dy ditët e fundit është parë një sulm frontal i shu...
SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës, ka bërë n...
Reforma në Drejtësi kishte parimin e pastrimit të sist...
Sot SPAK njoftoi masën e dytë të sigurisë për ish-ministri...
Në North Rhine-Westphalia, në një nga 137 gjykatat civ...
Në vendet e Bashkimit Evropian dhe në shumë vend...
Kryeministri Edi Rama dje ishte i pranishëm në Forumin...
Agron Shehaj hyri në politikë në mënyrë krejt rastësor...
Carlo Bollino u përball pak ditë më parë në një televizion...
Në studion e Grida Dumës, në televizion e ortakëve të ...
Një gazetare në Vlorë, Afrovita Hysaj, pasi shkroi dhe...
SPAK-u ka filluar të godasë fort majtas dhe djathtas, ...
Ka disa vite, që shpesh, kohë pas kohe, dalin dokumente në...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...