Sot, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dha vendimin për aferën, skandalin e inceneratorit të Fierit, ku u akuzuan ish-ministri Lefter Koka, biznesmeni Klodian Zoto dhe ish-sekretari i Përgjithshëm Alqi Bllako dhe disa persona të tjerë, përfshirë në aferë.
Për të gjithë këta u kërkuan 48 vite burg, por me gjykim të shkurtuar 37.6 vite burg, ndërsa Arben Dervishaj, mbikëqyrësi i punimeve të inceneratorit, Juri Imeraj, administrator i kompanisë J.P.Y dhe Arjola Kodra, administratore e inceneratorit të Tiranës, u shpallën të pafajshëm, ndërsa 4 personave të tjerë u është konvertuar dënimi në shërbim prove.
CNA po sjell sot për herë të parë një dokument në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, si dhe një tabelë përllogaritjesh që kompania “Albtech Energy” e Stela Gugalles, bashkëjetueses së Mirel Mërtirit ka bërë për inceneratorin e Elbasanit në bashkëpunim me Klodian Zoton dhe shumë personazhe të tjerë të kësaj afere.
Shpesh në media nga gazetarë, nga ekspertë, është theksuar se inceneratori i Elbasanit është një kazan i madh me naftë që kushton rreth 2 milionë euro në vit dhe buxhetet e bashkive të varfra të qarkut të Elbasanit e kanë të pamundur për ta përballuar.
Së pari, në e-mail duken emrat e njerëzve të inceneratorëve: Klodian Zoto, Giuseppe Ciaffaglione, Denisa Tollkuçi, e më pas një përgjigje e bërë nga zonja Tollkuçi. E-maili i parë drejtohet nga Elton Bualli. E kështu me radhë.
Ky e-mail na tregon me shifra se sa kushton ndërtimi i inceneratorit të Elbasanit, sa është në fakt vlera e tij reale dhe në finale sa kushton për t’u mbajtur. Kjo është përllogaritja e plotë që kanë bërë ekspertët e kompanisë së “Albtech Energy”.
Investimi i impjantit 17.4milionë euro me TVSH, vlera totale e investimit 23.8 mln euro me TVSH.
Kostot mujore 1.43 mln euro dhe vjetoret 1.66 mln/euro
Tabela e mëposhtme tregon numrin e punonjësve, sasinë e naftës dhe kostot e tjera që ka inceneratori i Elbasanit.
Pikërisht për të vërtetuar atë që është thënë dhe stërthënë publikisht se duhen 2 milionë euro në vit.
Sipas përllogaritjes së tabelës që mund ta shikoni të nënvizuar me vizë të kuqe, ekspertët e kompanisë Albtech, Klodian Zoto, Denisa Tollkuçi, Elton Bualli, Giuseppe Ciaffaglione e të tjerë, të cilët janë njerëzit që dalin sa në Elbasan, Fier dhe në Tiranë, rezulton se, do të paktën 10 mijë litra naftë për të funksionuar impianti dhe përllogaritja është bërë me 145 lekë litri. Sot litri i naftës është 180-190 lekë /litër.
Por ka pasur momente gjatë vitit të kaluar që ka qenë dhe 220-240 lekë/ litri. Pra një mesatare vjetore rreth 200 lekë /litër i duhet inceneratorit të Elbasanit që të funksionojë.
Pra përllogaritja finale në qoftë se ne do të mbledhim në tabelë siç i shikoni shifrat mujore dhe vjetore, në muaj do të duhen afërsisht 14 milionë lekë të rinj, ndërsa në vit 166 milionë lekë të rinj ose rreth 1.6 milionë dollarë gjithmonë me naftën 145 lekë /litri.
Ndërkohë me çmimin e tregut të naftës dhe me rritjen dhe inflacionin që ka pësuar gjithçka në shërbime dhe në kosto shkon rreth 200 milionë lekë të rinj ose 2 milionë euro.
Shifra 2 milionë euro është shifra që është artikuluar shpesh në media për inceneratoritn e Elbasanit, investimin e tij që zyrtarisht duhet të ishte rreth 24 milionë euro.
Në fakt impjanti ka kushtuar rreth 17 milionë euro të tjerat janë punime miliona euro në zonën për rreth që kanë kushtuar sa një segment autostrase. Pa folur më tej për përfitimin që do të vinte nga marrja në kontratë koncesionare të impiantit të prodhimit të energjisë.
Kaq u kushton qytetarëve të qarkut të Elbasanit.
Sot inceneratori i cili megjithëse një investim i ri prej 24 milionë eurosh nuk funksionon pretendohet që është në remont dhe plehrave u vihet zjarri siç e pamë pak javë më parë në Elbasan dhe mund ta lexoni në linkun këtu.
Gjithashtu sipas një përllogaritjeje të thjeshtë sipas kontratës koncesionare inceneratori i Elbasanit duhet të djegë rreth 50 mijë tonë mbetje në vit.
