Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me punën e SPAK-ut gjatë muajit gusht, e cila, sipas tij, është për t’u përshëndetur.
CNA ka paralajmëruar kohë më parë se gushti do të jetë mjaft i nxehtë dhe dardhat e ngrëna pas shpinës së kryeministrit do të jenë përvëluese për shumë ish-ministra dhe ish-bashkëpunëtorë të tij.
Nuk janë vetëm inceneratorët, ku u tentua që gjithçka të mbyllej dhe Tirana të mos hapej kurrë, por nga hetimet dhe përtej akuzave ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, pritet të ketë të tjera bëma dhe gjëma të qeverisë që do të zbardhen nën dritën e hetimit.
Deri tani kanë marrë një drejtim të qartë dhe po japin rezultate të padiskutueshme.
Pas inceneratorëve ishte sterilizimi.
Në fakt, po hetohet edhe çështja e “check up”-it. Një tjetër ministre e rëndësishme e qeverisë Rama, Olta Xhaçka, po hetohet për problematikat e saj ligjore gjatë kohës që ka qenë ministre e Mbrojtjes.

Bëhet fjalë për tri momente, forcat detare në Sarandë, baza e saj në Shëngjin, si dhe një fluturim me helikopter gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2019.
Ish-ministrja Anila Denaj, ish-ministri Ilir Beqaj, ish-ministri Shkëlqim Cani, pra, disa ish-ministra, por edhe ministra të tjerë në detyrë, janë nën hetim nga SPAK-u.
Ka dosje të shumta, kallëzime, disa të bëra dhe nga opozita, por që po marrin një rrugë.
Ndërsa dje, shqiptarët mësuan se u bënë disa arrestime nga SPAK-u, por ministrat që kishin firmosur koncesionin ishin lënë të lirë dhe nuk ishte kërkuar asgjë për ta.

Ishte gjyqtari, i cili kishte shtyrë prokurorin e SPAK-ut, Edvin Kondili, që të thellonte hetimet për Ilir Beqajn dhe Shkëlqim Canin.
Arrestohet zëvendësministri, akuzohen ai dhe subjekti, në fakt për ish-ministrin Ilir Beqaj që ishte mik me subjektin, që kishte marrë koncesionin dhe ishte firmëtari kryesor i koncesionit dhe njeriu që e kishte mbështetur atë dhjetëra herë publikisht, nuk tha asgjë.
Koncesioni i sterilizimit është përshëndetur dhe është vlerësuar nga shumica e njerëzve si shërbim, por jo si kosto. Kostot janë çmimet e larta që paguajnë korrupsionin.
Nga ana tjetër, ish-ministri Shkëlqim Cani, njeriu i cili ka firmosur shumicën e koncesioneve dhe një herë thoshte jo dhe pastaj rrugës ndryshonte mendje dhe thoshte po, ishte personi tjetër që duhej të hetohej në lidhje me këtë aferë, por nuk u arrestua as ai, nuk pati asnjë veprim nga prokurori.
Sot, dalja e kryeministrit Rama dhe përshëndetja e bërë për SPAK-un nuk është gjë tjetër thjesht dhe vetëm falënderimi që i bën Edvin Kondilit, njeriut që mazhoranca, partia në pushtet, Rilindja, e mbështeti fort për ta bërë drejtues të SPAK-ut.
Dje, qartazi, të gjithë kuptuan pse pushteti, shumica, kërkonte që Kondili të ishte në krye të SPAK-ut dhe jo Altin Dumani.

Dje u kuptua me mungesën e fletë-arresteve për dy ish-ministrat e Edi Ramës. Dje u kuptua se Edvin Kondili ishte një ushtar politik dhe kishte thyer një standard të SPAK-ut.
Kur dikush ndodhet pas prangave se ka firmosur koncesione, siç është rasti i Lefter Kokës apo Alqi Bllakos kolegu i tij nuk mban të njëjtën përgjegjësi penale.
Kjo është drejtësia e Edvin Kondilit, që ndoshta kërkon kryeministri ynë, i cili e ka përshëndetur publikisht për gushtin e zjarrtë dhe punën e madhe që ka bërë SPAK-u.
Në fakt, rasti i Edvin Kondilit dhe rasti i djeshëm i sterilizimit nuk është për t’u përshëndetur, pasi bashkë me zhurmën dhe arrestimi i ish-zëvendësministrit dhe pronarit të një subjekti që ofronte shërbim, janë jashtë kokat e vërteta, firmëtarët, ata që kanë vulosur dhe kanë vendosur këtë koncesion apo këtë shërbim siç është sterilizimi, ku SPAK-u pretendon se ka korrupsion, por nuk e çon deri lart te ministrat, por e lë gjithnjë e më poshtë.
Ky është standardi i Edvin Kondilit dhe kjo është përshëndetur nga kryeministri Rama. Kjo është drejtësia nga e cila ka hequr dorë kryeministri ynë? Kjo është drejtësia që nuk duhet të kontrollohet?
Në fakt, drejtësia e Edvin Kondilit, njoftuar dje dhe e bërë nga SPAK-u është një drejtësi me dy standarde dhe është drejtësia e kontrollit dhe mospërfundimit të plotë të hetimeve, një drejtësi joprofesionale, jo e çuar deri në fund, selektive dhe e kontrolluar politikisht./ CNA
Sot SPAK ka thirrur për të disatën herë për të marrë n...
Një skandal përtej kufijve të Shqipërisë, që përfshiu ...
Tri personazhe, ku dy prej të cilëve shumë aktivë, Mir...
Edi Rama rikthehet në rolin e gazetarit me penën e tij të ...
Rasti i fundit i denoncimit të bërë nga biznesmeni Gjergj ...
Në një editorial të tij, në gazetën “Tema”, Mero Baze që n...
Afera e inceneratorëve në Shqipëri, është rasti ku mund të...
Po i drejtohemi aktorit, regjisorit “të suksesshëm” Leka B...
SPAK-u ka goditur sot një nga grupet më të fuqishme krimin...
Është shumë e lexueshme tashmë strategjia e urdhëruar ...
Afera e inceneratorëve, përtej çdo debati politik e pu...
Famozja Elisa Spiropali tashmë mund të quhet Elisa e i...
Aktualisht në vend është instaluar një tip opozite e kontr...
Mazhoranca sot po kërkon të presë një kokë që po e shet pë...
Arratisja e ish-Zv/Kryeministrit të qeverisë shqiptare pas...
SPAK-u së fundi ka kërkuar arrestimin e ish-zëvendëskryemi...
Taulant Balla u emërua ministër i Brendshëm nga kryemi...
Vëllezërit kanë ngrirë Kryeministri i Shqipërisë darkon m...
Kryeministri Edi Rama, i cili prej disa vitesh sillet ...
Kur pret ura pa ndonjë arsye të veçantë, ndonjëherë bie në...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...