
Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të vulës, të asaj cope që ai e quan PD dhe e mban ende peng zyrtarisht me urdhëra apo mbështetjen e kryeministrit Rama brenda sistemit të drejtësisë.
Luli mblodhi një Këshill Kombëtar ku ka persona me precedentë penalë dhe njerëz të dënuar, por që fshihen pas Lulit për të tjera pazare.
Përtej Këshillit le të shohim propozimet spektakolare të Bashës sot, i cili ditët e fundit ka ndarë 6 apo 7 poste ministrore për të ardhmen siç mendon ai që dhe po nuk i fituan vetë zgjedhjet do të vijë në pushtet në koalicion me Edi Ramën.
Më tej Luli ka propozuar një sekretariat dhe emrat e sekretariatit janë 11. Nuk dihet se cili nga ata do të bëhet ministër apo jo, e sigurt është që ministër do të jetë Roland Bejko dhe Enkelejd Alibeaj kur të vijë Luli.

Pa post nuk do të mbetet dhe Edvin Kulluri, mbështetësi i madh i Bashës që u bë dhe Sekretar i Marrëdhënieve me Publikun.

Sekretariati i Lulzim Bashës është një grup individësh që kur komunikon privatisht me ta të thonë që Luli është një mashtrues, është mashtrues kronik dhe asnjëri prej tyre nuk pranon të thotë që Luli nuk ka gënjyer kurrë.
Disa janë individë që kanë qenë bashkëpunëtorë të afërt të Lulit, të shpërblyer prej tij me poste, me karrige në vende ku kanë fituar miliona euro. Të tjerë presin të gënjehen sërish siç i ka gënjyer Luli, kjo është hera e fundit dhe disa të tjerë besojnë se do të bëhen ministra, se do të marrin poste dhe karrige.
Pra në vetvete sekretariati është një grup individësh ku shumë e quajnë Lulin mashtrues, të tjerë gënjehen me lugë bosh dhe të tjerë shpresojnë se do të bëhen deputetë dhe ministra.
Pa folur për ata që kanë shkuar tek Luli deri tek sharjet nga robtë e shtëpisë.
Ky është pak a shumë sekretariati i Lulzim Bashës, një çorbë e gatuar për interesa për pushtet, që e ndjekin nga pas dhe futin lugën, disa individë të paaftë, pa peshë politike, pa mbështetje publike që duke bërë gam gam në studio televizive mendojnë se kanë një të ardhme të madhe në politikë.
I gjithë sekretariati na tregon se janë një grup individësh me lugë në brez të futur në çorbën e Lulit, të cilën e shikojnë si shpresë për të nesërmen dhe për të ardhmen e tyre individuale politike.
Në fakt nuk është gjë tjetër thjesht dhe vetëm një parti që ka më shumë sekretarë sesa anëtarë.
Një parti që ka një kryetar të korruptuar, një kryetar që ka shkatërruar opozitën, një njeri që nuk ngjall asnjë shpresë, një njeri që nuk mund të jetë askush dhe asgjë më shumë thjesht dhe vetëm gatuesi i një çorbe për tua servirur në gojë disa servilave të paaftë apo për të ushqyer qentë e vegjël, të cilët duan kocka pushteti dhe karrige./ CNA
Njerëzit që dinë të lexojnë politikisht, po e kuptojnë...
Lulzim Basha është i lexueshëm. Nuk ngjall më asnjë ku...
Afera e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës është një ...
Muaji shtator po troket. Ditët e tij pritet të jenë mj...
Mediat e paguara nga inceneratorët vazhdojnë të krijoj...
Afera e inceneratorëve është më e madhja në 30 vite. Skan...
Tashmë prej disa javësh, mediat e tij, propaganda e kr...
Një kontratë koncesionare e firmosur në vitin 2017. Janë j...
Prokurori i SPAK-ut, Edvin Kondili, që njihet gjerësis...
Ish-ministri i Shëndetësisë, zoti Ilir Beqaj, ka shfaq...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me punë...
Sot SPAK ka thirrur për të disatën herë për të marrë n...
Një skandal përtej kufijve të Shqipërisë, që përfshiu ...
Tri personazhe, ku dy prej të cilëve shumë aktivë, Mir...
Edi Rama rikthehet në rolin e gazetarit me penën e tij të ...
Rasti i fundit i denoncimit të bërë nga biznesmeni Gjergj ...
Në një editorial të tij, në gazetën “Tema”, Mero Baze që n...
Afera e inceneratorëve në Shqipëri, është rasti ku mund të...
Po i drejtohemi aktorit, regjisorit “të suksesshëm” Leka B...
SPAK-u ka goditur sot një nga grupet më të fuqishme krimin...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...