“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...

Nëse kryeqytetasit duan të të orientojnë në qytetin e tyre, për bllokun e institucioneve kryesore në bulevard, ata përdorin ndër të tjera, një term të gabuar për vendodhjen e zyrës së Presidentit të Republikës. Zhargoni i ditës e quan atë rëndom "Presidenca". Ndërkohë ky term në doktrinën kushtetuese, ka një kuptim të ndryshëm dhe i adresohet thjesht dhe vetëm mandatit të Presidentit. Megjithëse këtë gabim e vëmë në dukje shpesh midis kolegësh, sot është dita për t'iu dorëzuar edhe ne qëllimisht shumicës.
Zyra e Presidentit të Republikës është gdhirë sot në vigjiljen e përvjetorit të parë të mandatit presidencial të Z. Begaj. Gjatë këtij viti, kryetari i ri i shtetit, është prezantuar shumë ndryshe nga paraardhësit e tij, duke ofruar një profil të veçantë institucional.
Kushtetuta me ndryshimet e saj gjatë gjithë këtyre viteve, ka zvogëluar dhe mpakur shumë kompetencat e Presidentit. Fillimisht vendimarrësit politikë u justifikuan me shmangien e autoritarizmit, më pas në evitimin e mbivendosjes së kompetencave/konflikteteve politiko-institucionale me ekzekutivin, por me retrospektivën që vëren sot, të duket se kjo ka qenë thjesht një lojë forcash të padukshme për të sunduar realisht vendin, pavarësisht se kush është i pari i tij.
Ndodhur në këta ekuilibra shumë të brishtë presidencialë, kryetarët e shtetit tonë e kanë pasur shumë të vështirë ndër vite të pozicionohen mjaftueshëm të balancuar midis kompetencave të tyre kushtetuese dhe rolit që ata duhet të kenë realisht në jetën politiko-institucionale të vendit. Për shkak të kësaj dileme të vazhdueshme ekzistenciale të mbivendosur me inate dhe ambicie joproporcionale me pushtetet e tjera, disa Presidentë kanë gabuar të mbeten të duhurit, duke u shfaqur krejt të ndryshëm nga pritshmëritë e publikut.
Nisur nga tollovitë presidenciale të mëparshme, u krijua natyrshëm përshtypja që edhe Z.Begaj do ta niste me dilema dhe i pasigurt mandatin e tij, me frikën për të mos gabuar. Hapat me të cilët nisi presidencën, treguan se ai kishte vendosur të ecte në pikat që konsideronte më të fortat, nga karriera e tij e mëparshme. Mbas 1 viti, kushdo që ka ndjekur me vëmendje aktivitetet e Presidentit, ka vënë re se prioriteti i tij kryesor është fokusuar te siguria kombëtare.
Siguria kombëtare dhe sfidat që e shoqërojnë atë, për shkak të natyrës sensitive dhe diskrete, janë çështje që nuk identifikohen drejtpërdrejtë dhe lehtësisht nga njerëzit e zakonshëm. Nisur nga mbledhjet e shpeshta të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe takimet e dendura që Z.Begaj ka pasur gjatë këtij viti me përfaqësues të lartë të mbrojtjes qoftë në rajon apo në NATO, kupton në mënyrë indirekte se ai ka përcaktuar një vizion të qartë, i cili mbështetet në këto 3 shtylla kryesore:
1. Garantimin për ndërtimin e një mbrojtje kombëtare të qëndrueshme kibernetike;
2. Lobimin e vazhdueshëm të çështjeve të sigurisë rajonale dhe të Kosovës në veçanti, duke ju drejtuar së fundi edhe Sekretarit të Përgjitshëm të NATO-s për antarësimin e saj në aleancën euro-atlantike;
3. Modernizmin dhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes të Shqipërisë dhe shtimin e kontributeve në NATO në partneritet të fortë me SHBA-në.
Përmendet shpesh nën zë një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku kryetari i shtetit u shndërrua me të drejtë në komandant të përgjithshëm të forcave të armatosura (funksion që e merr vetëm në rast lufte), për të parandaluar rreziqet serioze që i kanoseshin vendit tonë nga Irani. Masat dhe ndërhyrjet që u zbatuan më tej nga organet e sigurisë, patën rezultatet e duhura dhe ajo situatë u tejkalua.
Për të mbetur te çështja e Iranit, krahas rreziqeve të influencës ruse në ballkan dhe politikave malinje kineze, Presidenti Begaj do të hyjë në histori si funksionari që drejtoi sytë edhe nga Policia e Shtetit, duke kuptuar rëndësinë e këtij institucioni për rendin dhe sigurinë publike, pas dëmeve të sulmeve kibernetike vitin e kaluar. Dekorimi së fundi i një prej oficerëve të lartë të Policisë së Shtetit që dha kontribut të rëndësishëm në parandalimin e sulmeve kibernetike është një ogur kuptimplotë mbi promovimin e vlerave institucionale dhe motivimin e punonjësve të shtetit.
Mbase roli i Z.Begaj shpesh i shprehur brenda një profili të moderuar dhe të matur, mund të ketë impakt në të ardhmen edhe në fusha të tjera, por aktualisht fusha kryesore që ai u dedikua me të drejtë, mbetet ende imperative dhe jetike për fatet e vendit tonë dhe rajonit në përgjithësi.
Presidentit i mbeten ende disa vite të tjera në mandatin e tij dhe le të shpresojmë që përtej çdo paragjykimi, nënvlerësimi apo insinuate të padrejtë në adresë të figurës së tij, ai do vijojë t'u përkushtohet gjërave të vërteta që kanë vlerë për interesin dhe sigurinë kombëtare dhe për nevojat e çdo qytetari të këtij vendi./ CNA
1-O Zot i plotfuqishëm, bëje që nga fondet e IPARD II, asn...
Si do të jetë Shqipëria pas pesë vitesh? Për shumicën, nd...
Nën hijen e një palme të përzhitur nga dielli i fortë i ko...
Ankohen se nuk ka drita- kur nga ora 5:30 deri në 20:3...
Po vrisja mendjen sot. Në Shqipëri kemi lloj-lloj monumen...
Një postim i imi në kohën kur të gjithë nxituan të “tregon...
Po ju tregoj rutinën e një dite të vertetë vere. Gioe...
Ola Xama është një nga gazetaret më kurajoze që njoh. ...
Fanar ndriçues jemi Shoqja Rudinë. Shoqja Rudinë e dëgjov...
Sa herë që Enver Hoxha donte të forconte pushtetin e tij, ...
Dritat e një jahti që llamburinin bregdetit të Sarandës, t...
Shumë shkruhet e flitet për ridimensionimin, rifunksio...
IN MEMORIAM Nuk mund të niste më hidhur një ditë imja, se...
Sot kafeja ishte më e hidhur se zakonisht. Mungonte në ka...
Siç është gjerësisht e njohur, sot dhe nesër (11-12 korrik...
Një bari jetonte në një kasolle pranë një pylli dhe nj...
Ishte njëherë e një kohë një vend i bukur me diell, erë, u...
Sot po pija kafenë e mëngjesit me një shok, rreth 15 v...
Pyetjes se ku është ndryshimi mes Albin Kurtit dhe Ram...
Në vendin tonë koha e politikës ka mbaruar! Nuk ndodh...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...