Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ka mbi njëzet vjet që mjekët shqiptarë e kanë kthyer Gjermaninë në objektiv për ndërtimin e një karriere profesionale dinjitoze dhe të mirëpaguar, ndërkohë që në dhjetë vitet e fundit kjo tendencë u përkthye në disa qindra mjekë të larguar çdo vit.
Ministria e Shëndetësisë nuk gjeti rrugëzgjidhje tjetër (sigurisht për faj të dritëshkurtërsisë dhe paaftësisë së vet) veç mbajtjes peng të diplomave të mjekëve të rinj. Se sa kjo masë do të ndikojë në ndalimin e hemorragjisë së bluzave të bardha, kjo mbetet për t'u parë, por personalisht mendoj se impakti i saj do të jetë i papërfillshëm.
Ndërkohë situata brenda vendit është përkeqësuar në një tjetër drejtim. Struktura shëndetësore private e njohur si Spitali Amerikan, vazhdon të punësojë ajkën e mjekësisë shqiptare duke i tërhequr ata prej sektorit publik.
Në fillimet e rrugëtimit të këtij spitali, moda ishte dypunësimi, ku mjekët përdornin sektorin publik për të siguruar një bazë referimi të pacientëve. Ky përafrim tashmë është zëvendësuar nga punësimi me kohë të plotë pranë strukturës private.
Pagat për pjesën dërrmuese të mjekëve janë, në mos të ngjashme me pagat e ofruara në perëndim, të paktën dinjitoze për tregun shqiptar të punës. Edhe kushtet e punës kanë ardhur në përmirësim të vazhdueshëm, ku mjekëve "amerikanë" nuk u mungojnë as pajisjet dhe as medikamentet.
Kjo ka bërë që të shfaqen disa fenomene që duhen analizuar me kujdes.
Së pari, për shkak të largimit nga sektori publik i korifejve dhe i mjekëve të njohur në mes të karrierës, një numër shërbimesh tepër të rëndësishme tashmë janë bërë ekskluzivitet i sektorit privat. Shembull tipik ishte ndërhyrja në tru që kreu aktori Fuga. Para 10 vjetësh, kjo ndërhyrje kryhej në QSUT "Nënë Tereza"; sot jo më.
Së dyti, disa qendra të cilat në pjesën dërrmuese të vendeve të botës funksionojnë në radhë të parë pranë strukturave publike, në spitalet tona publike po atrofizohen me shpejtësi. Qendra e Stroke, që ka si objekt trajtimin e hemorragjisë cerebrale dhe të infarktit të trurit, u çel me tamtame në QSUT nga Borati dhe ministri Beqaj në vitin 2017, por sot ajo është tejkaluar në cilësi dhe gamën e shërbimeve që ofron nga qendra konkurrente në Spitalin Amerikan.
Së treti, largimi i mjekëve ende të rinj, por me përvojë profesionale të konsoliduar (mjekët me moshë 45-55 vjeçare), e privon QSUT nga mundësia për të ofruar shërbime komplekse dhe inovative dhe e kthen Spitalin Amerikan një një ofrues monopolist të këtyre shërbimeve. Shembuj janë implanti koklear dhe transplanti i veshkës, të cilat po ashtu u realizuan fillimisht nga ekipet e Spitalit Amerikan.
Duke mos fajësuar privatin për dështimet e shtetit, Spitali Amerikan duhet përgëzuar që këto shërbime të paktën ua ofron pacientëve në Shqipëri.
Sidoqoftë, nuk duhet harruar problemi i pagesës. Kur këto shërbime kushtojnë në nivelin e disa dhjetëra mijëra eurove, ato kthehen në shpenzime të cilësuara "katastrofike" që detyrojnë familjet të hyjnë në borxhe ose të shesin pasuritë familjare si shtëpi, toka, etj. Për familjet e pjesës dërrmuese të pacientëve, as këto "zgjidhje" nuk janë opsione, duke i dënuar pacientët praktikisht me vdekje.
Në momentin kur shërbimet jetëshpëtuese ofrohen ekskluzivisht nga struktura shëndetësore private (qoftë kjo për faj të shtetit, apo për meritë të privatit), shteti ka të paktën detyrimin t'i blejë ato për llogari të pacientit.
Pavarësisht se ku e ka katandisur sistemin rilindja, në bazë të sistemit shëndetësor shqiptar ende qëndrojnë parimet e kujdesit shëndetësor social, solidaritetit dhe ofrimit falas në momentin e nevojës (kjo nuk duhet ngatërruar me sloganin demagogjik dhe mashtrues të rilindjes për "shëndetësinë falas").
Është detyrë e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) t'i identifikojë, kostojë dhe t'i kontraktojë këto shërbime për llogari të pacientit, me qëllim që të mos krijohen hendeqe pabarazie dhe diskriminimi.
