
Afera e inceneratorëve është një nga veprat kriminale që ka ndodhur në mbi 30 vite demokraci të Shqipërisë. Një ministër pas prangave një sekretar i Përgjithshëm, persona të tjerë në akuza, shumë të arrestuar, të tjerë të arratisur. Akuza ndaj ish-zëvendëskryeministrit nga vetë mazhoranca.
Akuza ndaj personave si truri i tyre si në rastin e Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe Stela Gugalles. Akuza ndaj kryeministrit të vendit dhe akuza ndaj Erion Veliajt, këto të fundit të artikuluara ashpër nga opozita.
Inceneratorët dhe kompanitë e tyre kanë marrë nga taksat e shqiptarëve dhe bizneset private rreth 170 milionë euro në këto vite.
Në fakt kontrata koncesionare shkon rreth 1 miliard euro.
-Janë rreth 24 milionë euro në incenerator të Elbasanit, një kazan me naftë që është jashtë funksionit, gjoja në remont.
-Një incenerator rreth 36 milionë euro në Fier që nuk ka përfunduar dhe kërkon miliona euro të tjera investim.
-Në Tiranë një incenerator që nuk ekziston, ku janë marrë 110 milionë euro nga të cilat gjysma e shumës është paguar nga qeveria shqiptare nëpërmjet granteve të pakushtëzuara, pra si mbështetje dhe pjesa tjetër, rreth 50 milionë euro, janë të ardhurat nga bizneset private, dherat dhe mbledhja e tyre.
Por kontratat koncesionare parashikonin që do të ishin rreth 300 milionë euro që do jepeshin në 30 vite nga qeveria shqiptare, plus rreth 128 milionë euro investim që duhet të bënte kompania dhe plus të ardhurat që janë fshehur mesa duket me stil nga biznesi, të cilat kanë kapur thuajse të njëjtën vlerë që kanë pasur edhe pagesat që bënte qeveria dhe të ardhurat që do të krijonte kompania e inceneratorit të Tiranës, nga biznesi, ndoshta ishte dhe më e madhe.

Me rritjen e numrit të popullsisë dhe me një llogaritje të thjeshtë aritmetike, totali i inceneratorit shkonte rreth 1 miliard euro. Por askush deri më sot nuk e pranon që projekti i inceneratorëve, PPP, ka dështuar, ishte një vjedhje. Edhe politikisht, edhe publikisht, askush nuk flet.
Në fakt, ka një analizë të thjeshtë përtej shifrave dhe hajdutërisë që bëhet nga eksponentë të theksuar të Rilindjes dhe partisë në pushtet, nga njerëzit e saj.
Emrat janë të gjithë pjesë e kupolës së PS-së dhe Rilindjes.
Struktura që nga Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e të tjerë me radhë, përfshirë ministra, zëvendëskryeministra dhe çfarë janë përfshirë në këtë aferë.

Shikoni rastin konkret. Më poshtë po sjellim një video, është marrë në landfillin e Qarkut Korçë, ku Bashkia e Korçës, Bashkia e Pogradecit, e Kolonjës, e Maliqit dhe Devollit çojnë mbetjet.
Një projekt i KFW Bank që studimin e ka filluar rreth 10 vite më parë që prej 5 vitesh tashmë funksionon në mënyrë perfekte. Prej gati 5 vitesh bashkitë e qarkut të Korçës çojnë mbetjet në landfillin e Maliqit.

