Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Në rrjete sociale lexova “Dekalogun e dembelit!”:
1) Jetojmë për të pushuar.
2) Duajeni shtratin, është tempulli juaj.
3) Nëse shihni dikë duke pushuar, ndihmojeni.
4) Pushoni gjatë gjithë ditës, në mënyrë që të mund të flini më mirë gjatë natës.
5) Puna është e shenjtë! Mos e prek atë!
6) Mos bëni asgjë nesër, nëse mund ta bëni pasnesër.
7) Punoni sa më pak. Pjesa tjetër u takon të tjerëve.
8) Qetësohu! Askush nuk vdiq duke pushuar. Mund të ndodhë që gjatë punës dëmtoheni.
9) Nëse keni dëshirë të punoni, shtrihuni derisa të kalojë.
10) Mos harroni: Puna do të thotë shëndet. Pra jepuani të sëmurëve.
Pas buzëqeshjes së parë m’u kujtua ai njoftimi për punë i dikujt që për të ndërtuar një gardh paguante 30 euro në ditë plus drekën. Dhe i interesuari poshtë i shkruante se çfarë kishte dreka!
Por le të abstragojmë.
E drejta për të qenë dembel besoj se është një e drejtë themelore e njeriut.
Megjithëse si puna ime besojnë tek e “drejta për të qenë dembel”, me mijëra, apo edhe miliona njerëz të tjerë në botë, madje 19 gushti është Dita Ndërkombëtare e Dembelizmit, e drejta për të qenë dembel nuk është përfshirë në listën e të Drejtave të Njeriut të OKB-së.
E çuditshme, pasi po ta shohësh hollë- hollë të gjitha betejat shoqërore bëhen që njeriu të ketë më shumë kohë të lirë në dispozicion, të jetë më i lirë të mos punojë, madje edhe i punëtori që pyeste se çfarë përmbante dreka, betejë shoqërore bënte!
Dhe të kesh më shumë kohë të lirë do të thotë, që të jesh në gjendje të jesh më dembel.
Për më tepër, e drejta për dembelizëm është një parim thelbësor marksist. Madje kam lexuar edhe një libër: "E drejta e dembelizmit" shkruar nga Paul Lafargue, dhëndrri i Karl Marksit!
Në fund të fundit, puna ndryshon nga skllavëria vetëm jo aq shumë nga ana e formimit gjuhësor të fjalëve, por edhe në nocionin filozofik. Ndryshojnë shumë edhe në thelb këto dy fjalë.
Kur kemi qenë të vegjël dëgjonim dhe lexonim aksioma (le të guxonim të mendonim ndryshe!), “Puna është nder dhe lavdi!” “Punë, punë natë e ditë...!”, “Me gëzim po shkoj në punë!”, apo edhe vargjet e një kënge të realizimit socialist: “Të dielën u martove, të hënën në punë shkove!...”
Sot ato parulla mund t’i besojnë vetëm idiotët.
Veç nëse i referohemi punës që secili prej nesh bën lirisht dhe pa mundim, një punë, që e zgjedh pa orën me zile që i rri mbi kokë si shpata e Demokleut, që na pret kokën çdo ditë përveç të dielave dhe festave...
Personalisht, megjithëse jam njeri punëtor dhe nuk e preferoj varfërinë apo urinë, gjithmonë kam pyetur veten se përse dreqin pushtetarët komunistë e lavdëronin aq shumë punën.
Një mendje gjithmonë më ka thënë se pushtetarët komunistë e donin aq shumë punën, natyrisht kur punonin të tjerët, sepse duke i mbajtur njerëzit me punë dhe duke i lodhur gjithnjë e më shumë, këta të fundit nuk do të mund të revoltoheshin.
Megjithëse ekzistonte rreziku që sa më shumë të rrobëtoheshin në punë aq më shpejt mund të ngriheshin për t’i përmbysur...
