“Jo sipas karrierës, por kush rri pas Berishës”/ Murrizi: Problemi në PD, mungesa e garës
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi, komentoi sot procesin zgjedh...

Samiti i djeshëm në Athinë, ishte thjesht një përkujtim i atij të Selanikut në vitin 2003. Pra plot 20 vjet. Dhe sa për të freskuar kujtesën, ai i Selanikut kishte si qëllim futjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Ishte një ftesë projekt me qëllim të mirë për zgjerimin administrativ të Europës. Pra 20 vjet rrugë dhe pavarësisht se cilat vende janë futur apo jo? Pavarësisht problematikave që ka apo kishte Maqedonia me Greqinë dhe më tutje akoma me Bullgarinë etj., ne jemi akoma jashtë Evropës.
Megjithëse fizikisht dhe shpirtërisht thuajse më shumë se gjysma e kombit jetojnë në Evropë, shteti akoma jo. Dhe ne si shqiptarë në vend që të merremi me këtë fakt, se përse kanë dështuar nga 2003-shi e deri më sot, të gjitha qeveritë shqiptare, Nano, Berisha, Rama etj..., merremi me një kandidat lokal, me faktin që nuk na ftuan Ramën, me refuzimin e presidentit apo me hilet greke etj.
Qofshin majtas apo djathtas, të gjithë duhet t'i mëshojnë vetëm një pyetje, përse qeveritë tona kanë dështuar. Përse nuk na futi në Evropë qoftë Nano, qoftë Berisha dhe ky i tanishmi, qoftëlargu Rama? Askush nuk merret me thelbin. Të gjithë merremi me turistët kur 95% e tyre janë emigrantët, miq të tyre, deri dhëndurrët e vajzave tona. Apo edhe nuset tona të huaja akoma të panatyralizuara në shqiptare. Janë nipojtë tanë me mbesat që një pjesë dërrmuese kuptojnë shumë mirë shqip, por nuk e flasin dot atë.
Megjithatë u pëlqen vendi i të parëve, ofrohen, pranojnë dhe vijnë. Është kjo arsyeja që i dëgjon doganave shpesh fjalët, agapi mu, my love, amore, a, me corason etj. Jeni mërzitur përse nuk pate Edi Ramën mes liderëve të Ballkanit? Nuk ia vlen. Mërzituni duke i bërë pyetjen vetes, se përse akoma edhe pas 20 vjetëve nuk jemi pjesë e Evropës? Kush e ka fajin? Ju që rrini të vetmuar në shtëpitë tuaja?
Ju që prisni e përcillni ditën me sytë te mesengeri. Erdhi apo nuk erdhi goca këtë vit? Erdhi apo nuk erdhi djali? Assesi jo. Ju nuk firmosni dekrete. Nuk bëni biseda dypalëshe. Nuk e dini se si hartohet një plan territorial me një shtet tjetër.
Mësoni dhe flisni se çfarë u thonë ata. Por dini mirë që iks kushëri ka djalin në Athinë. Fqinji ka vajzën në Gjermani. Një tjetër në Amerikë në Kanada. Ai që ka kioskën te rruga i ka në Australinë e largët. Madje ju dini shumë mirë se sa solli motra për vëllain apo anasjelltas.
Se kush pagoi këtë faturë dasme apo listën e veresies. Megjithatë, jeni bërë kaq shumë armiq me njëri-tjetrin sa për kokën e Berishës apo Ramës, mund ta shqyeni gjithë Shqipërinë. Po kurrë nuk e vratë mendjen një çast të vetëm.
Përse ka kaluar 20 vjet dhe ne akoma shtetërisht nuk jemi pjesë e Europës? Mos urreni njëri-tjetrin, urreni bosët, fajtorët, dështakët. Lërini se kush ka të drejtë, Greqia apo Edi Rama? Nuk mbahet Shqipëria me urrejtje anapulla, por me gishtin kokës atyre që keni në krye. Këtë bëjnë fëmijët tuaj aty botës ku edhe janë./ CNA
Të gjitha qeveritë në botë vuajnë nga vetëkënaqësia dh...
Provokimi grek për ta lënë Shqipërinë jashtë tubimit infor...
Ka muaj, sidomos përpara zgjedhjeve, që debati përqendrohe...
Sigurisht nuk mund të pranonte të shkonte në takimin e Ath...
Ilir Beqja doli dhe na shkroi një letër të gjithëve. I...
Të dashur miq, Greqia është vendi i deklaratës të Samitit ...
Agjencia telegrafike shqiptare jep lajmin e madh, scoop-in...
As dy ditë pushime në Rodos kur në celular më erdhi një sm...
Për pak ditë nis sezoni i ri politik dhe sigurisht të gjit...
Pas zhurmës së madhe për një faturë të pa paguar me vlerë ...
Cili vend mund të jetë optimist për të ardhmen e tij kur t...
Një darkë në restorantin e njohur Guva në Berat, prodh...
Teksa SPAK hapi, më në fund, një tjetër kuti pandore, atë ...
Politika shqiptare duhet ta ketë të qartë se, me dy sh...
Ju njoh dhe informoj me ‘çarçafin e zi’ të krimit shtetëro...
Imagjinoni të lexoni një libër policor apo të shihni n...
Edi Rama gjendet i mbërthyer në morsën e dy të vërteta...
Sot është 109 vjetori i lindjes së Sterjo Spases (1914-198...
Fobia ndaj emrit të të pavdekshmit të Adem Demaçit është l...
Meqënëse abuzohet shumë kohët e fundit me këtë fjalë s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...