Vijojnë përplasjet në kantierin e aeroportit të Vlorës/ Kërkohet ndërhyrja e policisë, reagon Behgjet Pacolli
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...

Bota u zgjua dje me imazhe të tmerrshme të sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit, të cilat me të drejtë u dënuan me ashpërsi nga e gjithë bota demokratike.
Edhe në Shqipëri, të gjithë krahët e politikës për pak minuta u bashkuan në mesazhet e tyre për dënimin e sulmeve terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Mesazhet ishin thuajse të njëjta, në pajtim të plotë me praktikat e qëndrimeve të mbajtura nga Shqipëria për të tilla ngjarje.
Denoncohen me emër inspiruesit dhe autorët e sulmeve, sikundër shprehet solidariteti me familjarët e viktimave, popullin dhe shtetin e Izraelit. Padyshim roli i Shqipërisë në Lindje të Mesme është modest. Por qëndrimet politiko-diplomatike për këto ngjarje kanë një vlerë të pamohueshme në politikën e jashtme, pasi pasqyrojnë vlerat e popullit dhe vendit tonë. Për rrjedhojë, edhe renditjen përkrah aleatëve tanë të mëdhenj.
Ndërkohë që kanë kaluar dy javë prej sulmit terrorist të 24 shtatorit në Kosovë, të njëjtët krahë të politikës nuk gjejnë ende gjuhën e përbashkët për miratimin e një rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë, për dënimin e sulmit terrorist ndaj Kosovës dhe denoncimin me emër të inspiruesve dhe autorëve të sulmit, të cilët, i morën jetën në krye të detyrës policit Afrim Bunjaku.
Në memorien time do të mbetet gjithnjë e pashlyer seanca e Kuvendit të Shqipërisë, e 22 korrikut 2010. Teksa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpallte në mënyrë solemne vendimin e saj për përputhshmërinë me të drejtën ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, në Kuvendin e Shqipërisë u shfaq një ekran i madh, ku deputetët pa përjashtim ndoqën me emocion seancën maratonë të Gjykatës së Hagës. Nuk kishte ngjarje më të rëndësishme për kombin. Ndaj, seanca parlamentare e 22 korrikut 2010 ishte në lartësinë që kërkonte ndërgjegjja kombëtare. Politika shqiptare dëshmoi dinjitet. Nuk kishte kalendar, program apo agjendë parlamentare të planfikuar që mund ta konkurronte atë ngjarje historike. Simbolika e seancës parlamentare ishte e qartë: çështja kombëtare ka përparësi ndaj politikës të ditës.
13 vite më pas, sherret banale, gara me projekt-rezoluta dhe kërkesa për interpelancë, përçojnë mesazhin e papranueshëm se politika e vuvuzelave ka parakaluar çështjen kombëtare. Kjo nuk është në dinjitetin e politikës dhe as në nivelin e pritshmërisë së shoqërisë shqiptare. Kosova nuk është temë e politikës së jashtme dhe nuk mund të trajtohet as si temë e debatit të brendshëm politik. Kosova meriton të ketë vendin e saj të paprekshëm, pavarësisht rrethanave që prodhon politika e ditës. Nuk duhet të lejojmë që mungesa e vendosmërisë nga ana e Shqipërisë të trimërojë apo nxisë shtete ose grupime që kërkojnë zhbërjen e Kosovës.
Në rrethanat e tanishme politike dhe të sigurisë në Europë sulmi terrorist i 24 shtatorit ndaj Kosovës është një këmbanë e fortë alarmi. Sjellja e Serbisë ndaj Kosovës nuk është më një çështje politike, por një çështje serioze e sigurisë për rajonin dhe të ardhmen e Europës. Zgjedhja nuk është më mes dështimit dhe suksesit të dialogut, por ndërmjet stabilitetit dhe një përshkallëzimi të mëtejshëm të dhunës. Kjo e fundit ka të ngjarë të ndodhë nëse tolerohet roli i Serbisë, si prishëse e stabilitetit rajonal.
Politika duhet të ngrihet në lartësinë e kërkesave të shoqërisë shqiptare dhe të miratojë njëzëri një rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë ka plot burra e gra me dije dhe eksperiencë shtetërore që mund të hartojnë një dokument përbashkues që t’i qëndrojë stuhive të kohës.
Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë duhet të dënojë sulmet dhe provokimet e inspiruara nga Serbia kundër Kosovës, dhe të kërkojë bashkëpunimin e Serbisë me Kosovën, duke nisur nga dorëzimi i autorëve të sulmit dhe pranimi i një hetimi ndërkombëtar.