Edhe tani që kohët kanë ndryshuar dhe nuk kemi më mbi kokë pushtetarët komunistë, specialistët mungojnë, ndërkohë që punë ka.
Prandaj edhe në Shqipëri njerëzit nuk e pëlqejnë shumë punën.
Sepse njerëzit në mënyrë intuitive e kuptojnë vlerën dhe rëndësinë e dembelizmit.
Në vitet e komunizmit në Shqipëri ekzistonte shprehja: “Bëmë sikur punojmë, bëjnë sikur na paguajnë!...”
Në fund të fundit, a nuk ishte Marksi ai që tha se njeriu duhet të shpëtojë një ditë nga skllavëria e punës? Kjo ka ndodhur në Shqipëri sot. Njerëzit “shpëtuan” nga skllavëria e punës socialiste. Gjithsesi edhe ky shpëtim nga puna ishte paradoksal, pasi Marksi e saktësonte se çlirimi nga puna do të bëhej i mundur vetëm me punë. Domethënë pasi kemi punuar aq sa duhet për shoqërinë e bollëkut në komunizëm.
Mirëpo, një gjë është puna dhe tjetër gjë “puna socialiste”. Puna socialiste është një shpikje e Stalinit, e cila u përqafua edhe nga Enveri, i cili e zgjeroi me të shtunat komuniste dhe të dielat e aksioneve, duke u hequr edhe ato pak ditë pushim që kishin njerëzit.
Por Marksi ëndërronte një epokë të lumtur, në të cilën secili do të prodhonte sipas aftësive të tij dhe do të paguhej sipas nevojave të tij.
Kjo mund të përkthehet: Sipas aftësive do të thotë pa përpjekje. Sipas nevojave do të thotë pa shumë dhe mbi të gjitha pa nevoja mediokre.
Por, puna socialiste nuk ndryshon nga puna kapitaliste. Thjesht, ideologët dinakë i vendosin mbiemrin “socialiste” pas, për ta bërë të tolerueshëm shfrytëzimin; nga puna në emër të një bote më të mirë, të barabartë në pagë, të drejtë e pa shfrytëzim që u provua se ishte ideologji e një bote që nëse do ta krahasonim me një mkinë që ecën, ishte një makinë, së cilës iu çanë gomat në mes të rrugës.
Gjithsesi, diskutimi për punën dhe të drejtën për të qenë dembel shkon përtej kësaj satire!
Akti i fundit i Prokurorisë së Posaçme për sekuestrimi...
A është demokracia jonë në rrezik?A vdesin demokracitë ash...
Vendosja e sekuestros konservative mbi projektin e incener...
E para e punës,* SPAK nuk ka sekuestruar inceneratorin, se...
Ka mbi njëzet vjet që mjekët shqiptarë e kanë kthyer Gjerm...
Sekuestrimi i Inceneratorit të Tiranës nga Gjykata e Posaç...
Shumëkush nga ata që e ndoqën shakanë e zgjedhjes së Lulzi...
U deshën vetëm pak muaj që nga heqja e kufizimeve antipemi...
Çfarë ka ngelur nga PD që themeluam me idealizëm, ëndrra e...
Turizmi qeveritar dy ditor i Bënçës u mbyll me moton: Gji...
Tema e stisur ngjan shumë serioze: zgjedhje e kryetarit të...
Uzurpimi i logos së PD-së nga Lulzim Basha dhe krijimi i d...
Rasti i grabitjes së fitores së pretenduar këmbëngulshëm, ...
Mbas 18 vjet karriere të dështuar politike, Luli po na ...
Muaji korrik është muaj i pagëzimit të shteteve shqiptare....
Arrestimet e sotme të eksponentëve të policisë, prokur...
Nuk di fare në njihen apo jo dy personat që kam vënë në ti...
Edepsezer, jeziter, zullumqare! Damlla ma bëtë veren që d...
Një mik më pyeti nëse jemi bërë shumë cinikë në Shqipëri. ...
Ka pak kohë që shoh një tentativë të kotë për një bashkim ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...