Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Tri personazhe, ku dy prej të cilëve shumë aktivë, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, dhe Stela Gugallja, kanë mundur të korruptojnë të gjithë shtetin shqiptar dhe më e çuditshmja është se kanë mundur të përfitojnë 170 milionë euro në pak vite dhe gjatë dhe pas kohës kur mediat denonconi, askush nuk reagonte.
Kjo është edhe më kriminalja në këtë histori, pasi shkrimet e para për inceneratorët datojnë në 2015-2016, më pas në 2017, por në 2019-2020 dalin më shumë fakte për Tiranën, pasi Elbasani dhe Fieri patën investime të mëdha.
Pati komision hetimor, por pagesat nuk u ndalën kurrë. Shumë media të pakapura, të pablera, larg shërbimeve kriminale të inceneratorëve dhe pushtetit, larg gjobëvënies dhe parave të korrupsionit, denonconin ditë pas dite pagesat që bëheshin për inceenratorët.
Deklarohej me fakte dhe shifra se nuk ishte në Tiranë kompania holandeze “Paul Wurth” dhe italianët “Energy Recuperator”, deklarohej se pas inceneratorit të pa ndërtuar kurrë të Tiranës fshihej Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, paratë e paguara ishin një vlerë shumë e madhe dhe shërbimi nuk kryhej dhe askush nuk e vuri ujin në zjarr.
Askush, asnjë strukturë nuk shkoi të verifikonte. Edhe tatimet që filluan një hetim për TVSH-në, që tashmë është kapur nga SPAK me fatura false, u ndaluan. Asnjë strukturë e asnjë bashkie, e asnjë ministrie, nuk shkoi të kontrollonte çfarë ndodhte. Asnjë audit nuk shkoi brenda të shikonte sa ishte sasia e mbetjeve, si kryhej procesi, sa ishte zbatuar plani i veprimit sipas kontratës koncensionare që në të paktën dy vitet e para kërkonte rreth 80 milonë euro investim. Si po zbatoheshin këto kontrata dhe cila ishte efiçensa e tyre.
Ndërkohë, jemi 6 vite pas firmosjes së kontratës, jemi shumë vite pas dhënies së lejes së investimit, dhe invenstimi nuk ka kapur as gjysmën e shifrës, por, përkundrazi, është shumë herë më pak.
Pra, 170 milionë euro, media dhe gazetarë që shkruajnë dhe raportojnë, nga ana tjetër institucionet dhe shteti nuk e vrasin mendjen fare dhe askush nuk reagon.
Një pushtet i kapur dhe një media e korruptuar mundën të bëjnë që për vite me radhë të paguheshin dhjetëra miliona euro për një kompani të ndërtuar nga Klodian Zoto, “trurin” e tij, Mirel Mërtirin, të cilët kapën për fyti shtetin shqiptar, kapën për fyti mediat dhe sot jemi përballë aferës së shekullit, asaj të inceneratorëve, krimit dhe vjedhjes më të madhe, tashmë të provuar me akuza nga SPAK-u, ku miliona e miliona euro janë fatura të falsifikuara, firma false, evazion fiskal, vjedhje në mes të ditës, ku disa media raportonin, të tjera media bënin ortakëri më miliona euro dhe mbushnin xhepat me parra korrupsioni, shteti bënte sikur s’dëgjonte e dikush tjetër bërtiste sa të mirë ishin inceneratorët. E ka dhe të tjerë sot që vazhdojnë ta bëjnë këtë, edhe pse janë në hetim nga SPAK-u.

Shteti ishte i gjithi nën këmbët e dy personazheve që sillnin vërdallë zyrtarët, ministrat, deputetët, gazetarët duke i korruptuar dhe sot shumë prej tyre janë pas hekurave, e ndërkohë që priten arrestime të reja, afera e inceneratorëve është edhe një rast që tregon si pushteti kthehet në vegël qorre korrupsioni./ CNA
Edi Rama rikthehet në rolin e gazetarit me penën e tij të ...
Rasti i fundit i denoncimit të bërë nga biznesmeni Gjergj ...
Në një editorial të tij, në gazetën “Tema”, Mero Baze që n...
Afera e inceneratorëve në Shqipëri, është rasti ku mund të...
Po i drejtohemi aktorit, regjisorit “të suksesshëm” Leka B...
SPAK-u ka goditur sot një nga grupet më të fuqishme krimin...
Është shumë e lexueshme tashmë strategjia e urdhëruar ...
Afera e inceneratorëve, përtej çdo debati politik e pu...
Famozja Elisa Spiropali tashmë mund të quhet Elisa e i...
Aktualisht në vend është instaluar një tip opozite e kontr...
Mazhoranca sot po kërkon të presë një kokë që po e shet pë...
Arratisja e ish-Zv/Kryeministrit të qeverisë shqiptare pas...
SPAK-u së fundi ka kërkuar arrestimin e ish-zëvendëskryemi...
Taulant Balla u emërua ministër i Brendshëm nga kryemi...
Vëllezërit kanë ngrirë Kryeministri i Shqipërisë darkon m...
Kryeministri Edi Rama, i cili prej disa vitesh sillet ...
Kur pret ura pa ndonjë arsye të veçantë, ndonjëherë bie në...
Është rikthyer në skenën e debatit aplikimi nga qeveria i...
Ndodh që të dëgjojmë fatkeqësisht në vitin 2023 që mund të...
Ndërsa më parë ishte Komisioni i Politikës së Jashtme të ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...