Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Janë 3 dokumente ‘bombë’, ku Ilir Beqja në cilësinë e Ministrit të Shëndetësisë, ka firmosur gjatë periudhës 2015, kohë kur zhvillohej procedura koncesionare për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.
Dokumentat ngrenë dyshime të arsyeshme mbi përgjegjësinë penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ nga ana e ish-ministri Beqja, për të cilin SPAK ka ndarë hetimet dhe kryen verifikime më të gjëra.
Tre dokumentat në ditët në vijim mund të sjellin ngritjen e akuzës zyrtare për ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili 3 muaj më parë u paraqit në SPAK dhe dëshmoi për gati 9 orë.
‘Ora News’ ka siguruar dokumentacion e administruar në dosjen e SPAK, ku qartazi dhe dukshëm, Ilir Beqja ka firmosur tre dokumentat kryesorë të konçesionit 10 vjeçar të sterilizimit, biznes ky që i është dhuruar pikërisht mikut të ministrit Beqja, shtetasit Ilir Rrapaj.
Beqaj, është njeriu kryesor dhe ‘strumbullari’ i kësaj afere korruptive që i hapi rrugën lejimit të procedurave të tjera konçesionare në Shëndetësi, si në shërbimin e Hemodializës, shërbimin e laboratorëve dhe shërbimin e analizave të ‘Che-Capit’.
Njeriu kryesor dhe që ka mashtruar përmes faturave fiktive, vlonjati Ilir Rrapaj, që prej ditës së djeshme është arrestuar nga SPAK së bashku zv/ministrin, Klodian Rrjepaj dhe 6 zyrtarë të tjerë të Shëndetësisë, që kanë shërbyer si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Dokumenti i parë që implikon dhe bën protagonist kryesor Ilir Beqjan në konçesionin e sterilizimit është pikërisht dokumenti që ministri ka firmosur, për hapjen e procedurës së konçesionit 10 vjeçar.
Në cilësinë e titullarit Beqja ka hapur procedurën dhe njëherësh përmes një urdhëri të brendshëm, ka formuan grupin e njerëzve me në krye Klodian Rrjepaj, për formimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Procedura e koncesionit 10 vjeçar me vlerë 9.6 miliardë lekë është hapur në 13 shkurt 2015, me një vendim të ministrit Ilir Beqaj.
Objekti i kontratës së partneritetit publik-privat kishte për qëllim ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë sterilë, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale dhe ambienteve.
Sipas dokumenteve me datën 4 Maj 2015, Ministria e Shëndetësisë ka zhvilluar procedurën e prokurimit për koncesionin dhe në datë 26 Maj, autoriteti kontraktues ka publikuar renditjen e operatorëve ekonomikë.
Sipas këtij dokumenti këtu, renditja e operatorëve konkurues dhe pikëzimi i tyre është firmosur nga titullari i Institucionit Kontraktues, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, që monitorohej nga Beqja ka shpallur konsorciumin e përbërë nga Investital Llc, Servizi Italia S.p.a, U.Jet S.r.l dhe Tecnosanimed të parët me 73.89 pikë dhe në vendin e dytë konsorciumin e përbërë nga ‘Action Laundry,’ S.S.I’, ‘Mario Gugliemo’ dhe ‘Brema Ambiente’ me 42.83 pikë.
Më 8 qershor 2015, bashkimi i operatorëve i udhëhequr nga kompania e ‘Action Laundry’ e renditur e dyta paraqiti një ankesë në KPP duke kundërshtuar renditjen e operatoreve në procedurën e koncesionit si dhe kualifikimin e konsorciumit tjetër, të përfaqësuar nga ‘Servizi Italia S.p.a’.
Me datë 22 qershor 2015, KPP-ja pranon pjesërisht ankesën e ‘Action Laundry’ dhe i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë të rivlerësojë ofertat, pasi vëren se mbledhja e pikëve në vlerësimin e parë ka gabime matematikore.
Pas këtij vendimi detyrues, procedura e mbledhjes së pikëve është mbajtur në datën 28 shtator 2015, dhe pikërisht në atë ditë është shpallur fituesi ku sërish ka qenë bashkimi i operatorëve ‘Servizi Italia’. Por çuditërisht, këtë herë kjo kompani ka marrë më shumë pikë se në vlerësimin e parë.
Nga 73.98 pikë që kishte në vlerësimin e parë, tani ishte vlerësuar me 91.03 pikë. Pra me një diferencë prej 22 pikësh më tepër.
Në anën tjetër, bashkimi i operatorëve që përfaqësohej nga ‘Action Laundry’ ka marrë 45 pikë, nga 42.83 që kishte marrë në rivlerësimin e parë.
Pas shpalljes së vendimit të KPP-së me datë 10 korrik, kompanitë Investital Llc, Servizi Italia S.p.a, U.Jet S.r.l dhe Tecnosanimed, kanë regjistruar një kompani të re për të operuar me koncesionin, të quajtur ‘Sani Service’ Sh.p.k.
Edhe pse me shumë pak eksperiencë se partnerët e tjerë italianë, kompania e Rrapajt, Investital Llc merr 40 % të aksioneve të kompanisë së re SaniService Sh.p.k, Servizi Italia S.p.a 30 %, Tecnosanimed 15 % dhe U.Jet S.r.l 15 %.
Investimi i Rrapajt nëpërmjet e ‘Investital Llc’ për të kontrolluar 40 % të kompanisë me koncesionin 100 milionë dollarësh, ishte vetëm 8 mijë euro.
Pas shpalljes fitues të grupit të kompanive të udhëhequr nga Ilir Rrapaj, dhe themelimit të kompanisë konçesionare ‘Sani Service’, është sërisht ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja që ka firmosur kontratën konçesionare 10-vjeçare.
Ilir Beqja ka firmosur për llogari të Autoritetit Kontraktual Ministrinë e Shëndetësisë. Ndërsa për kompanisë konçesionare ka firmosur, administratori i ‘Sani Service’, Admir Daca.
I ngarkuari i ardhshëm me punë i Ambasadës së SHBA në Tira...
Evi Kokalari apo Evis Kokalari ose Evi Angelakis, e njohur...
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ka zbuluar se B...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me homolog...
Disa qytetarë protestuan përpara Ministrisë së Drejtësisë ...
Prokuroria e Posaçme arrestoi ditën e sotme 8 zyrtarë në l...
Deputeti socialist Erion Braçe ka komentuar reagimet e pal...
SPAK njoftoi se kishte drejtuar kërkesën në Gjykatën e Pos...
I Ngarkuari me Punë të Ambasadës në Tiranë, H. Martin McDo...
Ditën e sotme SPAK ka arrestuar ish zëvendësministrin e Sh...
Në panik, ish ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka s...
Princi i kurorës Mohammed bin Salman është ftuar të vizito...
Një gjykatë e magjistraturës në Moskë ka gjobitur gjiganti...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar pas arrestimeve të...
Me 16 gusht startoi Festa e Birrës në Korçë, një nga e...
Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Gj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me plagosjen e ...
SPAK u hodh në veprim pas shumë kohësh hetime në lidhje me...
Gazment Bardhi ka reaguar pas arrestimit të ish-zëvendësmi...
Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme ka vënë në pranga ish-z...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...