
Seanca e parë e Kuvendit dhe kryetarja deklaron se Lulzim Basha është kryetar i grupit parlamentar i Partisë Demokratike. I kanë mbetur vetëm 9 veta nga mbrapa, ose 9 deputetë dhe aq. Megjithatë ai është kryetari i një force politike (gjithmonë sipas siglës) prej 54 deputetësh.
Kjo sipas kryetares së pushtetit. Sikur minimalja të ndodhte nga kryetarja apo Kuvendi, më e pakta procedurë, por nuk ndodh. Ka vetëm një deklaratë të thatë. Ky është. Nuk u kërkua as për procedurë që të mbahej ndonjë mbledhje, apo të kërkohej dorëheqja e atij që po e luan këtë rol deri këto momente etj., por menjëherë ky Luli është kryetari i grupit parlamentar i juaji.
Ka 9 deputetë dhe e di që ju keni edhe 45 të tjerë, por ky është kryetari. Këtë duam, këtë do njohim. Tani vetëm të jesh idiot dhe të mos e kuptosh se, e kujt është opozita e Lulzim Bashës? Eshtë e shqiptarëve opozitarë, apo vegël e pushtetit?
Megjithatë nëse kanë mbetur aty pesë burra të mençur duhet urgjentisht t'i japin drejtim opozitës reale. Ose asaj shumice që mirë pushteti po shkatërron, por edhe kryeneçësia brenda sojit. Opozitën nuk e bën aspak një sigël me flokë të shkurtër apo me flokë të gjatë. Assesi! Lulzim Basha është faqja e zezë e stanjacionit dhe nuk ia vlen më për asgjë.
Pasi është totalisht një aset a monopol qeveritar. Akoma nuk është tharë vula, madje edhe komisionet zgjedhore e njohin atë si kryetar. E njihnin edhe kur nuk ekzistonte, kur nuk ishte në parlament pasi kishte periudhën e vegjetimit. Opozita vetë u shkërdhye me shkopinj gome qeverie, me gaz lotsjellës etj. Luli vegjetonte. Dhe kur shfaqej, dilte në ca video bizarre bash me pushtetarët.
Nga ana tjetër kjo përçarje totale ka shitur me dhjetëra demokratë kudo, sidomos provincave apo bastioneve, vetëm për pak pushtet apo ndonjë certifikatë pronësie etj. Megjithëse Edi Rama mban në burg për 40 euro votën një kryetar bashkie si Himara. Edhe kjo e pavërtetuar plotësisht. Ka blerë vetë gjithë bastionet e demokratëve me ryshfet të pastër, por është jashtë, jo në burg. Është mbret dhe Zot.
Kjo është paradoksale por totalisht reale në Shqipërinë tonë. Keni kaq kohë që gërrvërreni dhe nuk po e kuptoni se opozitarizmi nuk është aspak për ju, por për vendin. Negociatat u shtynë, megjithatë propaganda po mbyt njerëzimin me bume turistësh që një Zot e di se çfarë u solli kjo infromalitetit apo tregut të pagave te shqiptarët. Ka vdekur totalisht balancimi i pushtetit dhe kjo jo për faj të shqiptarëve opozitarë, por tekave se kujt i takon vula.
Nëse nuk e keni kuptuar se sa kohë të jetë Rama në pushtet, vula i përket Lulzim Bashës, kot që jeni opozitë. E ardhja e domosdoshme i përket një stadi të ri, një vule të re duke përfshirë pa përjashtim çdo zë opozitar të botës shqiptare.
Skema e mikrokredive në Shqipëri është shndërruar në një k...
Socialistët po përballen me problemin më të madh që ka par...
Alber Kamy shkruante: “Ka vetëm një problem filozofik ...
Pas maskaradës së fundit me flamurin dhe siglën e PD-së, s...
A doni më prova për Lulzim Bashën!? Në 50 minuta recitim ...
Kuvendi i sotshëm i Lulzim Bashës, nuk është kuvendi i aty...
Dante Aligieri ka thënë: "Prejardhja nuk e bën fisn...
Njeriu që dikur mbante postin më të lartë në vend, është n...
Përhapja e platformave të rrjeteve e medieve (portalev...
Duke qenë se jemi ende në javën kur festuam ditëlindjen e ...
“Vetëvrasja politike” dhe “eutanazia politike” Ditët e fu...
Rasti e solli që kur kryeministri ynë po fliste për be...
Edi Rama është Kryeministër i Shqipërisë. Legjitim. Për ...
U deshën të kalonin 48 vjet që kërkimet të konfirmonin se ...
Në shtator Partia Socialiste hyn në vitin e 11-të të q...
Ata që mendojnë pasurinë, nuk ia duan të mirën vendit. Por...
Edi Rama është përpjekur të lajë duart duke prodhuar një s...
Kur hapa derën para m’u shfaq goca. Herë pas here ajo ...
Vendimi i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur (OSF) për të m...
Një histori. Një kryefamiljar, me fëmijë, që banon në sht...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...