Nesër mblidhet Këshilli i Mandateve/ Avokati i Arben Ahmetajt do jetë prezent
Ditën e nesërme do të mblidhet Këshilli i Mandateve dh...

Gurorja në Borizanë ishte “molla e sherrit” për dhunën brutale që anëtarët e fisit Rraja ushtruan ndaj dy kushërinjve të fisit Maja.
Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës dolën sot me reagime zyrtare për të sqaruar çështjen, por dy institucionet kanë rënë në kontradiktë me njëra-tjetrën.
Policia njoftoi se ka referuar në Prokurori 3 shkresa, një datën 5 maj, një në 10 maj dhe një tjetër në 30 maj të këtij viti.
Por Prokuroria e Tiranës pretendon tjetër gjë. Në njoftimin e kësaj të fundit, thuhet se policia ka referuar dy materiale, një në datën 18 maj dhe një tjetër në datën 19 qershor të këtij viti.
Si rrjedhojë, Prokuroria njofton se ka nisur dy procedime për çështjen e gurores në Borizanë, veprimtaria e së cilës dy kushërinjtë Maja pretendojnë se po i dëmton banesat.
Pra, dy institucionet kanë dalë me dy versione të ndryshme, duke ia hedhur kështu “topin” njëra-tjetrës.
Më poshtë, po rendisim reagimet zyrtare të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë së Tiranës.
Njofimi i Policisë së Shtetit:
Në vijim të informacioneve të dhëna rreth konfliktit të ndodhur në Borizanë, më datë 06.07.2023, ju bëjmë me dije se:
1.Policia e Krujës, në përmbushje të plotë të detyrave funksionale, pas denoncimit të bërë nga shtetasi B. M., për shkatërrim të pronës, ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme policore, dhe më datë 05.05.2023 ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1408, materialet procedurale prej 20 faqesh, mbi këtë kallëzim. Materialet procedurale të referuara përfshinin informacionin e referimit të veprës penale, procesverbalin e kallëzimit, procesverbalin e këqyrjes së vendit, procesverbalin e deklarimeve dhe procesverbalin e këqyrje-marrjes së provave materiale.
2.Në vijim, si rezultat i veprimeve konkrete hetimore dhe procedurale të kryera mbi këtë kallëzim, Policia e Krujës, më datë 10.05.2023, ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1466, materialet procedurale prej 186 faqesh, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal. Materialet e para procedurale përfshinin referimin e veprës penale, procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes, procesverbalet e këqyrjes së banesave, procesverbalet e deklarimeve të personave që kanë djeni, vendimin për caktimin e ekspertit dhe për caktimin e ekspertimit teknik, si dhe procesverbalin për këqyrjen dhe marrjen e dokumenteve.
3.Gjithashtu, në vijim të veprimeve policore për këtë rast, Policia e Krujës, më datë 30.05.2023, ka referuar në Prokurori, me shkresën nr. 1466/1, materiale procedurale shtesë të kryera në funksion të dokumentimit të plotë ligjor të këtij rasti.
Theksojmë se Policia e Krujës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për këtë rast, me paanshmëri dhe konform ligjit, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të shtetasve përgjegjës. Kallëzimi i marrë për këtë rast, si dhe çdo indicie tjetër, janë trajtuar në zbatim të procedurave standarde të punës dhe çdo material procedural i është referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kryerjen e hetimeve të thelluara.
Policia e Shtetit siguron qytetarët se është e vendosur për të zbatuar ligjin me korrektësi dhe me paanshmëri, si dhe për të ndëshkuar ligjërisht, cilindo që cenon liritë dhe të drejtat e qytetarëve.
Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:
Prokuroria Tiranë hetime për dy procedime penale për “Shkatërrim i Pronës” në Krujë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke marë shkas nga interesimi i mediave, në bazë të njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë së Shtetit dhe në vijim të informacioneve të dhëna rreth konfliktit të ndodhur në Borizanë, ju bën me dije se:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Krujë, më datë 18.05.2023, ka regjistruar procedimin penal nr.3223 të vitit 2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal. Me shkresën Nr.6422, të datës 25.05.2023, dosja i është deleguar për kryerjen e veprimeve hetimore Komisariatit të Policisë Krujë.
Në vijim të materialit të referuar me nr.1466 nga Komisariati i Policisë Krujë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, më datë 19.06.2023 ka regjistruar procedimin penal nr.3872 të vitit 2023, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal. Çështja vijon ende në fazën e hetimeve paraprake./ CNA.al
Ditën e nesërme do të mblidhet Këshilli i Mandateve dh...
Ngjarja e Fushë-Krujës ku fisi Rraja me shkopinj në duar d...
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur punën intensi...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka ndarë me ndjekë...
Pas kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt, k...
Gazetari Artan Hoxha, gjatë fundjavës, paralajmëroi se do ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me kërkes...
Në mbledhjen e grupit është diskutuar kërkesa e SPAK-ut pë...
Në Komisionin e Ligjeve janë zhvilluar diskutime me projek...
Ish-kryetari i PD-së së vulës, që synon të drejtojë sërish...
Deputeti i PS-së, Toni Gogu, ka reaguar pas kërkesës së SP...
Akademiku Artan Fuga ka bërë të ditur qëndrimin e tij në l...
Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar pas lajmit të bujshë...
Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Kuvendit autorizimin për...
Kreu i grupit të PD-së së vulës, Gazment Bardhi, ka reagua...
Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar në lidh...
Ka mbërritur në Kuvend kërkesa e Prokurorisë së Posaçme pë...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së së Berishës, Ivi Kaso, në një ...
Ish-deputeti socialist, Rrahman Rraja, pas dorëheqjes ka d...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është hapur a...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...