Nga Kastriot Frashëri/ Vajtimi i kukuvajkave sorosiane
Vendimi i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur (OSF) për të m...

Kur hapa derën para m’u shfaq goca. Herë pas here ajo sa del nga puna vjen të na shohë ne prindërit e më pas shkon te shtëpia e vet.
-Erdha të uroj për frigoriferin e ri që bletë, - më tha.
Hyri në kuzhinë e aq u gëzua sa fërkonte me pëllëmbë “Samsungun” dykanatësh. Uroi e u ul në kolltuk te dhoma e ndenjes. Por u çua pupthi:
-Keni blerë dhe televizor, mo? Ua sa i bukur, ua sa i madh!
-Është smart, - u mburr gruaja dhe e lidhi menjëherë me youtubin.
U shfaq në ekran Celinë Dion. Për të vdes ajo.
-I bëtë lekët erë, - tha goca e i fryu pëllëmbës sikur do demonstronte që ikën e vanë eurot e shumta.
-Frigoriferin e blemë se ai i vjetri na e la shëndenë. Po televizorin na e falën, e kemi dhuratë, - sqaroi gruaja.
Goca shqeu sytë. Me ofertë 50% dihej frigoriferi, po dhe televizor dhuratë nuk kishte dëgjuar. Nuk foli, priste shpjegim se iu duk habi e madhe e fat i madh.
-Po, e kemi dhuratë. Bashkë me të na sollën dhe një letër. Lexoje, - i thashë e i vura një zarf mbi dorën e saj.
-I nderuar zotëri, të falenderoj shumë për gjestin tënd bujar duke më ndihmuar për kredinë që as krejt farefisi im nuk ma bëri paçka se iu luta plot herë. Gati u rashë në gjunjë, por nuk më çeli rrugën askush. Si shpërblim prano këtë TV dhuratë prej meje. Duhej të të falja botën, siç më fale zemrën, por kaq i kam mundësitë. Me shumë, shumë respekt, Filipi.
Më pa në sy. Jepi, më sqaro, sikur po më thosh. Ndaj u ula dhe unë në kolltuk. Hodha vështrimin mbi Celion Dionin që po këndonte si bilbil pylli dhe nisa të tregoj.
-Ngjarja ka ndodhur para 5 vitesh. Isha bashkë me mamin tënd në bankë për të marrë një kredi. Që blemë atëhere Jeep-in e bardhë, të kujtohet? Te tavolina ngjitur, ndërsa goca e kredisë sonë po bënte gati dokumentet, zhvillohej një dialog mes Filipit, këtij çunit që më dhuroi TV dhe punonjëses së bankës.
-Sa euro të duhen, - e pyeste ajo.
-30 mijë, do të operoj nënën, duhet ndërhyrje urgjent. Ndryshe… - e nuk shprehej më, ngashërehej në lot.
-Ok, puna që bën si menaxher shitjesh te kompania e elektroshtëpiakeve të jep pikë, por duhet dhe kolateral. Çfarë ke si pronë? - vazhdoi ajo.
-Kam veç një biçikletë, ja ajo atje përjashta, - tha çuni pa të keq e me dorë nga xhami tregoi mjetin e tij lidhur pas një peme.
Goca i tha që duhet një pasuri e patundshme. -Jo, nuk kam, - u ngashërye i ziu. -Babai ka ndërruar jetë në një aksident kur unë isha student. Ndaj e mora mamanë nga qyteza dhe erdhëm në Tiranë. Banojmë me qira.
Ndërkohë unë e mami firmosëm dokumentet e kredisë sonë. Ajo po nxitonte se kishte lënë orar për flokët. Ngela vetëm, po prisja fotokopjet e pasqyrave të kësteve. Nga tavolina ngjitur dëgjova:
-Nuk ta aprovoj dot kredinë pa një kolateral. Kaq tha vajza e bankës e gati po ia mbyllte mundësitë Filipit.
-Prit një minutë, - ndërhyra unë. - A e mbulon shtëpia ime që kam lënë si garanci edhe kredinë e Jeep-it, edhe kredinë e këtij çunit? Të operacionit të nënës së tij d.m.th.?
-Po, mbulon dhe tri kredi të tjera se ju keni shtëpi të madhe dhe për më tepër në një zonë të preferuar.
-Atëherë jepja kredinë. Dal unë garant.
-Njiheni me njëri-tjetrin?
-Jo, por ai ka hall. Do ndihmuar. - i thashë.
Filipi më shihte sikur nuk isha njeri. Se në sy më tepër i lexohej habia. Pas një çasti i ndriti fytyra nga lumturia dhe më përqafoi fort. Që atë ditë nuk e pashë më. Doja të pyesja në bankë në i shlyente ai këstet në afat, por tërhiqesha. Po të dalë ndonjë problem rrugës kujtohet banka vetë, të bën e-mail, i thosha vetes. E ja, ai çun nuk më paska harruar. Ma shpërbleu ndihmën që i dhashë. Kaq dhe e mbylla shpjegimin.
Vajza rrinte pa folur. Shihte nga e ëma, nga gruaja ime që qe si e trullosur.
-Po nëse ai nuk do ta shlyente dot kredinë a e mendove që do të të merrte banka shtëpinë?
-Jo, nuk e mendova asnjë ditë. Se nuk mund të ndodhte. - i thashë shpejt e shpejt.
-Je me fat se po dëgjojmë raste mashtrimesh pa fund.
-Nuk jam me fat. Me fat është nëna e Filipit që ka atë çun. Një fëmijë që merr kredi për shëndetin e prindërve do ndihmuar. E unë nuk i fala gjë. I ngrita veç traun që makina e tij të ecte e qetë në autostradë. Pagesat i bëri ai, të gjitha.
U vendos heshtja. Nuk po flisnim.
-Kur të dilni shëtitje mos kaloni më afër ndonjë banke, - i tha goca gruas.
Atë çast erdhi më përqafoi dhe shtoi:
-O ba, bëj këto ditë ndonjë analizë ADN-je. Bëje! E vëmë me bast që do dalësh fis me Nënë Terezën. Je i papamë…
Vendimi i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur (OSF) për të m...
Një histori. Një kryefamiljar, me fëmijë, që banon në sht...
T'i kërkosh Ramës sot zgjedhje të parakohëshme, është ...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka reaguar pasi Drejtuesi i De...
Në rast se do të sillnim shembuj, apo do ta krahasonim...
Midis atyre që po ndiqen penalisht për koncesionin e steri...
Dihet se politika e jashtme e një shteti orientohet ng...
Ngjarja më e madhe e 500 viteve të fundit, ndodhi sot. Shq...
Fabian Kati, një student shqiptar i viteve ’90 në Itali, e...
Ka mbi dy vjet që në Shqipëri po ndodh diçka shumë absurde...
23 gushti është “Dita e Shiritit të Zi ( Black Ribbon Day)...
Samiti i djeshëm në Athinë, ishte thjesht një përkujtim i ...
Të gjitha qeveritë në botë vuajnë nga vetëkënaqësia dh...
Provokimi grek për ta lënë Shqipërinë jashtë tubimit infor...
Ka muaj, sidomos përpara zgjedhjeve, që debati përqendrohe...
Sigurisht nuk mund të pranonte të shkonte në takimin e Ath...
Ilir Beqja doli dhe na shkroi një letër të gjithëve. I...
Të dashur miq, Greqia është vendi i deklaratës të Samitit ...
Agjencia telegrafike shqiptare jep lajmin e madh, scoop-in...
As dy ditë pushime në Rodos kur në celular më erdhi një sm...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...