Triumvirati i ambasadores Lendita Haxhitasim në oborin e perandorisë Romane
Dihet se politika e jashtme e një shteti orientohet ng...

Midis atyre që po ndiqen penalisht për koncesionin e sterilizimit dhe po hetohen për PPP-të e tjera të shëndetësisë, ka edhe profesionistë, të cilët, deri më sot, kishin gëzuar një emër dhe reputacion të panjollë. Këta persona njihen si zyrtarë model që kanë qenë jo për vite, por për dekada të tëra, ndër shtyllat e shëndetësisë shqiptare.
Duke qenë se nuk kam komunikuar dhe marrë leje prej tyre, për arsye etike nuk mund t'ua përmend emrat.
Sot këta zyrtarë ndodhen nën hetim, ndjekje penale, etj., por unë jam i sigurt (dhe sikundër unë, edhe shumë të tjerë), se ata nuk kanë pasur ndonjë përfitim, qoftë direkt, qoftë indirekt, nga koncesioni i sterilizimit.
Por a duheshin hetuar dhe dërguar para gjykatësve zyrtarët e sipërpërmendur?
Për shkak se firmat e tyre janë në dokumentet e koncesionarëve, pa mëdyshje që ata duhet hetuar. Duke ua njohur korrektesën dhe bindjen ndaj ligjit, ata me siguri ose do të dalin të pafajshëm, ose do të rezultojnë ndër personat që kanë bërë shkeljet më të pakta.
Por është e papranueshme që pas profesionistëve të tillë, të fshihen Ramat dhe Beqajt! Nëse ndotet pas një karriere dhjetëravjeçare një emër i nderuar, kjo ka vetëm një shpjegim:
Makutëria e rilindësve, e frymëzuar direkt nga Rama dhe një enturazh i vogël bashkëhajdutësh, të cilët te PPP-të zbuluan mënyrën për të vjedhur dhe abuzuar "me shumicë"; zbuluan se si mund të vidhen "me një dorë" të vetme dhjetëra apo qindra miliona euro!
Ajo që deklaronte publikisht një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Ramës, se me ardhjen në pushtet "Rilindja do të vidhte me lezet", u bë realitet me PPP-të, të cilat u kthyen në skema abuzimi dhe hajdutërie të paprecedentë.
***
Zotërinj të SPAK-ut!
Ju paguheni nga taksat e shqiptarëve 6 mijë euro në muaj dhe keni përfitime që bashkëqytetarët tuaj nuk i shohin as në ëndërr!
Mos abuzoni me besimin që ju është dhënë! Të gjithë shqiptarët e dinë se nuk mund të dënohen çirakët para ustallarëve!
Vendosni para përgjegjësisë penale, në radhë të parë, Edi Ramën dhe Ilir Beqen! Ata duhet të përgjigjen si frymëzues, ideues dhe zbatues të vjedhjeve më makabre që kanë ndodhur ndonjëherë në shtetin shqiptar!
Kolegë që sot po jepni llogari para ligjit!
Thënia e denjë për antologji se "gëlltit diku gabimisht një lugë çorbë të prishur dhe vjell pastaj gjithë jetën" është më se e vërtetë!
Pavarësisht nga shkeljet që keni bërë, nuk është vonë të pendoheni! Ish-padrinot tuaj po përdorin gjithë makinerinë e tyre të poshtër propagandistike për t'ju përbaltur keq e më keq, për t'ju fundosur thellë e më thellë!
Pendimi juaj do të ishte shërbimi më i mirë që mund t'i bëni sot shoqërisë shqiptare dhe një kompensim për dëmet që me ose pa qëllim i keni shkaktuar asaj.
Mos u bëni mburojë për hajdutët, por denoncojini ata!
Edi Rama dhe Ilir Beqaj!
Ju jeni dy burracakë që nuk keni këllqe t'i dilni për zot palaçollëqeve dhe hajdutërive që keni bërë!
Ju e keni humbur sot fytyrën para shqiptarëve, përfshi edhe para atyre trushpëlarëve, të cilëve po u merrni votat prej 10 vjetëve!
Mos u fshihni pas firmave të ish-vartësve që i keni kërcënuar me vendin e punës, apo që i keni mashtruar duke u premtuar mbrojtje në stilin e mafies! Nëse ju ka mbetur qoftë edhe një fije dinjitet, merrni përgjegjësinë që ju takon!
Faji më i madh i ish-vartësve tuaj në këtë histori ishte se u ra për pjesë të ishin në vendin dhe kohën e gabuar!
Për fatin e tyre të keq, ata jetuan në "epokën" tuaj, në epokën e hajdutëve!!!
Dihet se politika e jashtme e një shteti orientohet ng...
Ngjarja më e madhe e 500 viteve të fundit, ndodhi sot. Shq...
Fabian Kati, një student shqiptar i viteve ’90 në Itali, e...
Ka mbi dy vjet që në Shqipëri po ndodh diçka shumë absurde...
23 gushti është “Dita e Shiritit të Zi ( Black Ribbon Day)...
Samiti i djeshëm në Athinë, ishte thjesht një përkujtim i ...
Të gjitha qeveritë në botë vuajnë nga vetëkënaqësia dh...
Provokimi grek për ta lënë Shqipërinë jashtë tubimit infor...
Ka muaj, sidomos përpara zgjedhjeve, që debati përqendrohe...
Sigurisht nuk mund të pranonte të shkonte në takimin e Ath...
Ilir Beqja doli dhe na shkroi një letër të gjithëve. I...
Të dashur miq, Greqia është vendi i deklaratës të Samitit ...
Agjencia telegrafike shqiptare jep lajmin e madh, scoop-in...
As dy ditë pushime në Rodos kur në celular më erdhi një sm...
Për pak ditë nis sezoni i ri politik dhe sigurisht të gjit...
Pas zhurmës së madhe për një faturë të pa paguar me vlerë ...
Cili vend mund të jetë optimist për të ardhmen e tij kur t...
Një darkë në restorantin e njohur Guva në Berat, prodh...
Teksa SPAK hapi, më në fund, një tjetër kuti pandore, atë ...
Politika shqiptare duhet ta ketë të qartë se, me dy sh...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...