“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Tashmë prej disa javësh, mediat e tij, propaganda e kryeministrit apo dhe ata që i shërbejnë me devotshmëri për të kapur ndonjë kockë, po kërkojnë që në mënyra nga më të ndryshmet, pra të mbyllin çështjen e inceneratorëve, ta bëjnë relative, ta bëjnë të thjeshtë, ta bëjnë sikur s’ka ndodhur asgjë, disa fatura janë vjedhur, janë vjedhur 5 milionë euro fatura fiktive, është një gjë e mirë, është bërë mirë landfillimi e të tjera si këto.

Kryeministri ka dashur të heqë çdo vëmendje nga afera e inceneratorëve pasi një skandal i madh i ka plasur, kontratat koncesionare i kanë dalë korruptive dhe SPAK-u ka drejtuar gishtin edhe tek ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj, të cilit i ka hetuar dhe pasurinë.
I ka arrestuar një ish-ministër, dhe dhjetra zyrtarë, gjithashtu për PPP-të apo koncesionet priten arrestime të reja.
Më pas u tentua që të shpallej një kullë si një problematikë e madhe, megjithëse kishte një vit apo më shumë që ishte dhënë leje si gjoja investim i Sali Berishës. Sikur prapa kullës ishte Saliu, pra në 2023, pas 10 viteve në pushtet të Ramës, kullën e investonte Saliu.
Gënjeshtrat e dirigjuara nga sektori propagandistik, për të hequr vëmendjen. U kuptua që skenaristi ishte ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, por edhe me benzinën e hedhur në zjarr nga Erion Veliaj.
Më pas një shpërthim i kontrolluar nga SPAK-u, nga prokurori Edvin Kondili, në lidhje me çështjen e sterilizimit, ku u arrestua një ish-zëvendësministër dhe administratori dhe pronari i shoqërisë koncesionare.

Asnjë veprim ndaj zotit Ilir Beqaj, që në fakt në të gjitha aktet e lexuara nga kërkesa e çuar tek ai nga vetë prokurori Kondili te GJKKO duket qartë se shpërdorimi i detyrës është një vepër penale e kryer në të gjitha rastet, të paktën sipas të dhënave që SPAK-u ka dërguar para gjykatësit. Vetë gjykatësi ka kërkuar të thellohen hetimet për Beqajn dhe ish-ministrin Shkëlqim Cani.
Rama paralajmëron lëvizje në qeveri në heshtje dhe herë pas here përtej lajmeve negative, por ato i duhen si lajme e zhurmë në kohën e duhur.
Korrupsionit dhe aferave kryeministri tenton t'i lejë të rrjedhin dhe ti japë forcë dhe peshë tek lajmet e tij pozitive, siç ishte ai i Shpiragut sot apo kontributin e tij të palodhshëm gjatë kësaj stine vere në lidhje me turizmin në Shqipëri nga Velipoja deri në Ksamil, ku ditë pas dite kryeministri vazhdon të përcjellë lajmet e tij të mira, për zhvillimin e turizmit, për të ardhmen e turizmit dhe qershia mbi tortë ishin disa ditë pushime të kryeministres italiane Meloni në Vlorë.

Ndryshimet në qeveri duket se nuk ia zbehin Ramës lajmet e mira që do të ndajë, megjithëse inceneratorët, sterilizimi, korrupsioni, skandalet, problematikat i qëndrojnë si sëpatë mbi kokë, të gjitha koncesionet që disa prej tyre ndoshta dhe janë në përfundim dhe pritet thjesht dhe vetëm që qeveria të reflektojë, apo të ndërhyjë t’i ndryshojë këto kontrata koncesionare që ka firmosur dhe të shpëtojë nga zullumi i bëmave dhe gjëmave të koncesioneve të cilat po ia prishin çdo “ëmbëlsi dhe mirësi” që kryeministri ynë bën për mëmëdheun./ CNA
Një kontratë koncesionare e firmosur në vitin 2017. Janë j...
Prokurori i SPAK-ut, Edvin Kondili, që njihet gjerësis...
Ish-ministri i Shëndetësisë, zoti Ilir Beqaj, ka shfaq...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me punë...
Sot SPAK ka thirrur për të disatën herë për të marrë n...
Një skandal përtej kufijve të Shqipërisë, që përfshiu ...
Tri personazhe, ku dy prej të cilëve shumë aktivë, Mir...
Edi Rama rikthehet në rolin e gazetarit me penën e tij të ...
Rasti i fundit i denoncimit të bërë nga biznesmeni Gjergj ...
Në një editorial të tij, në gazetën “Tema”, Mero Baze që n...
Afera e inceneratorëve në Shqipëri, është rasti ku mund të...
Po i drejtohemi aktorit, regjisorit “të suksesshëm” Leka B...
SPAK-u ka goditur sot një nga grupet më të fuqishme krimin...
Është shumë e lexueshme tashmë strategjia e urdhëruar ...
Afera e inceneratorëve, përtej çdo debati politik e pu...
Famozja Elisa Spiropali tashmë mund të quhet Elisa e i...
Aktualisht në vend është instaluar një tip opozite e kontr...
Mazhoranca sot po kërkon të presë një kokë që po e shet pë...
Arratisja e ish-Zv/Kryeministrit të qeverisë shqiptare pas...
SPAK-u së fundi ka kërkuar arrestimin e ish-zëvendëskryemi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...