Katastrofë mjedisore në Gjinikas/ Ngordhje masive peshqish, banorët ngrejnë alarmin
Situata e krijuar në rezervuarin e fshatit Gjinikas në ...
Situata e krijuar në rezervuarin e fshatit Gjinikas në ...

Prokurori i SPAK-ut, Edvin Kondili, që njihet gjerësisht si një mbështetës i mazhorancës, një njeri me bindje socialiste dhe me lidhje të forta me qeverinë, pak ditë më parë i dha të gjitha provat duke mos kryer siç duhet hetimet në lidhje me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Dikush e quan linçim, dikush tjetër e quan se prokurori ka bërë detyrën dhe se nuk ka gjetur provat e duhura, por le t'i shikojmë dy rastet, të dyja, për ministra, njerëz dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Edi Ramës.

Arben Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministri, dyshohet për marrëdhënie për aferën e inceneratorëve.
Hapet një dosje me fraksion pas hetimit për Elbasanin. Nuk gjenden lidhjet e Arben Ahmetajt me inceneratorët, në shkresa zyrtare, pra ligjërisht, por SPAK-u heton pasurinë.
Prokurori Altin Dumani i heton të shkuarën, gjen pronat, ka pretendime SPAK-u se kanë rrjedhur nga marrëdhënia me inceneratorët, gjejnë bileta avioni, hoteli, fluturime, marrëdhënie mes njëri-tjetrit, por jo dokumente zyrtare. Në asnjë letër zyrtarisht Arben Ahmetaj nuk kishte firmosur për inceneratorët.
Çohet kërkesa në gjykatë, kërkohet t’i hiqet imuniteti dhe kërkohet urdhër-arresti për Arben Ahmetajn.
Kjo nuk ka ndodhur me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqajn, që është hetuar nga Edvin Kondili.

Pra, Ilir Beqaj ndryshe nga Arben Ahmetaj e ka firmosur vetë kontratën koncesionare apo PPP e sterilizimit. Është ai firmëtari.
Ka qenë mbështetës i saj, promotor i saj, është kapur me bileta avioni, njihet si shok gjimnazi, i ka dhënë suportin i ka dhënë mbështetjen publike përveçse ka hedhur firmën, por Ilir Beqajt nuk i hetohet pasuria, e shkuara.

Nuk mund të ketë drejtësi me dy standarde, ca të nënës e ca të njerkës.
Edvin Kondili u mbështet fort nga Rilindja dhe mazhoranca për t’u bërë kreu i SPAK-ut dhe humbi pasi vetë ambasadorja e SHBA-së dhe institucionet diplomatike mbajtën qëndrime të forta në mbështetje të Altin Dumanit për të penguar që Rilindja të zgjidhte vetë kreun e SPAK-ut dhe rivali i Dumanit për kreun e SPAK-ut ishte Edvin Kondili.

Pse Edvin Kondili nuk kryen siç duhet detyrën? Nuk e heton siç duhet Ilir Beqajn? A ka përfituar apo s’ka përfituar? Justifikon apo jo pasuritë siç ndodhi me rastin e Arben Ahmetajt apo siç po ndodh me Lefter Kokën e të tjerë?
Çfarë e pengon Edvin Kondilin? Apo mos vallë hyrja e tij në godinën e kryeministrisë vitin e shkuar në muajin janar, diçka ka ndryshuar? Kë ka takuar, askush nuk mund të thotë, por hyrja është një fakt.
A ka ndikuar kjo që Kondili të mos veprojë dhe të mos zbatojë siç duhet detyrën dhe ligjin në lidhje me shtetasin Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë? Sepse precedenti Beqaj moshetimi i plotë dhe moskryerja e plotë e procedurës, krijon një precedent shumë të rrezikshëm edhe për ministrat e tjerë dhe për zyrtarë të tjerë në hetim.

Nuk mund të jetë SPAK-u me dy standarde, një i Edvin Kondilit të Rilindjes që hyn në godinën e kryeministrisë dhe tjetri i Altin Dumanit dhe shumë prokurorëve të tjerë që i shkojnë deri në fund hetimit.
Ilir Beqaj i ka firmosur vetë kontratat koncesionare, Ilir Beqaj ka suportuar koncesionin e sterilizimit që po quhet një aferë korruptive dhe Ilir Beqaj është i lirë.
Drejtësia duhet të flasë me fakte dhe prova dhe jo duke mbyllur dosjet dhe duke shpëtuar përgjegjësit e vërtetë të korrupsionit./ CNA
Ish-ministri i Shëndetësisë, zoti Ilir Beqaj, ka shfaq...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me punë...
Sot SPAK ka thirrur për të disatën herë për të marrë n...
Një skandal përtej kufijve të Shqipërisë, që përfshiu ...
Tri personazhe, ku dy prej të cilëve shumë aktivë, Mir...
Edi Rama rikthehet në rolin e gazetarit me penën e tij të ...
Rasti i fundit i denoncimit të bërë nga biznesmeni Gjergj ...
Në një editorial të tij, në gazetën “Tema”, Mero Baze që n...
Afera e inceneratorëve në Shqipëri, është rasti ku mund të...
Po i drejtohemi aktorit, regjisorit “të suksesshëm” Leka B...
SPAK-u ka goditur sot një nga grupet më të fuqishme krimin...
Është shumë e lexueshme tashmë strategjia e urdhëruar ...
Afera e inceneratorëve, përtej çdo debati politik e pu...
Famozja Elisa Spiropali tashmë mund të quhet Elisa e i...
Aktualisht në vend është instaluar një tip opozite e kontr...
Mazhoranca sot po kërkon të presë një kokë që po e shet pë...
Arratisja e ish-Zv/Kryeministrit të qeverisë shqiptare pas...
SPAK-u së fundi ka kërkuar arrestimin e ish-zëvendëskryemi...
Taulant Balla u emërua ministër i Brendshëm nga kryemi...
Vëllezërit kanë ngrirë Kryeministri i Shqipërisë darkon m...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Evropian të Sig...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...