“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...

SPAK u hodh në veprim pas shumë kohësh hetime në lidhje me atë që quhet sterilizimi, një proces që ndodh në spitalet tona për mjetet, veshjet dhe gjithçka tjetër që përdorin mjekët dhe infermierët që shkon deri te veglat në sallën e operacionit.
Sterilizimi i këtyre mjeteve që përdorin mjekët tanë ishte një katastrofë përpara se të fillonte ky proces sterilizimi dhe pikërisht për këtë arsye po bëjmë këtë shënim, për të ndarë dy gjëra, sterilizimin si proces të nevojshëm dhe të duhur dhe kostot e fryra si proces korrupsioni.
SPAK ka çuar në GJKKO disa zyrtarë, është arrestuar një biznesmen, një ish-zv.ministër, të tjerë zyrtarë dhe ish-ministra priten të jenë pjesë e hetimit, për t’iu gjetur përgjegjësitë, përfshirë këtu dhe ish-ministrin Shkëlqim Cani dhe ish-ministrin Ilir Beqaj.
Cani është ministri, i cili shpeshherë ka ndërruar mendim. Në fillim i ka refuzuar më pas i ka pranuar koncesionet dhe ka lindur dhe shumë dyshim në lidhje me proceset e ndjekura nga Ministria e Financave. Gjithashtu ish-ministri Ilir Beqaj ka qenë personi përgjegjës, por duhet të ndajmë, siç e theksuam më lart, sterilizimin nga korrupsioni politik apo ai biznesmen.
Së pari, duhet theksuar se ka pasur mjete shumë të vjetra. Diku thuhej, jo vetëm të kohës së diktaturës, por nga koha e kinezëve apo e rusëve, të cilët sterilizoheshin e përdoreshin për operacione. Sipas shumicës së mjekëve dhe po t’i pyesësh ata deklarojnë se procesi i sterilizimit, pra setet që ofroheshin për operim dhe përdorimi që ata kishin gjatë ndërhyrjeve që kryenin ishte i standardeve më të mira europiane. Pra, njësoj si kolegët e tyre në Europë. Sterilizimi ishte procesi i duhur.
Së dyti, pas këtij procesi ka edhe pacienti problematikat që fillojnë në rast se nuk është sterilizimi i duhur. Infeksionet dhe gjithçka shkaktohet jo për faj apo përgjegjësi të mjekëve, por për shkak të mjeteve që ata përdorin. Këtu ka shifra që mjekët i hapin, i japin me zë të fortë dhe janë krenarë që janë ulur problemet dhe infeksionet postoperatore.
Së treti, lind korrupsioni, pra nga një e mirë ka lindur dhe një e keqe, fatura e madhe e sterilizimit. Ajo pretendohej të ishte një nga gjërat më të mira që kishte bërë qeveria shqiptare në shërbim të pacientëve, në shërbim të qytetarëve, por rezultoi se ishte një aferë korruptive. Fatura është e fryrë. Këtë mund ta konfirmojnë shumë mjekë, këtë mund ta konfirmojnë dhe kompanitë e ndryshme që ofrojnë shërbimin për të njëjtën gjë. Pra, kemi bërë sërish një shërbim të mirë, por kemi rritur faturën. Pra, dhe në atë çka media deklaron, duhet të theksojmë faktin se, sterilizimi i duhet shërbimit shëndetësor shqiptar, u duhet spitaleve dhe është mjaft i nevojshëm.
Çështja është si zgjidhet problemi i korrupsionit apo problemi i fryrjes së kostos që ka ky proces. Sterilizimi duhet sepse i ka dhënë rezultatet që është një proces i nevojshëm, por duhet të bëhet sipas vlerave të tregjeve, sipas shërbimeve që jepen kudo në Europë.
Pra, me një tender të hapur ndërkombëtar, me një proces transparent ku shteti shqiptar të garantojë këtë shërbim për qytetarët, por jo duke pasur brenda njollën e abuzimit, njollën e korrupsionit. Dhe kjo do të ishte zgjidhja e këtij problemi që në fakt nuk është vetëm te sterilizimi, por është te shumë procese që kanë ndodhur me PPP-të, të cilat në fakt kanë qenë diku shumë të nevojshme, por dhe shumë korruptive.
Siç është rasti i sterilizimit që është i nevojshëm, por kostot dhe fatura janë të fryra, siç është rasti i inceneratorëve që janë paguar nga shteti shqiptar 110 milionë euro për tre inceneratorë, njëri me kosto shumë të larta, tjetri nuk ka përfunduar dhe tjetri nuk ekziston, pa folur për dhjetëra miliona euro që ka hedhur biznesi te të njëjtët individë që kishin inceneratorët. Por procesi i pastrimit, landfillimit apo dhe incenerimit është një proces që patjetër duhet, por jo duke vjedhur apo abuzuar ose duke vendosur inceneratorë që kostot i kanë shumë të larta apo që nuk ekzistojnë.
Ashtu sikundër “check up” është një proces i padiskutueshëm, i nevojshëm që u shërben pensionistëve, i shërben moshës së tretë, krijon kulturën që njerëzit të shkojnë të bëjnë analizat për të frenuar sëmundjet, por jo me fatura të fryra dhe me shërbime që paguhen pa u kryer.
Pikërisht, kjo është dhe çështja që duhet të ndajë qeveria shqiptare dhe të ofrojë shërbime jo duke i drejtuar në duar të caktuara, por me një vizion tjetër, duke i dhënë këto shërbime, por duke kryer procedura me tenderë të hapur ndërkombëtarë, me kompani serioze, duke i verifikuar ato dhe duke u përpjekur që të bësh një shërbim sa më të mirë me një kosto sa më normale, jo me abuzime, me kompani fiktive, me emra hajdutësh dhe zyrtarë të korruptuar qeverie që duan llokmën e tyre dhe pastaj në emër të kësaj llokme nxihet çdo lloj shërbimi qoftë ky dhe pozitiv për qytetarët shqiptarë./ CNA
Gazment Bardhi ka reaguar pas arrestimit të ish-zëvendësmi...
Ditën e sotme Prokuroria e Posaçme ka vënë në pranga ish-z...
Gjykata e Apelit ka lënë në burg Dritan Goxhajn, ish-l...
Gjykata Penale e Tiranës e ka caktuar këtë masë sigurie pë...
Shefi organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balli...
Media Washington Examiner i ka kushtuar një artikull asaj...
Ish-ministrin Shkëlqim Cani ka folur pas daljes nga SPAK k...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Or...
Mbrëmjen e kaluar filloi Festa e Birrës në qytetin e K...
SPAK ka dalë në një njoftim zyrtar për lëshimin e tetë...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për med...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ...
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas lajmit se me urdhër...
Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës...
Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap në ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u ka dërguar mesa...
Me urdhër të SPAK janë lëshuar tetë urdhër-arreste lid...
Që prej janarit të 2020-ës, SPAK ka nisur hetimet për ...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për korrupsioni...
Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biz...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...