
SPAK, në materialet që ka publikuar në lidhje me hetimet për inceneratorët, ka fakte dhe dokumente, të cilat pretendohen se dërgojnë drejt burgut ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.
E gjithë historia e inceneratorëve fillon me Elbasanin, shkon në Fier dhe më pas në Tiranë. Klodian Zoto, Stela Gugallja, Mirel Mërtiri janë thënë me dhjetëra herë. Arben Ahmetaj është akuzuar si një njeri i lidhur me ta.
Nga ana tjetër, në komisionin hetimor parlamentar të para dy viteve, Ahmetaj publikisht deklaronte se e njihte Mirel Mërtirin si shumë biznesmenë të tjerë, por nuk kishte përfituar asgjë.

Sipas tij, marrëdhënia korruptive është midis dy palëve, kur dikush të jep diçka dhe ti i jep diçka, ndërkohë që Ahmetaj ka pretenduar se nuk ka firmosur kurrë dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me procedurat e inceneratorëve dhe përfitimet që kishin Zoto dhe Mërtiri nga kontratat me shtetin shqiptar.
Gjithsesi, nga SPAK-u kanë rrjedhur informacione dhe është publikuar edhe një dokument në lidhje me një zyrtare, e cila në media po fryhet se i është bërë presion nga Arben Ahmetaj.
Në fakt, askush të mos e marrë se ne po i bëjmë mbrojtje Arben Ahmetajt. Për çdo përgjegjësi që ka ai duhet të përgjigjet para ligjit dhe këtu duhet të tregojmë se gjysmë të vërtetat janë të pavërteta.
Pra, kemi të bëjmë me një drejtësi të dirigjuar, apo me një drejtësi me fakte dhe prova konkrete?
Sipas dokumenteve të SPAK-ut, thuhet se shtetasja Sidita Kopliku është thirrur nga Arben Ahmetaj në kohën kur ka qenë ministër në lidhje me landfillin e Durrësit. Këtu të bën përshtypje deklarata e zonjës, sepse landfill në Durrës nuk ka. Nuk ka procedurë për landfill në Durrës, nuk është bërë incenerator në Durrës, nuk është bërë landfill në Durrës, kurrë.

Mbetjet e Durrësit çohen në Tiranë pas skandalit të plehrave dhe atëherë kujtojmë se ishte televizioni “Top Channel” që bënte zhurmën më të madhe.
Nga ana tjetër, në rast se ngatërrohet landfilli i Durrësit me mbetjet në Porto Romano, është një tjetër procedurë, e bërë në vitin 2019, ku ka pasur një tender, i cili më pas është anuluar, kanë qenë disa kompani në garë, e fitonte “Victoria Invest”, nuk u shpall fituese, por atje u përfshi edhe firma “Damare S.R.L.” që lidhet me inceneratorin e Tiranës, u përfol dhe u akuzua për lidhje edhe me Lulzim Bashën, por procedura u anulua për trajtimin e mbetjeve në Porto Romano.
Çfarë ndodhi?
Procedura u anulua dhe në dhjetor, në fund të vitit 2019, pas tërmetit, me fondet e alokuara nga qeveria shqiptare, u dha me prokurim të drejtpërdrejtë trajtimi i zonës së mbetjeve në Porto Romano dhe rikthimi i saj në një destinacion turistik, që është publikuar shpesh nga kryeministri Edi Rama si një risi në mënyrën se si u trajtua një zonë e ndotur nga mbetjet dhe plehrat, të cilat u hoqën të gjitha dhe u sollën tek inceneratori i Tiranës.
Deklarata e zonjës ka shumë pikëpyetje. Si ka mundësi që dikush të ushtrojë presion kur atje nuk ka landfill fare, ndërkohë nga ana tjetër mbetjet e Porto Romanos janë hequr me prokurim të drejtpërdrejtë dhe ka diçka që nuk shkon me këto deklarime.
Gjithashtu, flitet për një zyrtare që i ka kërkuar të ecë shpejt procedura për inceneratorin e Tiranës dhe kërkesa është bërë nga një drejtoreshë. Por çdo drejtor, çdo drejtoreshë, këtë hap hedhin, nxitojnë procedurat sipas porosive që kanë marrë.
Tani pyetja lind shumë thjeshtë, këto janë deklarime të vërteta dhe të besueshme, apo janë vetëm shashka dhe gjysmë të vërteta, mbi të cilat kërkohet të bëhet drejtësi?
As informacion, as drejtësi nuk bëhet mbi gjysmë të vërteta pa fakte dhe pa prova. Arben Ahmetaj, për faktet dhe provat që SPAK-u ka, lidhjet që i provon me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, akuzat, e të tjera si këto, duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit si çdo qytetar tjetër, por nuk mundet kurrsesi që individët të burgosen nga deklarime të pavërteta kur nuk ekzistojnë faktet.

Fakti është se nuk ekziston landfill në Durrës dhe nuk ka pasur kurrë procedurë landfilli. Këtë e dinë të gjithë gazetarët që janë marrë me çështjen e inceneratorëve, ashtu sikundër çështja e landfillit të Sharrës. Heqja e mbetjeve nga Porto Romanoja është një tjetër detaj mjaft i rëndësishëm se është bërë me prokurim të drejtpërdrejtë në vitin 2019. Ka pasur edhe akuza midis opozitës dhe qeverisë në atë kohë, është akuzuar Lulzim Basha.
Pra, këto dy gjëra tregojnë se SPAK-u ka lajthitje në objekt apo dikush e ka gënjyer këtë institucion, të paktën për këto detaje, të tjerat janë fakte dhe prova që mund të kenë dhe duhet të gjykohen nga vetë gjykata, nga avokatë dhe nga palët në proces. Por te ky rast, te kjo deklaratë, kemi të bëjmë me një lajthitje totale, qoftë në deklarata, qoftë edhe në procedurën që SPAK-u e përdor si provë./ CNA.al
Sot pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve në orën 16:00 ...
Pas kërkesës së SPAK-ut për Kuvendin për arrestimin e ish-...
Të tjera detaje janë zbardhur këtë të martë nga dosja ...
Ish-kreu i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, do të dalë përpara...
Policia Kufitare ka shpëtuar 13 turistë në Kepin e Rodonit...
Definët janë shfaqur sërish këtë verë në brigjet e Vlorës ...
Biznesmendi dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka rrëfyer mbrëmj...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, i cili dikur...
Gazetari Elvi Fundo ka zbërthyer nmbrëmjen e sotme propaga...
Një deklaratë të fortë ka bërë mbrëmjen e sotme gazetari E...
Ish-zv.kryeministri dhe deputeti i PS-së, Arben Ahmetaj nd...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një parashikim për punë...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë një thirrje pë...
SPAK i dërgoi sot një dosje Kuvendit, ku kërkonte të hiqej...
Presidenti Bajram Begaj ka liruar nga detyra dhe ka emërua...
Gurorja në Borizanë ishte “molla e sherrit” për dhunën...
Ditën e nesërme do të mblidhet Këshilli i Mandateve dh...
Ngjarja e Fushë-Krujës ku fisi Rraja me shkopinj në duar d...
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur punën intensi...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka ndarë me ndjekë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...