
Një kontratë koncesionare e firmosur në vitin 2017. Janë jo pak, por deri në fund të vitit 2022 apo edhe fillimit të 2023-shit, shifrat e dhëna zyrtarisht shkojnë rreth 110 milionë euro të ardhura.
Pra, kompania e inceneratorit rreth 60 milionë euro i ka marrë nga qeveria në 6 vite gati si pagesa nga granti i pakushtëzuar nëpërmjet Bashkisë së Tiranës, plus pagesat e bëra nga Bashkia e Kavajës dhe Bashkia e Durrësit, dhe nga ana tjetër janë mbi 50 milionë euro të ardhura të gjeneruara nga biznesi.

Janë 110 milionë euro të ardhura. CNA e ka deklaruar shpesh këtë shifër dhe i kemi qëndruar sipas të dhënave zyrtare dhe bilanceve që ka deklaruar kompania, e cila pretendon se në vitet e fundit qarkullon 20-25 milionë dollarë në vit, me një fitim vjetor nga 6-7 milionë dollarë, sipas të dhënave dhe vetëdeklarimeve të kompanisë janë investuar rreth 30 milionë euro.
Në fakt, në dokumente, komunikimi mes investitorëve, shifra që deklarohet, që duket më e besueshme dhe e vërtetë, është diku te rreth 22 milionë euro.
Një numër shifrash që mund të krijojnë kakofoni, por një aritmetikë e thjeshtë zbulon një skemë të madhe vjedhjeje, mashtrimi, abuzimi, të cilën duhet që ekspertët e SPAK-ut ta shohin në detaje në rast se duan t'i shkojnë deri në fund të vërtetës.

Janë 110 milionë euro të ardhura, kompania pretendon se ka investuar 30 milionë euro, shifra e dhënë prej tyre është diku te 22 milionë euro në dokumente të tjera, por le të marrim të mirëqenë shifrën 30 milionë euro, vlera e mbetur është rreth 80 milionë euro.
Beton, kapsulim, punonjës? Në fakt, kompania “Integrated Energy BV SPV” të gjitha punët i ka kryer me kontraktime (ka dhe faktura fiktive siç ishte rasti i "ITS" një faturë 5 milionë euro) dhe këtu qëndron dhe thembra e Akilit.
Shifra të fryra investimesh, shifra të fryra shpenzimesh, lekët “humbin” rrugës.
Ka dhe shumë të tjera dhe për të zbërthyer skemën e merimangës së inceneratorit të Tiranës do të sjellim disa detaje.
Skema e merimangës ka disa të dhëna. Ka transferta që duhen hetuar ku kanë shkuar lekët. Pra, mjafton që nëpërmjet transfertave bankare, numrave të llogarisë të kompanisë “Integrated Energy BV SPV” të kontrollohen dy detaje, pra transfertat e kryera nga kompania dhe nënkontraktorët.
Kështu, skema e merimangës do të zgjidhet shpejt dhe mali i madh me dokumente do të faktojë të gjitha lidhjet, të cilat shkojnë, siç CNA e ka deklaruar, deri në kompani guacka, shkojnë në Maltë, në kompaninë e Mirel Mërtirit dhe ka dyshime gjatë hetimeve se shkojnë dhe në “offshore” të tjera.
Pagesat e inceneratorit të Tiranës nuk duhen parë vetëm te paguesi i parë, sepse lidhjet janë edhe më të thella, ka një transfertë që çohet diku si nënkontraktim punimesh, të cilat nuk kryejnë asnjë punë e më pas paratë kanalizohen te persona të tjerë.
Nga ana tjetër, ajo që duhet verifikuar për t’u kuptuar se ku kanë shkuar paratë janë transfertat e bëra jashtë. Kush janë personat e përfshirë dhe përfituesit e këtyre e parave.
Janë dhjetëra miliona euro në 6 vite të shqiptarëve të varfër, të cilët kanë paguar me taksa një incenerator që nuk ekziston dhe ndërkohë pretendohet se kemi thjesht një skemë mashtrimi me një faturë 4-5 milionë euro. Jo, kjo është e pavërtetë.
Janë dhjetëra miliona euro të tjera, të cilat i përkasin merimangës korruptive dhe mashtrimit të bërë me inceneratorin e Tiranës. Që nga kontrata fillestare që fillon me futjen dhe heqjen e dy kompanive të huaja dhe deri te pagesat, te transfertat e bëra jashtë dhe te nënkontraktorët e kompanisë, për ata që kanë kryer punime dhe për ata që nuk kanë kryer punime.

Hetimi dhe zbardhja e kësaj skeme merimangë në përfundim përtej tre emrave klasikë tashmë, Stela Gugallja, Mirel Mërtiri apo Klodian Zoto, do zbulojë kush janë përfituesit e tjerë në skemën e ndërtuar të inceneratorit të Tiranës./ CNA
Prokurori i SPAK-ut, Edvin Kondili, që njihet gjerësis...
Ish-ministri i Shëndetësisë, zoti Ilir Beqaj, ka shfaq...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me punë...
Sot SPAK ka thirrur për të disatën herë për të marrë n...
Një skandal përtej kufijve të Shqipërisë, që përfshiu ...
Tri personazhe, ku dy prej të cilëve shumë aktivë, Mir...
Edi Rama rikthehet në rolin e gazetarit me penën e tij të ...
Rasti i fundit i denoncimit të bërë nga biznesmeni Gjergj ...
Në një editorial të tij, në gazetën “Tema”, Mero Baze që n...
Afera e inceneratorëve në Shqipëri, është rasti ku mund të...
Po i drejtohemi aktorit, regjisorit “të suksesshëm” Leka B...
SPAK-u ka goditur sot një nga grupet më të fuqishme krimin...
Është shumë e lexueshme tashmë strategjia e urdhëruar ...
Afera e inceneratorëve, përtej çdo debati politik e pu...
Famozja Elisa Spiropali tashmë mund të quhet Elisa e i...
Aktualisht në vend është instaluar një tip opozite e kontr...
Mazhoranca sot po kërkon të presë një kokë që po e shet pë...
Arratisja e ish-Zv/Kryeministrit të qeverisë shqiptare pas...
SPAK-u së fundi ka kërkuar arrestimin e ish-zëvendëskryemi...
Taulant Balla u emërua ministër i Brendshëm nga kryemi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...