Në një përllogaritje të thjeshtë duke pjesëtuar me rreth 2 milionë euro në vit, shuma që na del është afërsisht për një kosto rreth 40 euro/ton mbetje.
Pra llogaria është mjaft e thjeshtë.
Kontrata koncesionare thotë 25 euro/ton, ndërsa kostoja reale sot në inceneratorin e Elbasanit u kushton qytetarëve banorëve të këtij qarku 40 euro/ton. Inceneratori fle gjumë sepse sot ka një kosto gati të pa përballueshme.
15 euro më e shtrenjtë se kostoja e përllogaritur nga kontrata koncesionare. Ky është një fakt që tregon edhe njëherë se inceneratorët ishin një zgjidhje e gabuar përtej faktit që ishin një aferë korruptive ku janë zhytur zyrtarë politikanë, por në këtë rast po lëmë mënjanë emrat dhe po merremi me faktet.
25 euro/ton duhet t’u kushtonte banorëve të qarkut të Elbasanit incenerimi i mbetje në fakt sot u kushton 40 euro/ton dhe inceneratori në Elbasan nuk punon (remont).
Termi që është gjetur është remonti. Për çfarë bëhet remont një incenerator, i cili nuk ka më shumë se 3 vite që ka përfunduar që është i ri që ka punuar shumë pak orë, që sipas premtimeve shumë të mëdha duhet të na prodhonte energji që do zhdukte malet me plehra dhe që në fakt kompania që e ka ndërtuar sipas të dhënave të saj na thekson se kostot janë marramendëse.
Kjo është sipas e-maileve zyrtare të kompanisë por edhe sipas tabelës së mësipërme, e cila na tregonte kostot për të mbajtur në punë inceneratorin e Elbasanit.
Pra 2 milionë euro të deklaruara publikisht nga gazetarët, mediat, nuk janë fjalë ekranesh, portalesh, por janë fakte në bazë të dokumenteve ekskluzive të siguruara nga kompania dhe të dhënat zyrtare që janë në hetim nga SPAK-u.
Sot gjykata dha vendimin për Fierin, në datën 5 tetor pritet vendimi për Elbasanin ku shumë emra do të jenë në listën e atyre që SPAK ka kërkuar të marrin dënime në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit./ CNA
Mediat amerikane dje raportuan se ish-zyrtari i lartë i FB...
Afera e inceneratorëve është një nga veprat kriminale ...
Janë 170 milionë euro të marra me mashtrim, me vjedhje...
Qeveria shqiptare dhe biznesi privat kanë paguar rreth 170...
Çështja e inceneratorëve po kthehet gjithmonë e më shu...
Ylli Manjani në ekranin e “Top Channel”, aty ku shpesh jan...
Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të vulës, të a...
Njerëzit që dinë të lexojnë politikisht, po e kuptojnë...
Lulzim Basha është i lexueshëm. Nuk ngjall më asnjë ku...
Afera e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës është një ...
Muaji shtator po troket. Ditët e tij pritet të jenë mj...
Mediat e paguara nga inceneratorët vazhdojnë të krijoj...
Afera e inceneratorëve është më e madhja në 30 vite. Skan...
Tashmë prej disa javësh, mediat e tij, propaganda e kr...
Një kontratë koncesionare e firmosur në vitin 2017. Janë j...
Prokurori i SPAK-ut, Edvin Kondili, që njihet gjerësis...
Ish-ministri i Shëndetësisë, zoti Ilir Beqaj, ka shfaq...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me punë...
Sot SPAK ka thirrur për të disatën herë për të marrë n...
Një skandal përtej kufijve të Shqipërisë, që përfshiu ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Për gjobën 20 milionëshe, qytetari Ndue Kolthi takon drejt...
Jemi në fshatin Spiten të Lezhës, në biznesin e qytetarit ...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Një automjet ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë është...
Një argjendari është grabitur këtë të martë në Kamëz. Rap...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin malazez...
Efektivët e policisë kanë mundur të lirojnë në kohë 30...
Tani, kur teknologjia është duke ndryshuar qasjen ndaj...
Ditën e sotme do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshj...
Ditën e martë dhe të mërkurë do të kemi mot të paqëndr...
Masat ajrore polare dhe frontet e ftohta të njëpasnjës...
Vendet në rajonin e Gjirit Persik po kalojnë ngadalë drejt...
Finlanda reagon ndaj hyrjes së paligjshme të emigrantëve p...
Një avion ushtarak i Shteteve të Bashkuara, me tetë person...
Një trafikant droge, i cili rrezikon të kryejë 14 vjet...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Viola Gjyzeli është 13-vjeçarja nga Durrësi që do të p...
Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gja...
Sot më 29 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...
Prej dekadash Ballkani është një Rajon që ka vuajtur nga l...
Madhësia e borxhit në vlerë dhe rritja e normave të in...