Kuvendi i Shqipërisë dhe qeveria shqiptare duhet të angazhohen në një përpjekje të mirëfilltë diplomatike për miratimin e një rezolute në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe emërimin e reporterevë të pavarur për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje. Duke pasur parasysh misionin dhe fushën e përgjegjësisë së Këshillit të Europës, praktikën e konsoliduar me trajtimin e rasteve të tilla, por edhe faktin që Rusia nuk është më pjesë e kësaj organizate pan-europiane në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut, Shqipëria duhet të kanalizojë enerigjitë politiko-diplomatike në funksion të përmbushjes së këtij objektivi.
Në të njëjtën kohë, Shqipëria duhet t’i lehtësojë Kosovës paraqitjen e provave dhe fakteve në forumet dhe organizatat ndërkombëtare, ku Kosova nuk ka qasje, në lidhje me veprimtarinë e ekzekutorëve dhe urdhërdhënësve të sulmit terrorist.
Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë duhet të mbështesë punën e të gjitha institucioneve të Kosovës në funksion të zbatimit të ligjit, rendit dhe mbrojtjes së integritetit territorial të Kosovës, e të nxisë bashkërendimin e ngushtë të institucioneve të zgjedhura të Kosovës me partnerët strategjikë: SHBA-të, BE-në dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë duhet të riafirmojë angazhimin e palëkundur të vendit tonë si anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE, në mbrojtjen dhe promovimin e arkitekturës së sigurisë rajonale, të mbështetur nga SHBA, NATO dhe BE, qysh prej rënies së perdes së hekurt, e cila bazohet në mosndryshimin e kufijve, bashkëjetesën ndëretnike, mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut me fokus te pakicat, dhe pranimin e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në këtë kontekst, partneriteti ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është strategjik për ne, stabilizues për rajonin dhe orientues për të ardhmen euro-atlantike.
Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë duhet të denoncojë politikën e revizionimit të historisë dhe glorifikimit të kriminelevë të luftës dhe akteve terroriste nga Serbia, si pengesë për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë Europiane të rajonit.
Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë duhet të përshëndesë angazhimin e aleatëve në NATO për shtimin e trupave të KFOR-it, si garanci për paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë së Kosovës.
Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë duhet t’i bëjë thirrje pesë shteteve anëtare të BE-së, katër prej të cilave anëtare të NATO-s, që të njohin pavarësinë e Kosovës si kontribut për besueshmërinë e BE-së si ndërmjetësuese; zbatimin e planeve europiane për rajonin; dhe në të njëjtën kohë, si mesazh ndaj Serbisë për të pranuar realitetin e pasluftës në ish Jugosllavi dhe për të ecur në drejtim të rrugës europiane.
Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë duhet t’i bëjë thirrje vendeve anëtare të NATO-s për të përfshirë sa më shpejt Kosovën në Programin e Partneritetit për Paqe; dhe vendeve anëtare të BE-së për të filluar shqyrtimin e aplikimit për anëtarësim në BE.
Kukuvajkat mediatike të inceneratorëve dje kanë fillua...
Inceneratorët janë afera më e madhe e shekullit! Tashm...
CNA, dje, publikoi një material të zgjatur, të plotë, ...
Cila është rruga?! Jo rastësisht fokusi i mediave dhe...
Me një kontratë ekskluzive të publikuar dje, CNA fakto...
Sot, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsi...
Mediat amerikane dje raportuan se ish-zyrtari i lartë i FB...
Afera e inceneratorëve është një nga veprat kriminale ...
Janë 170 milionë euro të marra me mashtrim, me vjedhje...
Qeveria shqiptare dhe biznesi privat kanë paguar rreth 170...
Çështja e inceneratorëve po kthehet gjithmonë e më shu...
Ylli Manjani në ekranin e “Top Channel”, aty ku shpesh jan...
Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të vulës, të a...
Njerëzit që dinë të lexojnë politikisht, po e kuptojnë...
Lulzim Basha është i lexueshëm. Nuk ngjall më asnjë ku...
Afera e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës është një ...
Muaji shtator po troket. Ditët e tij pritet të jenë mj...
Mediat e paguara nga inceneratorët vazhdojnë të krijoj...
Afera e inceneratorëve është më e madhja në 30 vite. Skan...
Tashmë prej disa javësh, mediat e tij, propaganda e kr...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...