Ky landfill është një projekt i KFW Bank, i cili ka marrë një studim të imtësishëm dhe një afat të gjatë kohor dhe, më pas, pasi është bërë studimi për kompaninë, mënyrën e ngritjes të menaxhimit që të mos kishte dështim, ka filluar një investimi.
Buxheti i projektit është 14 milionë euro, pjesa e landfillit ndërtim plus makineri e pajisje të landfillit 9 milionë euro dhe stacionet e transferimit, masat imediate dhe konsulencat rreth 5 milionë euro.
Landfilli ka filluar të operojë, pra të pranojë mbetje në mes të vitit 2018. Landfilli ka një kapacitet që mund të mbajë 1 milion ton mbetje.
Tashmë në Qarkun e Korçës nuk ka më gangrenë për mbetjet që lihen në fusha dhe që digjen. Shikojeni këtë video, është publikuar nga kryetari i Bashkisë së Korçës.
Sipas të dhënave zyrtare, landfilli ka kushtuar 14 milionë euro dhe është një zgjidhje përfundimtare për të paktën 20 vite, por me trendin e tanishëm mund të shkojë deri në 25 vite.
Mund të shkojë dhe përtej, pasi në projektin fillestar ka tri pika kapsulimi që janë me afate 7-vjeçare.
Nuk ka incenerator, nuk ka qindra miliona euro mashtrime e dhjetra milionë të vjedhura, kompania nuk del me humbje. Bashkitë paguajnë afërsisht 15 euro/ton dhe janë këto bashki aksionere të kompanisë.
Bashkitë çojnë mbetjet, paguajnë një "fee" të caktuar që është gjysma e vlerës që do kishte inceneratori i Tiranës (që nuk ekziston), i cili nga ana tjetër do të shiste dhe do të krijonte të ardhura nga energjia dhe të ardhura të tjera dhe sidomos ato që do të merrte nga biznesi, kurse këtu me rreth 15 euro/ton një kompani shtetërore me aksionerë bashkitë menaxhon në mënyrë të shkëlqyer mbetjet.
Nga ana tjetër, pritet që kjo tarifë të ulet, pasi mirëmenaxhimi dhe rritja e të ardhurave sjell uljen e shumës që paguan çdo bashki për të çuar mbetjet në këtë landfill.
E në rast se në Korçë do të kishin tentuar të bënin incenerator, do të ndodhte ashtu siç ndodh në Elbasan ku bashkitë e këtij qarku duhet të paguajnë rreth 2 milionë euro në vit për ta mbajtur ndezur.
E ndezin nganjëherë dhe tani thonë është në remont. Një investim i ri i filluar në vitin 2015 i përfunduar pak kohë më parë që hyn në remont.
Ndërkohë në qarkun e Korçës mbetjet përpunohen me gjysmën e kostos, me një kompani menaxhimi, e cila është me fitim, që pritet të ulet tarifa e grumbullimit të mbetjeve, që është studiuar nga KFW Bank, është investuar nga KFW Bank dhe është një nga ndërmarrjet më korrekte dhe investimet më të sigurta.

Krahasojeni pak me inceneratorët që kanë marrë 170 milionë euro. Njëri nuk punon, tjetri nuk ka përfunduar dhe tjetri nuk ekziston./ CNA
Janë 170 milionë euro të marra me mashtrim, me vjedhje...
Qeveria shqiptare dhe biznesi privat kanë paguar rreth 170...
Çështja e inceneratorëve po kthehet gjithmonë e më shu...
Ylli Manjani në ekranin e “Top Channel”, aty ku shpesh jan...
Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të vulës, të a...
Njerëzit që dinë të lexojnë politikisht, po e kuptojnë...
Lulzim Basha është i lexueshëm. Nuk ngjall më asnjë ku...
Afera e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës është një ...
Muaji shtator po troket. Ditët e tij pritet të jenë mj...
Mediat e paguara nga inceneratorët vazhdojnë të krijoj...
Afera e inceneratorëve është më e madhja në 30 vite. Skan...
Tashmë prej disa javësh, mediat e tij, propaganda e kr...
Një kontratë koncesionare e firmosur në vitin 2017. Janë j...
Prokurori i SPAK-ut, Edvin Kondili, që njihet gjerësis...
Ish-ministri i Shëndetësisë, zoti Ilir Beqaj, ka shfaq...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me punë...
Sot SPAK ka thirrur për të disatën herë për të marrë n...
Një skandal përtej kufijve të Shqipërisë, që përfshiu ...
Tri personazhe, ku dy prej të cilëve shumë aktivë, Mir...
Edi Rama rikthehet në rolin e gazetarit me penën e tij të ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...