SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Afera e inceneratorëve është më e madhja në 30 vite. Skandali më korruptiv i demokracisë shqiptare që kap shifra të frikshme kontratash të firmosura, të cilat fillojnë në disa dhjetëra mijëra euro e përfundojnë me miliarda.
Inceneratorë që nuk punojnë dhe inceneratorë që nuk ekzistojnë, por dhe plehra që digjen. Plehra që digjen vërtetë, u vendoset shkrepësi. Por për ata që i shikojnë thjeshtë si flakë, ato janë paratë që digjen. Ato mbetje janë taksat e qytetarëve që shkrumbohen.
Filloi një vit më parë në Fier, mund ta shikoni në këto foto.

Iu vu zjarri mbetjeve në zonën Mbrostar të Fierit, të cilat duhet të shkonin në fakt tek inceneratori i Fierit. Nuk mund të quhet e rehabilituar zona apo zgjidhja e problemit të mbetjeve nëse ato që janë gjendje nuk incenerohen, pra nuk digjen, apo nuk çohen atje ku duhet të trajtohen.
Qeveria jonë dhe Bashkia e Fierit si mjaft “të zgjuara” e “të zonjat” e gjetën zgjidhjen kur firmosën kontratën e inceneratorit të Fierit, nuk përcaktuan vendin saktësisht, pasi pati probleme fillimisht. Pati një kosto për ndryshimin e zonës ku do të ndërtohej dhe po ashtu mbetjet që ishin krijuar me vite morën një zgjidhje. Pasi nuk ishin përfshirë si problematikë në djegie tek inceneratori i Fierit sepse ndërtohej, atyre vjet iu vu flaka. Në kulmin e sezonit turistik tymi mbuloi qytetin e Fierit.
E njëjta situatë u përsërit në Vlorë. Landfilli ekzistues i Vlorës u dogj në korrik të këtij viti, tymi mbuloi qytetin. Ndërkohë që banka gjermane KFV kishte paguar, kishte dhënë një kredi disa miliona euro, të cilën e kishte fituar sërish Klodian Zoto, për të bërë një landfill në Vlorë. Dhe mbetjet duheshin çuar atje, por sërish iu vu flaka.

Elbasani është rasti i tretë që ka ndodhur dje. Por në Elbasan ekziston inceneratori, i cili sipas kryeministrit tonë të nderuar është me remont. Përse duhet të bëjë remont një incenerator, i cili është vënë në punë përpara një viti apo dy vitesh. Këtë vetëm kryeministri ynë mund të na e shpjegojë. Inceneratori i Elbasanit është një investim me një kontratë 7-vjeçare i filluar në 2014-ën që duhej të përfundonte në fund të vitit 2021.

