Dalin mesazhet/ Deputetët e PD-së kundër bojkotit të seancës në Kuvend
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...
Vendimi i Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në se...

Ju njoh dhe informoj me ‘çarçafin e zi’ të krimit shtetëror elektoral, të grabitjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Kuçovë nga narkoshteti, në ditën e zezë, në mes të errësirës, në vendin e krimit, në “KZAZ 64”.
Ky ‘çarçaf i zi krimi’, i mbushur me zullume dhe batërdi elektorale si asnjëherë tjetër, duke filluar nga ‘çakulli dhe asfalti elektoral’ i ish-fatorinos, tanimë Oligarkut Salillari, pengmarrësit të Hajdarit të Rilindjes si edhe nga 2 firma ndërtimi të tjera, që punojnë për llogari të tij, duke vazhduar me drejtues dhe ish-drejtues të policisë dhe forcave operacionale, të cilët me urdhër të ish-ministrit të Rendit Çuçi, i shkarkuar me turp, nga blerja e votës dhe presionet ndaj votuesve, nga ndihmat e shpërndara.
Gjithë shteti bashkë me ish-fatorinon Salillari, me qindra punëtorë të punësuar dhe nën presion nga ai në fushatë. Strukturat e pushtetit lokal dhe administratës të gjitha në fushatë të hapur.
E më tej, mbyllja e KZAZ në “11 e 20 -12 e 40”, si anjëherë në histori, duke lënë kutitë e votimit, në duart e krimit, të lëna më shumë se gjysma e tyre, pa fushëpamje filmike, ngjitur me derën e fshehtë të krimit, në “Qendrën e Kulturës” së bashkisë, ku reklamoheshin 2 dalje nga 3 faktike, e treta e fshehur dhe lidhëse me “Shkollën e Mesme”, totalisht në errësirë, informacion ky, që erdhi më pas, për ndërhyrje dhe ndërrim kutish.
Vula te hedhura, procesverbale origjinale të mbylljes së Qendrave të Votimit mbi 10 copë mungonin; fletë votimi më shumë nga sa ishin marrë në dorëzim; formula e famshme e njohur si ‘treni bullgar’; 3 tavolina numërimi nga 5 gjithsej, nuk kapeshin nga kamerat e sigurisë; 1257 votime në grup, të hapura dhe fotografim vote, ‘treni bullgar’ i vërtetuar me pamje filmike në 2 Qendra Votimi; në 18 Qendra të tjera Votimi, u gjetën 18 procesverbale bosh, pa informacionin e detyruar për numrin e fletëve të votimit të marra në dorëzim në çdo Qendër Votimi, e pranuar kjo si shkelje edhe gjatë seancës në “Kolegjin Zgjedhor”; në 11 Qendra Votimi, ishte përdorur hapur sprai, për të mbuluar pamjet filmike; në një tjetër Qendër Votimi, atë të Krekëzës, mbi 50 veta kanë votuar pa qenë vet fizikisht votuesi etj. etj.
Këto prova krimi ndodhen të depozituara në SPAK, në funksion të zbardhjes së të vërtetës në 7 kallëzimet e bëra deri tani; në 5 seanca në KAS dhe 5 seanca si asnjëherë me parë në “Kolegjin Zgjedhor”, me përfundim vendimin e turpshëm, por të pritur sipas urdhrit politik.
Hera e parë në histori ku në fillim të shtatorit do të bëj Padi në Gjykatën Kushtetuese, kundra KQZ dhe “Kolegjit Zgjedhor” dhe kjo aspak për interesin tim, por në interes të mbrojtjes së votës dhe demokracisë, si dhe në mbrojtje të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe të “Kodit Zgjedhor”.
Megjithë këtë ‘çarçaf të zi krimi’, Kryetari ‘kukull’ Hajdari i Rilindjes, pengu i ish-fatorinos, tanimë Oligarkut Salillari qëndron ende në karrigen e vjedhur, manipuluar dhe të grabitur nga ky grup i strukturuar i krimit shtetëror dhe elektoral, i cili përveç kësaj karrigeje të pamerituar, qëndron në detyrë në kundërshtim me “Ligjin e Dekriminalizimit”, të votuar nga Rilindja në Parlament, pasi ka fshehur në “Formularin e Dekriminalizimit” dy herë dënimin, 4 muaj në Janinë të Greqisë, duke qenë vet prezent në sallën e gjyqit, por mbrojtja politike dhe e ish-fatorinos tanimë Oligarkut Salillari, i pasuruar në mënyrë marramendëse nga taksat e qytetarëve, kanë bërë që mbi 5 muaj të zvarrisin marrjen e vendimit nga Gjykata e Janinës, ndërkohë që ne disponojmë vendimin origjinal nga kjo Gjykatë.
