Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Dritat e një jahti që llamburinin bregdetit të Sarandës, tërhoqën vëmendjen e majmunit Kiko që priste agun e mëngjesit në Ksamil. Pas ankorimit të jahtit luksoz Kiko u afrua t’i uronte mirëseardhjen mysafirëve të rinj që u prezantuan si biznesmenë amerikanë.
Interesi i tyre për ekonominë shqiptare ishte më i madh se për perlat turistike të jugut.
“Mos u hutoni nga resortet, pallatet dhe kullat punëdhënësit më të mëdhenj në këtë vend nuk janë ato, por televizionet dhe kafenetë. Në televizion punojnë analistët dhe në kafene psikoanalistët”, tha Kiko.
“Nuk e kuptoj këtë!”, - pyeti një biznesmen amerikan që nuk e hiqte puron nga goja.
Kiko nuk nguroi të servirte menjëherë përgjigjen:
“E thjeshtë, këtu ka dhjetëra televizione, mijëra portale dhe miliona llogari në rrjetet sociale. Shqiptarët duan që lajmi të mos jetë i njëjtë kudo sepse bëhet monotoni. Një TV p.sh thotë se X zyrtar ka vjedhur, por tjetri thotë se ka mbrojtur interesin publik. Pra secili televizion jep lajmet e veta në këndvështrimin e vet. Ju këtë e quani “pavarësi editoriale”
Televizionet nuk janë si ato tek ju ku brenda një nate njeriu mund të shohë filma, programe argëtuese, programe për fëmijë, programe edukative, udhëtimi, teknologji, shkencë, variete, programe historike dhe kulturore, sport, muzikë. Jo, televizionet këtu ofrojnë “aktualitet” ku mjaftojnë katër karrige dhe 1 kamera.
Programet këtu janë biseda me disa njerëz të moshave, feve, profesioneve të ndryshme, emëruesi i të cilëve është dëshira për të folur për çdo gjë, por sidomos për përralla, për histori, për gjë a gjëza, për fantazi, për fall,... janë emisione ku parashikohet e shkuara dhe analizohet e ardhmja. Të ftuarit quhen specialistë, ekspertë ose thjesht... analistë”, tha Kiko duke shpërndarë shikimin e tij tek secili nga biznesmenët që ja kishin ngulur sytë mu si viçi që ka ngatërruar derën e stallës.
Po kafenetë pse janë punëdhënës më të mëdhenj në këtë vend? Tek ne një kafene shërbehet nga një banakier, kamarier dhe pastrues”, pyeti një prej mysafirëve amerikanë.
“Mos u nxito i nderuar”, - ndërhyri Kiko. “Ashtu si makina nuk lëviz dot pa karburant, ashtu edhe shqiptari nuk lëviz dot pa kafe.
Në kafe punojnë psikanalistët. Atje te ju psikanalisti është një njeri që paguhet për të dëgjuar hallet e tjetrit ndërsa këtu te ne të gjithë janë hallexhinj dhe psikanalistë. Njerëz që nga mëngjesi deri në mbrëmje zbrazin hallin te njëri-tjetri. Dhe nëse psikanalisti te ju të bën një faturë që të ngrihen qimet e kokës, këtu te ne ky shërbim jepet FALAS.
Këtu jo vetëm që të dëgjojnë hallin, por edhe ta qajnë atë. Nën shembullin e kafeneve vetë i pari i vendit u ka dhënë porosi zyrtarëve: Nëse nuk u zgjidhni hallin njerëzve, të paktën dëgjojani”, tha Kiko.
“Mbase ky vend ka nevojë për investime të huaja për të rritur produktivitetin, dhe për të diversifikuar “krahun e punës”- sugjeroi një prej turistëve.
Kiko rrudhi akoma e më shumë fytyrën dhe pasi mbllaçiti një banane të vogël tha: “Po futesh në një temë tjetër, të gjerë e të gjatë po aq sa jahti juaj. Këtu dikur kanë ndërtuar komunizimin me forcat e veta, sot po rreken të ndërtojnë kapitalizmin me forcat e veta”.
Shumë shkruhet e flitet për ridimensionimin, rifunksio...
IN MEMORIAM Nuk mund të niste më hidhur një ditë imja, se...
Sot kafeja ishte më e hidhur se zakonisht. Mungonte në ka...
Siç është gjerësisht e njohur, sot dhe nesër (11-12 korrik...
Një bari jetonte në një kasolle pranë një pylli dhe nj...
Ishte njëherë e një kohë një vend i bukur me diell, erë, u...
Sot po pija kafenë e mëngjesit me një shok, rreth 15 v...
Pyetjes se ku është ndryshimi mes Albin Kurtit dhe Ram...
Në vendin tonë koha e politikës ka mbaruar! Nuk ndodh...
Ka kohë që nëpër rrjetet sociale qarkullon një meme. Diku...
Ngjarja e Fushë-Krujës është spektakolare sepse nis me pub...
Në trajektoren e një shumice qeverisëse shkarkimi i një mini...
Përpiqesh të parkosh në lagje. Aty ku ke shtëpinë dhe ...
Të nderuar bashkëqytetarë, Ne, deputetët e grupit parlame...
Të shqetësuar për rritjen e tensioneve mes Shqipërisë ...
13 marrëveshje esenciale nuk pranoi Rama të firmosë me...
Prishtinë dil në shesh e nëme djallin. Eshtë më i keq se s...
Të dashur studentë që po protestoni! Së pari, dua t’iu th...
Sot Edi Rama nis turin blic në vëndet e Ballkanit Perëndim...
Njëri prej presidentëve më të shquar amerikanë, që do ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...