Një kazan me naftë mund të quhet pasi do miliona euro që të punojë. Pretendohet që prodhon energji. Në fakt, edhe pas kontratës për energji në këtë incinerator, pra për impiantin e prodhimit të energjisë, ka një aferë korruptive që po hetohet nga SPAK-u, por kjo është diçka tjetër.
Dje mbetjet në inceneratorin e Elbasanit i kanë përfshirë flakët. Është i treti rast që digjen mbetjet. Në Vlorë, në Fier dhe tashmë në Elbasan. Në Elbasan u mbuluan mbetjet e vjetra, u sheshua, u mbuluan me dhe, u mbollën disa pemë dhe u tha se u zgjidh problematika. Në fakt asgjë nuk ishte zgjidhur. Malet me plehra janë aty.
Inceneratori nuk punon me justifikimin se ka remonte, por problematika e vërtetë është se ai incenerator kërkon miliona euro që të vihet në punë. Funksionon në rregull ose jo këtë duhet ta shikojnë organet kompetente. Fakti është që mbetjet ishin mal dhe nuk digjeshin. Pra, kishim plehra pa u bërë inceneratori, kemi plehra, edhe pse është bërë inceneratori.
Investohen 24 milionë euro sërish inceneratori nuk i djeg mbetjet. Sërish malet me plehra janë aty. Ku është ndryshimi? Landfill dje në Elbasan, landfill dje në Fier. Zjarr dje në Elbasan, zjarr dje në Fier. Incenerator sot në Fier, incenerator në Elbasan, zjarr në Fier, zjarr edhe në Elbasan, sërish malet me plehra digjen njësoj. Apo si rasti i Vlorës, i cili ka një landfill të ri, që është në një zonë tjetër të qytetit, por ekzistuesi, zona e mbledhjes së mbetjeve është atje në male me plehra, të cilat digjen. Tashmë s’ka ngelur gjë tjetër, të digjet mali me plehra i Tiranës, pasi çuditërisht kudo ku kalon Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe kompanitë famëkeqe të inceneratorëve, të cilat firmosën kontrata rreth 1 miliard euro, për 30 vite përfituan rreth 170 milionë euro në 5-6 vite kudo ku ata kanë kaluar, kudo ku ata ndërtojnë bie flakë.
Rastësisht ra në Fier, rastësisht tymi doli në Elbasan, rastësisht doli në Vlorë. Dhe për ata që duan të mësojnë, në Fier e ka pasur inceneratorin Klodian Zoto me Mirel Mërtirin, në Elbasan, Klodian Zoto me Mirel Mërtirin dhe në Vlorë ka qenë sërish Klodian Zoto te landfilli. Dhe në Tiranë sërish Klodian Zoto me Mirel Mërtirin.
Në tri nga këto ka pasur tym e flakë mbi mbetjet, të cilat janë miliona euro që digjen nga taksat e qytetarëve, që kanë paguar që ato mbetje të mos jenë më aty.
Edhe siç tha kryeministri, ose do të paguajnë qytetarët nga taksat ose do të paguajë shteti për impiantet për të hequr mbetjet. Dhe impiantet janë aty, sërish malet me plehra janë aty, sërish flaka është aty. Miliona euro ku kanë shkuar dhe për çfarë janë përdorur, këtë askush nuk di ta thotë. Fakti është që plehrat digjen sërish sa në Fier, Vlorë apo Elbasan. Dhe tani nuk ka ngelur gjë tjetër, nga ata që fituan këta tenderë dhe miliona euro apo koncesionet e mbetjeve, të presin t’i shohin tymin edhe Tiranës.
Tashmë prej disa javësh, mediat e tij, propaganda e kr...
Një kontratë koncesionare e firmosur në vitin 2017. Janë j...
Prokurori i SPAK-ut, Edvin Kondili, që njihet gjerësis...
Ish-ministri i Shëndetësisë, zoti Ilir Beqaj, ka shfaq...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me punë...
Sot SPAK ka thirrur për të disatën herë për të marrë n...
Një skandal përtej kufijve të Shqipërisë, që përfshiu ...
Tri personazhe, ku dy prej të cilëve shumë aktivë, Mir...
Edi Rama rikthehet në rolin e gazetarit me penën e tij të ...
Rasti i fundit i denoncimit të bërë nga biznesmeni Gjergj ...
Në një editorial të tij, në gazetën “Tema”, Mero Baze që n...
Afera e inceneratorëve në Shqipëri, është rasti ku mund të...
Po i drejtohemi aktorit, regjisorit “të suksesshëm” Leka B...
SPAK-u ka goditur sot një nga grupet më të fuqishme krimin...
Është shumë e lexueshme tashmë strategjia e urdhëruar ...
Afera e inceneratorëve, përtej çdo debati politik e pu...
Famozja Elisa Spiropali tashmë mund të quhet Elisa e i...
Aktualisht në vend është instaluar një tip opozite e kontr...
Mazhoranca sot po kërkon të presë një kokë që po e shet pë...
Arratisja e ish-Zv/Kryeministrit të qeverisë shqiptare pas...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...