Hajdari i Rilindjes ‘pengu’ i ish-fatorinos Salillari, vazhdon detyrën në karrigen që i përket popullit, duke qenë nën hetim në SPAK, për disa kallëzime radhazi dhe njëkohësisht i dënuar në Greqi, i akuzuar për shpërdorim detyre, mosdeklarim, tenderë korruptivë, imoralitet në zyrë të përhapura në Kuçovë, në media e portale, me keq se Gjici i Kukësit.
Këtë ‘çarçaf të zi’ do ta djegim, pasi mbart krim, korrupsion, paaftësi e abuzime dhe do të shtrojmë ‘çarçafin e bardhë’, plot me investime dhe me një bashki që do t'u përkasë banorëve.
Këto prova krimi, nuk i ka vetëm Organi i Drejtësisë Shqiptare, por edhe OSBE ODHI-RI dhe ambasadat e huaja. Një kopje me prova filmike dhe shkresore i janë dërguar edhe Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
S’ka kthim pas deri në fitoren e përbashkët! Beteja ligjore, politike, mediatike vazhdon më fortë se kurrë në javët dhe muajt e ardhshëm me intensivitet.
Vetëm fakti që gjysma e votuesve janë në fshat, ku i fituam të 3 ish-komunat, me 400 vota plus dhe gjysma e votuesve i ka qyteti ku fituam Kuçovën e Vjetër; Lagjia “11 Janari”(vidhat), me 132 vota plus dhe humbëm vetëm në tri lagjet e qytetit, ku veproi dora e krimit sipas fakteve të sipërcituara.
Pra, moralisht dhe ligjërisht ne fituam 4 grupseksione kundrejt 3 grupseksioneve të fituara padrejtësisht nga krimi, në qytet, plus që kishin krahë tyre dhe rezultatin e kandidatin e Alibeajt, ku bashkimi i votave me gjithë manipulimet e bëra, ishte mbi 70 vota plus opozita, e pa këto manipulime fitorja do ishte mbi 1500 vota.
Mirënjohje banorëve të Kuçovës për votën dhe fitoren morale që na dhuruan, duke na motivuar të zhvillojmë me ritme të shpejta qytetin dhe bashkinë e mrekullueshme nesër, duke e kthyer në një ndër qytetet më të vizituara, me plot vlera historike, kulturore dhe sportive siç e meriton Kuçova e intelektualëve, naftëtarëve dhe aviatorëve! Fitore!
Imagjinoni të lexoni një libër policor apo të shihni n...
Edi Rama gjendet i mbërthyer në morsën e dy të vërteta...
Sot është 109 vjetori i lindjes së Sterjo Spases (1914-198...
Fobia ndaj emrit të të pavdekshmit të Adem Demaçit është l...
Meqënëse abuzohet shumë kohët e fundit me këtë fjalë s...
Shumë gjëra nuk më kujtohen, por nga që ishte histori ngje...
Janë skaje të një drejtëze. Krejtësisht të ndryshëm në...
“Mali i Tiranës”, kulla e famshme 56 kate, duhet t’i ketë ...
Bie plotësisht dakord me gjithë reagimin e kryeministrit E...
32 vite pluralizëm dhe tranzicion. Ajo që karakterizoi per...
Nuk kuptoj shumë nga kullat, ndaj edhe nuk i futem far...
MIRËMËNGJES me këtë çarçaf, që në mos paçi durim ta shtrin...
Një ndër rastet e rralla kur Edi Rama shijon artikujt krit...
Prej disa ditësh është ngritur një debat i madh në lidhje ...
Gjergj Luca, sipërmarrësi atipik, zëri i potersh...
Enver Hoxha ishte një provë për ne, por edhe në ...
- Më falni, ky është Dyqani i së vërtetës? - Po! Dyqani i...
Përveç përfitimeve financiare të rrjedhura nga pagat strat...
Ilirjan Blloshmi në një postim në rrjetet sociale ka folur...
Në rrjete sociale lexova “Dekalogun e dembelit!”: 1) Jeto...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...