
Mediat e paguara nga inceneratorët vazhdojnë të krijojnë disa teza në lidhje me këtë aferë. Edhe pse për shumë vite na kanë thënë se inceneratorët ishin investimi i duhur dhe nuk e pranonin korrupsionin e vjedhjen, tashmë kanë filluar të dalin me teza të reja.
Por çdo tezë e tyre thjesht dhe vetëm i zhyt më thellë. Zhyt më thellë skenaristët që udhëtojnë në Vjenë, takojnë Mirel Mërtirin dhe paguajnë për propagandë, por kjo nuk ka shumë rëndësi.
Nën hetim nga prokuroria, nën hetim nga SPAK-u, të faktuar me transferta bankare për pagesat për ta dhe familjarët e tyre nga inceneratorët, gjithçka është thjesht çështje kohe e drejtësisë.
Le t’i shohim faktet.
Sipas mediave të paguara nga inceneratorët e zërave të Mirel Mërtirit, që dje merrnin miliona në godinën e "Top Channel" dhe akuzonin njëri-tjetrin për gjobaxhinj, inceneratorin e Elbasanit e ka bërë Arben Ahmetaj me shokët e tij, Mirel Mërtirin, që del “truri” i inceneratorëve, sipas SPAK-ut, Klodian Zoton, dhe bashkëjetuesen e Mirelit, Stela Gugallja.

Këta dy të fundit aktualisht ndodhen në Vjenë, ku presin vendimin e gjykatës për t’u ekstraduar në Shqipëri. Klodian Zoto është në kërkim ndërkombëtar.
Më vonë, kur u bë inceneratori i Tiranës, sipas gjobaxhinjve nën hetim nga prokuroria e SPAK-ut, këta ishin prishur me njëri-tjetrin dhe Tigri punoi kundër Tiranës, kjo është teza që përdorin për propagandë në publik gjakprishurit mediatikë.
Në Fier dhe Elbasan ishin bashkë, kurse në Tiranë nuk janë bashkë, sepse u prishën dhe Tigri u doli kundër, siç janë dhe disa raste të vendimeve të qeverisë që janë publikuar apo dhe janë gjetur edhe nga SPAK-u.
Për këto dije SPAK duhet t’i pyesë, pasi kanë humbur dhe statusin e gazetarit, por janë në rolin e kallëzuesit dhe personit në dijeni, por kjo është çështja e tyre ligjore dhe atyre që i përdorin për kocka dhe i përplasin me dyert e drejtësisë.
Tani lind pyetja, do ta marrim të mirëqenë faktin që këta i kanë bërë bashkë me Arben Ahmetajn e pastaj u zunë edhe te Tirana? Ahmetaj ishte te të parat, nuk është te Tirana, shumë mirë.

Mund të na thonë këto media të Rilindjes dhe të paguara nga inceneratorët, që meqenëse Ahmetaj nuk na qenka te Tirana aksioner apo bashkëpunëtor, po është me këtë grupin kriminal të Fierit apo Elbasanit, KUSH është pronari i inceneratorit të Tiranës?
A mundemi ta dëgjojmë këtë nga mediat e Rilindjes, nga mediat e Mirel Mërtirit? Nga mediat e ortakërisë së Mirel Mërtirit?
Sepse zërat zyrtarë mediatikë të inceneratorëve na thonë që Arben Ahmetaj nuk ka lidhje te Tirana. Ata u zunë dhe qe vetëm në pjesën e parë dhe nuk ka punë te pjesa e dytë. Sepse dhe hajdutërinë e ndajnë me pjesë, seria e parë Elbasani, seria e dytë Fieri dhe epilogu Tirana.
Tani një pyetje lind thjeshtë, sërish pa përgjigje: "Kush është pronari te pjesa e tretë"? Kuptohet, sipas kësaj bande mediatike që krijon kakofoni për të shpëtuar disa hajdutë, të cilët po zhysin edhe më thellë bandën e tyre, por edhe kjo do edhe pak kohën e vet sa t'i lëshojnë si të tjerët.
Në dokumentet e SPAK-ut aksionerët kanë folur dhe janë deklaruar nën përgjegjësi ligjore. Mjafton të lexojmë dokumentet sipas aktakuzës së çuar nga SPAK-u në GJKKO, ku thuhet qartë se pronarët e inceneratorëve që dalin me emra: Preseti, Tosi dhe Ciaffaglione, deklarojnë se dy të parët i kanë marrë këto aksione të fjetura për të siguruar financimin dhe Ciaffaglione i ka pasur të dhuruara për shkak të kapaciteteve të tij teknike.
Jo vetëm del fakti që këta nuk janë aksionerë të vërtetë, por del dhe fakti që është mashtruar qeveria. Pra, kompania koncesionare në fillim nuk i ka pasur paratë për të bërë investimin, por janë futur këta njerëz nga persona të tjerë. Lind sërish pyetja: as Preseti, as Tosi dhe as Ciaffaglione nuk janë aksionerët e vërtetë?
Arben Ahmetajn e përjashtojnë nga kjo mediat e inceneratorëve që na thonë se ka pasur pjesë vetëm te Fieri e Elbasani, por te Tirana doli kundër.
-Mund të thotë dikush se kush është aksioneri dhe pronari i vërtetë i inceneratorit të Tiranës që nuk i publikohet emri?
-Kush fshihet pas 20 për qind të aksioneve të padeklaruara? Sepse janë dy administratorë në qendër.
-Cilët janë emrat e vërtetë të aksionerëve?
-Pse këto media nuk përmendin Mirel Mërtirin?
-Në rast se nuk është Mirel Mërtiri, kush është pronar?
Shqiptarët nuk mund t’i gënjejë askush që një njeri i vetëm si Klodian Zoto, gënjeu gjithë shtetin. Jo, askush s’e pranon.

