
Sipas SPAK nga faqja 31 e kërkesës çuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë është zbuluar me detaje se si Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë kontrolluar dhe transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet vartësve të tyre Denisa Tollkuçi tek drejtorët menaxhues te kompania "Integrated Energy" në Holandë më pas "Geogenix" dhe këto fakte SPAK i ka siguruar pasi ka mundur të rikuperojë e-mail-e nga komunikimet e shtetasit Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Denisa Tollkuçi me menaxherët në Holandë.
Sipas SPAK në kompjuter janë gjetur komunikime që bëjnë fjalë për likuidimin e pagesave në lidhje me shërbimet që shoqëria "Residence Corporate Service" ka ofruar për shoqërinë holandeze “Integrated Energy B.V”, e cila është mëma e inceneratorit të Tiranës sot me emrin “Geogenix”.




Më pas ka disa komunikime të Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe Denisa Tollkuçit me njëri-tjetrin me kompaninë administruese në Holandë, ka komunikime siç është ai i faqes 33 i publikuar tashmë për Mirel Mërtirin, pagesat dhe Klodian Zoton.
Më tej vazhdojnë me komunikimet e Denisa Tollkuçit me menaxherët në Holandë me drejtuesit e kompanisë të cilët ofrojnë shërbim.
Më tej flitet edhe për dokumentat e aksioneve bashkëngjitur ndryshimeve të tyre, futjen në lojë të Giuseppe Ciaffagliones.


Ka një “debat” dhe diskutim midis Denisa Tollkuçit dhe administratorëve. Më pas ka një ndërhyrje nga Denisa ku kërkohet që duhet bërë marrëveshja për drejtorin e ri dhe drejtore e kompanisë në Holandë vendoset shtetasja Arjola Kodra, e cila në fakt rezulton dhe administratore e inceneratorit të Tiranës.


Ka disa ndërhyrje për anulime ndërkohë nga Holanda e-mail-et janë këshilluese si duhet vepruar. Ka komunikime të mëtejshme të Denisës me shtetasin Marc Lappat dhe me shtetas të tjerë.
Flitet për dorëheqjen e një personi nga drejtor dhe emërimin e Ciaffagliones.
Ka një diskutim për shitjen e aksioneve , kalimin në 29 dhjetor të 2017 ku sqarohet se kompania "Energy Recuperator SPA", e cila në fakt sipas të dhënave të SPAK, pronari i saj nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me aksionet dhe letrat e tij dërguar në Tiranë, pasi ato i kishte dorëzuar për Elbasanin dhe jo për të tjera veprime.
Në e-mail theksohet një detaj shumë i rëndësishëm, se pas "Energy Recuperator", edhe "Paul Wurth Italia" do të transferojë akisonet tek Intregated Technology Service si dhe kërkon që të ketë një fond të ri holandez që të krijohet për të mbajtur akisonet vetëm me qëllimin që të shmangej përmendja e kompanisë "Integrated Technology Service" e Klodian Zotos në regjistrin publik të aksioneve.

Flitet për diskutime në rreth 8 faqe të plota që tregojnë se si Denisa Tollkuçi, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë tre persona tashmë pasi është shtuar edhe menaxherja, e besuara e Mirelit dhe e Klodit duke komunikuar me administratorët dhe drejtorët dhe menaxherët, të cilët luanin rolin e menaxhuesit apo kryenin veprimet për të gjitha ndryshimet ligjore që bëheshin në Holandë në lidhjet me aksionet, transaksionet e tyre, shitblerjet, vendosjen në emra të tjerë e kështu me radhë.
Sipas SPAK në faqen 38 tregon rastin tashmë të raportuar në media në lidhje me faktin e publikuar për një pronë 1.1 milionë euro, blerë nga shtetasi Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri në Durrës.

Sipas të dhënave janë verifikuar disa kompani, shitblerja e plotë dhe sipas SPAK kjo shitblerje tregon se pronari “de facto” i kompanisë F.M.O është shtetasi Mirel Mërtiri dhe janë këta persona pronarë të pasurisë së paluajtshme të blerë në shumë 1.1 milionë euro.
Më pas SPAK rendit të gjitha argumentat ligjorë për vendosjen e sekuestros preventive.Provat që ka mundur të sigurojë në lidhje me inceneratorin e Tiranës.






Të gjitha faktet që lindin nga marrja në pyetje e aksionerëve dhe e-mailet e rikuperuara nga Klodian Zoto, nga dokumentat e marra pranë QKB-së dhe çdo fakt tjetër që është pjesë e dosjes hetimore për inceneratorin e Tiranës.

Dokumenti i plotë, deri në vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, është rreth 47 faqe por kjo është thjesht dhe vetëm një pjesë mbi hetimet e kryera nga SPAK për inceneratorin e Tiranës.


Sipas të gjitha të dhënave të siguruara nga CNA hetimet për landifillin dhe inceneratorin e Tiranës vazhdojnë . Ka fakte dhe prova të tjera por ky është një hap i parë që ka bërë Struktura e Posaçme e Prokurorisë kundër Korrupsionit për të bërë të mundur vendosjen e sekuestros mbi landfillin dhe inceneratorin e Tiranës.
Hetimet vazhdojnë dhe pritet që në ditët në vijim SPAK dhe vetë Gjykata të japin informacione dhe të dhëna të tjera në lidhje me këtë aferë , siç quhet afera e inceneratorëve e cila është më e madhja në 30 vite demokraci në Shqipëri, ku vlerat e diskutuara janë me qindra miliona euro kontrata koncensionare dhe të ardhura nga pronarët e kompanive të inceneratorëve./ CNA
• Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një ...
Një grup pensionistësh kanë protestuar ditën e sotme para ...
Dashi Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e qete gjate kë...
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ...
Vetëm një javë na ndajnë nga Festa e Birrës në Korçë dhe i...
CNA ka hapur një sondazh, ku pyet qytetarët për cilësi...
Deputeti demokrat Dashnor Sula është shprehur se qeveria k...
Kreshnik Spahiu ka deklaruar se dorëheqja e ministrit të M...
Kreshnik Spahiu ka deklaruar se populli duhet të kundërsht...
14 ushtarakë po ndëshkohen si pasojë e zbulimit të paprece...
SPAK midis personave që ka marrë në pyetje, në lidhje ...
Fadroma e pastrimit të mbetjeve ka përplasur një pushu...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një dalje për media...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një dalje për m...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur ...
Një 41-vjeçar është mbytur këtë të enjte në liqenin e ...
Diplomatja Floreta Faber ka përfunduar mandatin e saj si a...
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e L...
Aeroporti "Nënë Tereza" njofton të gjithë qytetarët se...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...