
Çështja e inceneratorëve po kthehet gjithmonë e më shumë në një serial ku skenaristët dhe regjisorët, që janë shumë e shtohen pas çdo pjese, duan të fshehin sa më gjatë finalen, të cilën e duan të lumtur, por që skenari po u bëhet gjithnjë e më tragjik.
E në rast se dikush do të kuptojë të vërtetën e inceneratorëve, përtej asaj që kemi parë deri tani, si akuza nga SPAK-u, ku janë përfshirë disa zyrtarë, ish-ministri i Mjedisit dhe ish-sekretari i tij i përgjithshëm, apo deri tek akuzat për hotelet e Arben Ahmetajt dhe lidhjet me Mirel Mërtirin, afera e inceneratorëve me vlerë mbi 1 miliard euro ka ende shumë të panjohura dhe SPAK-u, ende s’ka shkuar deri në fund.
Njëra palë përpiqet të mbrohet duke sulmuar Arben Ahmetajn, për t’i vënë kapakun çështjes duke përdorur media e gazetarë gjobaxhinj për interesa të tyre.
Të tjerë thonë se inceneratorët janë histori suksesi, të tjerë sulmojnë dhe akuzojnë gazetarë pse thonë të vërtetën që SPAK t’i shkojë deri në fund kësaj afere.
Koha po i qartëson të gjitha dhe më e rëndësishmja është që të kuptohet deri në fund pozicioni i SPAK-ut dhe roli i plotë i prokurorëve në këtë hetim.
E që të besojnë shqiptarët te drejtësia e re nuk po bëjmë pyetje gazetarie me “5 W”, por thjesht me disa KUSH, KU dhe PSE?
Këto përgjigje duhet të na japë hetimi, ndoshta ka edhe të tjera, por po sjellim disa që na lindën ne pasi lexuam akuzën e SPAK-ut.

Janë tre inceneratorë ku asnjëri nuk punon. Ai i Elbasanit, thuhet në remont, i ri në remont? Inceneratori i Fierit ende s’ka përfunduar, edhe pse kompania e ka deklaruar të mbyllur investimin, por mungojnë edhe 8 deri në 10 milionë euro pajisje. Në Tiranë pas 6 vitesh nuk ekziston inceneratori fare.
Le të fillojmë me të parin Elbasanin, për të vazhduar më tej me Fierin dhe Tiranën, për shumë KUSH?

Elbasani
-Kush e urdhëroi kalimin nga landfill në incenerator?
-Kush e anuloi kredinë e butë nga BE-ja për landfillin e Elbasanit nga BNB Paribas?
-Kush e shpalli emergjencën?
-Kush e drejton komitetin e emergjencës?
-Kush e urdhëroi financimin?
-Kush e pranoi propozimin e pakërkuar?
-Kush i përgatiti 14 vendime për një ditë?
-Kush miratoi një kontratë që investimi të paguhej nga qeveria vetëm disa muaj pasi të fillonte?
-Kush e quajti sukses?
-Kush e mbrojti me pasion?
-Kush e urdhëroi marrjen në dorëzim?
-Kush e supervizoi zbatimin e projektit?
-Kush gënjeu publikisht për një PPP kur ishte një investim publik?
Pse s’pati tender të hapur ndërkombëtar?
Sot në Elbasan ka ende male me plehra dhe plehra që digjen edhe me keq se përpara shpalljes së emergjencës. Ndodhi disa ditë më parë.
Këto janë disa KUSH, por ka dhe shumë pyetje të tjera në rast se duam që “puzzle”-i i aferës së inceneratorit të Elbasanit të jetë i qartë dhe i plotë, përtej fasadës Stela Gugallja, pa harruar këdo tjetër të përfshirë në këtë aferë. Ndjekja e parave nuk është mision i vështirë.
SPAK-u duhet të na përgjigjet deri në fund, KUSH?
p.s. jemi të hapur të shtojmë çdo pyetje që ka publiku brenda këtij shkrimi, por edhe në publikimet që do të vijojnë.../ CNA
Ylli Manjani në ekranin e “Top Channel”, aty ku shpesh jan...
Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të vulës, të a...
Njerëzit që dinë të lexojnë politikisht, po e kuptojnë...
Lulzim Basha është i lexueshëm. Nuk ngjall më asnjë ku...
Afera e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës është një ...
Muaji shtator po troket. Ditët e tij pritet të jenë mj...
Mediat e paguara nga inceneratorët vazhdojnë të krijoj...
Afera e inceneratorëve është më e madhja në 30 vite. Skan...
Tashmë prej disa javësh, mediat e tij, propaganda e kr...
Një kontratë koncesionare e firmosur në vitin 2017. Janë j...
Prokurori i SPAK-ut, Edvin Kondili, që njihet gjerësis...
Ish-ministri i Shëndetësisë, zoti Ilir Beqaj, ka shfaq...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me punë...
Sot SPAK ka thirrur për të disatën herë për të marrë n...
Një skandal përtej kufijve të Shqipërisë, që përfshiu ...
Tri personazhe, ku dy prej të cilëve shumë aktivë, Mir...
Edi Rama rikthehet në rolin e gazetarit me penën e tij të ...
Rasti i fundit i denoncimit të bërë nga biznesmeni Gjergj ...
Në një editorial të tij, në gazetën “Tema”, Mero Baze që n...
Afera e inceneratorëve në Shqipëri, është rasti ku mund të...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...