Mori një kontratë, e cila në 30 vite shkonte afro 1 miliard euro të ardhura. 300 milionë euro ishin të ardhurat nga shteti, u shtua Durrësi dhe mbetjet e tjera që vinin nga ndërtimi. Në një llogari, sipas atyre që ka vetë kompania, të ardhurat janë rreth 25 milionë euro në vit në një fitim prej 7 a 8 milionë eurosh në 2-3 vitet e fundit.
Me një aritmetikë të thjeshtë dhe me rritjen e numrit të popullsisë e me përllogaritjet që bëjnë ekspertët shkon rreth 1 miliard euro, në 30 vite të ardhura.
Pyetja është e thjeshtë:
Kush është pronari i inceneratorit të Tiranës meqë nuk pranojnë Klodian Zoton e Mirel Mërtirin?
Se duket qartë që një skenar që po luan me stilin pas meje të bëhet qameti. Kështu po ndodh me politikanë, zyrtarë, gazetarë, media etj.

Tani ai thjesht po zhyt edhe më tej zyrtarët shqiptarë që ende komunikon në distancë apo mercenarët e paguar që në panik kërkojnë të shpëtojnë lëkurën.
Pritet ende përgjigje, jo për SPAK-un, se aty po mbaroni punë një e nga një, por për opinionin që po përpiqeni ta manipuloni dhe deri më sot dështuat me sukses.
Mireli nuk është pronari, sepse ju nuk e thoni dhe nuk e pranoni. Klodin nuk e beson dhe nuk e pranon kush se të gjithë e dinë që ishte ushtar. Arben Ahmetajn nuk e quajnë vetë te Tirana. Edhe një herë.
Kush është pronari i inceneratorit të Tiranës? A do ta thoni emrin e vërtetë? Kini kurajë!/ CNA
Afera e inceneratorëve është më e madhja në 30 vite. Skan...
Tashmë prej disa javësh, mediat e tij, propaganda e kr...
Një kontratë koncesionare e firmosur në vitin 2017. Janë j...
Prokurori i SPAK-ut, Edvin Kondili, që njihet gjerësis...
Ish-ministri i Shëndetësisë, zoti Ilir Beqaj, ka shfaq...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me punë...
Sot SPAK ka thirrur për të disatën herë për të marrë n...
Një skandal përtej kufijve të Shqipërisë, që përfshiu ...
Tri personazhe, ku dy prej të cilëve shumë aktivë, Mir...
Edi Rama rikthehet në rolin e gazetarit me penën e tij të ...
Rasti i fundit i denoncimit të bërë nga biznesmeni Gjergj ...
Në një editorial të tij, në gazetën “Tema”, Mero Baze që n...
Afera e inceneratorëve në Shqipëri, është rasti ku mund të...
Po i drejtohemi aktorit, regjisorit “të suksesshëm” Leka B...
SPAK-u ka goditur sot një nga grupet më të fuqishme krimin...
Është shumë e lexueshme tashmë strategjia e urdhëruar ...
Afera e inceneratorëve, përtej çdo debati politik e pu...
Famozja Elisa Spiropali tashmë mund të quhet Elisa e i...
Aktualisht në vend është instaluar një tip opozite e kontr...
Mazhoranca sot po kërkon të presë një kokë që po e shet pë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...