
Në dy ditët e fundit është parë një sulm frontal i shumicës së mediave të partisë në pushtet, i shumë gazetarëve të Rilindjes dhe gjobaxhinjve të saj ndaj një vendimi gjykate dhe ndaj SPAK-ut.
Një reagim i ashpër, me skenare, me lidhje, me teori konspirative thjesht dhe vetëm se një gjyqtare liroi dhe dërgoi në “arrest shtëpie” një profesor, siç ishte Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK-u për një pronë të trashëguar, të cilën e ka zhvilluar dhe në fakt nuk ka asnjë përfitim nga buxheti i shtetit dhe taksat e shqiptarëve.
Përtej çështjes së Malltezit, u shqetësuan shumë pse doli ky i fundit. Nga ana tjetër, nuk ka qenë ky reagim i këtyre mediave kur SPAK nuk kërkonte arrestimin e Ilir Beqajt, por dosja kthehej nga gjyqtari Erion Bani. Më pas u sulmua dhe gjyqtari Bani nga shumë media të Rilindjes dhe gjobaxhinjtë e tyre.
Nuk qe ky reagim, pse nuk u arrestua Ilir Beqaj, ndërkohë që ishte në detyrë zyrtar i lartë e mund të riskojë provat, si dhe po hetohet edhe për çështjen e “check up”-it, ku ka një kallëzim tjetër.

Nuk qe ky reagim për Vangjush Dakon, i cili u arrestua. Nuk u quajt standard i dyfishtë. Pse nuk e mbrojti Rilindja, Vangjush Dakon, por u shqetësua për lirimin e Malltezit dhe nuk foli asnjë fjalë, por donte ta mbante të lirë edhe Ilir Beqajn?
Pse nuk foli për Vangjush Dakon? Pallati aty ishte, katet aty ishin, ku do të shkonin? Do t’i priste Dako? Pse duhet të rrinte në qeli? A nuk mund të hetohej në gjendje të lirë si Ilir Beqaj? A nuk ka një standard të dyfishtë?
Çfarë do t’u bënte provave Jamarbër Malltezi? Ku do t’i çonte? Si do t’i zhdukte, kur nuk ka as pushtet dhe asgjë?
Nga ana tjetër, u kërkua arrestim dhe është arratisur Arben Ahmetaj? A është ky standard i vendosur i drejtësisë? A u hetuan pasuritë? A u shkua deri në fund? Pse me Ahmetajn ka një standard dhe me Ilir Beqajn ka një tjetër? Pse nuk folën mediat e Rilindjes duke krahasuar këto të dyja?
Standardi i SPAK-ut dhe GJKKO-së nuk ka çeduar vetëm në rastin "Malltezi", por mediat e Rilindjes, ato të propagandës, të paguara nga Rilindja, ato që kanë gjetur skuta për të vënë gjoba në emër të pushtetit nuk flasin kur shohin se ka jo vetëm teprime, por moszbatim standardi.
U përshëndet nga të gjithë veprimi i Altin Dumanit dhe mbështetjes që i dha gjykata, edhe nga vetë mediat e Rilindjes sepse kryeministri kishte folur më parë për dardha pas shpine, por nuk u bë ky reagim për Ilir Beqajn.
Pse nuk u kërkua që prokurori Edvin Kondili të ndiqte të njëjtin standard të Arben Ahmetajt?
Dje u reagua dhe pati lot krokodili e ankesa pse ishte liruar Jamarbër Malltezi. Pse nuk u fol për Vangjush Dakon që nuk mund të zhdukte dot asnjë provë, por u mbajt në burg?
Pse nuk u fol për ish-zv.ministren që hyri në burg për një arkë me peshk e të tjerë zyrtarë që në fakt nuk janë në hetim nga SPAK-u apo i ka pasur Prokuroria e Tiranës dhe për fakte më të rënda janë pushuar çështjet?
Po tani pas reformës në drejtësi? Ka shumë ngjarje e raste të tjera që SPAK nuk i ka hetuar vetë, as nuk kanë shkuar në GJKKO, por kanë shkuar në Gjykatën e Tiranës dhe në Gjykatën Penale.
Pse nuk flasin mediat e Rilindjes për standardet e munguara? A u vendos një standard me Arben Ahmetajn? Ai duhej ruajtur!

Apo standard është ai i Ilir Beqajt që vendosi Edvin Kondili? Cili është standardi? Ai i Vangjush Dakos? Cili është standardi? Ai që ka vendosur për Jamarbër Malltezin?
Për shumë raste të tjera mediat e Rilindjes nuk flasin, nuk përmendin asgjë dhe kur CNA dhe disa media që qëndrojnë oponente të hapura të qeverisë, por edhe të vetë opozitës në shumë drejtime, këto media heshtën.
Heshtën kur kërkohej standard. Përkundrazi, pati dhe akuza, pati edhe kundërsulme sepse nuk e kuptonin që koha do vononte, por nuk harronte që nga kryeministri deri tek i fundit se “karma is a bitch”, prandaj dhe duhet standardi.
Standardin e reformës në drejtësi e kërkojnë të gjithë, pasi janë qindra miliona euro të taksapaguesve evropianë dhe qytetarëve amerikanë për një drejtësi në Shqipëri dhe krijohet një drejtësi që nuk ka standard dhe mund të japim për të njëjtat çështje dhjetë forma të ndryshme masash shtrënguese ndaj personave të caktuar apo vendime të ndryshme të gjykatave në lidhje me persona të caktuar.
Prandaj, përtej se të qajnë për Jamarbër Malltezin, përtej se të mërziten për Arben Ahmetajn, përtej se të qeshin për Ilir Beqajn, apo të heshtin për Vangjush Dakon, të ngrenë zërin për standardet e munguara të drejtësisë së re, të cilat nuk mund të jenë ndryshe në një çështje dhe ndryshe në një tjetër me masa e vendime ndryshe nga SPAK-u vetë e deri te GJKKO-ja./ CNA
SPAK ka sekuestruar inceneratorin e Tiranës, ka bërë n...
Reforma në Drejtësi kishte parimin e pastrimit të sist...
Sot SPAK njoftoi masën e dytë të sigurisë për ish-ministri...
Në North Rhine-Westphalia, në një nga 137 gjykatat civ...
Në vendet e Bashkimit Evropian dhe në shumë vend...
Kryeministri Edi Rama dje ishte i pranishëm në Forumin...
Agron Shehaj hyri në politikë në mënyrë krejt rastësor...
Carlo Bollino u përball pak ditë më parë në një televizion...
Në studion e Grida Dumës, në televizion e ortakëve të ...
Një gazetare në Vlorë, Afrovita Hysaj, pasi shkroi dhe...
SPAK-u ka filluar të godasë fort majtas dhe djathtas, ...
Ka disa vite, që shpesh, kohë pas kohe, dalin dokumente në...
Sali Berisha është duke u përballur me betejën më të v...
Denoncimet për aferën e inceneratorëve sa vijnë dhe th...
SPAK ka hetuar jo pak, por mijëra e mijëra faqe dokume...
Kryeministri Rama, në një postim të tij në rrjetet soc...
Dje Kombëtarja shqiptare dha një shfaqje spektakolare,...
Një çorbë televizive! Një lakuriqësi, banalitet, me shumi...
Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të ...
Bota u zgjua dje me imazhe të tmerrshme të sulmeve terrori...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...