Sidomos në rastin e urgjencave kardiake dhe cerebrale. Lidhur me këto të dytat, në gjuhën angleze thuhet "time is brain" ose "koha është tru". Çdo minutë që kalon bën të vdesin qeliza nervore dhe vjen një çast kur personi niset pa kthim drejt vdekjes ose paaftësisë të përhershme.
Nëse kjo vonesë vjen si pasojë e shkaqeve objektive, është e dhimbshme por e pranueshme. Nëse ajo vjen sepse familjarët e pacientit, truri i të cilit humbet qeliza nga minuta në minutë, duhet të grumbullojnë paratë e nevojshme para se të nisin trajtimet jetëshpëtuese, kjo është kriminale dhe e dënueshme nga ana etike dhe deontologjike.
Së fundi, në momentin që sektori privat bëhet ofrues i vetëm shërbimesh të caktuara, ai ka përveç të drejtës për t'u kontraktuar dhe paguar me pare publike, edhe detyrimin për t'i ofruar ato me cilësi dhe standarde të larta.
Kjo nënkupton llogaridhënie dhe monitorim nga strukturat rregullatore të shtetit shqiptar, jo vetëm të tipit të inspektorateve, por edhe të qendrave si ajo e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit.
Sikundër spitalet private publikojnë në materialet e veta të marketingut dëshmi të pacientëve të kënaqur me cilësinë e shërbimeve, ka sigurisht edhe dëshmi të pacientëve që kanë marrë shërbime jo cilësore, deri tek pacientë të cilët kanë humbur jetën, ku familjarët fajësojnë cilësinë e ulët të shërbimit.
Këto ditë ka qarkulluar në rrjetet sociale një histori e dhimbshme e sjellë në vëmendje nga familjarët e një pacienti. Kjo dëshmi duhet të ndiqet patjetër nga strukturat rregullatore dhe llogaridhënëse, për arsye se familjarët e të ndjerit ngrejnë disa probleme te mprehta të cilat kurrsesi nuk mund të anashkalohen.
Si përfundim, për shkak të paaftësisë ulëritëse, dritëshkurtërsisë dhe, ndoshta, edhe të korruptimit (të paktën moral), shëndetësia e rilindjes e ka humbur betejën jo vetëm me "gjermanët" matanë kufirit, por edhe me "amerikanët" në Shqipëri.
Sektori shëndetësor publik sa vjen e atrofizohet, ndërkohë që ai privat forcohet çdo ditë duke mbushur boshllëqet dhe duke i shfrytëzuar ato për t'u pozicionuar në treg si ofrues dominant, madje edhe ekskluziv.
Është detyrë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe FSDKSH-së që të rregullojë ofrimin dhe financimin e këtyre shërbimeve.
Qytetarët shqiptarë të cilët u paguajnë rrogat milionëshe këtyre të paaftëve, kanë të drejtë të mos vdesin duke pritur që familjarët e tyre të grumbullojnë "taksën e gjakut, të zemrës, apo të trurit"...
Sekuestrimi i Inceneratorit të Tiranës nga Gjykata e Posaç...
Shumëkush nga ata që e ndoqën shakanë e zgjedhjes së Lulzi...
U deshën vetëm pak muaj që nga heqja e kufizimeve antipemi...
Çfarë ka ngelur nga PD që themeluam me idealizëm, ëndrra e...
Turizmi qeveritar dy ditor i Bënçës u mbyll me moton: Gji...
Tema e stisur ngjan shumë serioze: zgjedhje e kryetarit të...
Uzurpimi i logos së PD-së nga Lulzim Basha dhe krijimi i d...
Rasti i grabitjes së fitores së pretenduar këmbëngulshëm, ...
Mbas 18 vjet karriere të dështuar politike, Luli po na ...
Muaji korrik është muaj i pagëzimit të shteteve shqiptare....
Arrestimet e sotme të eksponentëve të policisë, prokur...
Nuk di fare në njihen apo jo dy personat që kam vënë në ti...
Edepsezer, jeziter, zullumqare! Damlla ma bëtë veren që d...
Një mik më pyeti nëse jemi bërë shumë cinikë në Shqipëri. ...
Ka pak kohë që shoh një tentativë të kotë për një bashkim ...
Nëse një parti dëshiron të quhet parti, sidomos parti që p...
287 Vendime të Gjykatës së Strasburgut (GJEDNJ) dhe të pak...
Nëse kryeqytetasit duan të të orientojnë në qytetin e ...
1-O Zot i plotfuqishëm, bëje që nga fondet e IPARD II, asn...
Si do të jetë Shqipëria pas pesë vitesh? Për shumicën, nd...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...