Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Ka kohë që nëpër rrjetet sociale qarkullon një meme.
Dikush bën një njoftim ku thotë se kërkon punonjës me X pagë dhe sigurime, për të Y punë duke u garantuar edhe drekën. Përgjigjja epike e punëmarrësit ishte se çfarë do të kishte dreka...
Dhe këtu vijmë tek një çështje, e cila për shoqërinë tonë ka dy parametra dhe, që në njëfarë mënyre tregon edhe mënyrën se si është ndërtuar e konceptuar kapitalizmi tek ne.
Unë nuk jam ekonomist dhe mund të bëj edhe ndonjë lajthitje ekonomike, por logjika kërkon që punëdhënësit dhe punëmarrësit të mos jenë armiq me njëri-tjetrin.
Së pari, ndërkohë që me çdo mënyrë glorifikojmë zhvillimin, të përcaktuar si rritje ekonomike, anashkalojmë, ndoshta edhe qëllimisht se në bazë të saj qëndron puna. Jo punësimi si statistikë, por puna si akt, veprimtari, përpjekje, krijim, prodhim, aftësi. E, megjithatë, këmbëngulim ta shohim thjesht si një kosto, duke harruar se, në fakt, po flasim për jetë njerëzore.
Brenda këtij kuadri është e kuptueshme që pjesa më e madhe e folësve të konsiderojnë si të vjetëruara koncepte të tilla, si, p.sh. dinjiteti, karakteri, etj.
Këto koncepte nuk kanë të bëjnë vetëm me pagesën, qëndrueshmërinë e marrëdhënieve të punës, pagesat e rregullta dhe në kohë, pagesat e sigurimeve, por edhe me faktin nëse punonjësi ndjen se trajtohet me respekt për shkak të dinjitetit dhe personalitetit të tij.
Por, fatkeqësisht në disa raste nuk ndodh kështu, në një epokë ku sidomos në fushën e tregtisë, turizmit, etj, mbizotëron koncepti që “klienti ka gjithmonë të drejtë”. Dhe, kur ky koncept kthehet në strategji biznesi, rezultati shpesh herë është i turpshëm.
Për hir të atyre pak lekëve, të atij fitimi, të një bakshishi të ndonjë klienti arrogant e të paedukuar, t’i kërkosh punonjësit të vetëposhtërohet vështirë se mund të përbëjë kurrë një argument legjitimues.
Marrëdhënia e punës nuk është kurrë e barabartë. Përkundrazi, është de fakto një marrëdhënie pushteti, ku punëkërkuesi nuk ka kurrë të njëjtën fuqi negociuese si punëdhënësi që në përgjithësi kërkon të imponojë kushtet e tij.
Sidomos kur është bërë çdo përpjekje për të minuar aftësinë e punonjësit për të rezistuar përballë fleksibilitetit të kontratave, arbitraritetit të punëdhënësve apo edhe klientëve.
Por kjo është njëra anë. Ana tjetër e medaljes është shpesh herë edhe mungesa e korrektesës, edukatës dhe kulturës së punës nga vetë punëmarrësit.
Së dyti, ka disa kohë, që në Shqipëri, për shkak të shpopullimit, largimit masiv të të rinjve dhe mungesës së fuqisë punëtore punëmarrësit kërkojnë dhe janë edhe arrogantë në marrëdhëniet me punëdhënësit e tyre. Si e perceptojmë këtë? Sepse tregu i punës ka nevojë për punonjës. Për të marrë atë që duan shpesh herë punonjësit kërcënojnë me largim nga puna.
Kur një punonjës largohet nga puna dhe ka menjëherë një duzinë ndërmarrjesh që mund ta punësojnë, zakonisht me një pagë më të mirë, atëherë kjo përbën problem. Punëdhënësit e dinë se nëse humbasin një punonjës, do ta kenë të vështirë të gjejnë dikë po aq të mirë për ta zëvendësuar dhe, sigurisht, që do të duhet të paguajnë më shumë.
Po aq interesant është se i gjithë ky ndryshim tektonik dhe kjo tronditje në tregun e punës, që praktikisht na ka çuar në “zero papunësi”, ka ndodhur në momentin më të vështirë për ekonominë, por edhe për vetë shoqërinë si kompozim.
Janë dy sektorë që kanë një boshllëk të madh në vende pune. Njëri është turizmi dhe tjetri është IT. Pa përmendur këtu sektorët e tjerë, të cilat ofrojnë shërbime bazike në të gjitha fushat: elektricistë, teknikë ndërtimi, hidraulikë, madje edhe punonjës të pakualifikuar.
Pretendojmë se duam të zhvillojmë industrinë e teknologjisë së lartë, por realiteti është përtej nesh.
Një inxhinier IT në Shqipëri mund të punojë për çdo vend të botës.
Rreth 60% e punonjësve që largohen nga kompanitë shqiptare dhe kanë tre- katër vjet përvojë do të punojnë nga shtëpia në një vend të huaj, për një kompani të huaj me dyfishin e parave. Kjo ka sjellë që edhe pagat të rriten shumë në sektorin e IT, deri në atë pikë sa tashmë bizneset do të kenë një problem qëndrueshmërie pasi tregu shqiptar nuk përballon kosto të tilla.
I njëjti efekt negativ, ndoshta më i madh përsa i përket rëndësisë së sektorit për ekonominë, shënohet edhe nga mungesa e punonjësve në turizëm. Operatorët turistikë kanë vlerësuar se mungesa e fuqisë punëtore në këtë sektor është e jashtëzakonshme, pavarësisht pagave të larta dhe kushteve më të mira të punës.
Pavarësisht investimeve të jashtëzakonshme në turizëm nga ana e bizneseve, përsëri bizneset vuajnë për fuqi punëtore. Janë pikërisht këto biznese, të cilat që në dhjetor dhe janar kërkojnë specialitete, kamerierë, kuzhinierë, ndihmësa, pjatalarës, picajolë, sanitarë.
Tani, në mes të verës, kur sezoni po arrin kulmin dhe nuk përballohet dot fluksi i turistëve thonë: “Kërkoj dy persona me dy krahë e dy këmbë, relativisht të sjellshëm, të tjerat do t’i rregullojmë...”.
Kuptohet, që për shkak të mungesave, ka njësi turistike që nuk do të funksionojnë plotësisht, hotelet, lokalet apo restorantet nuk do të mund të ofrojnë cilësinë maksimale në shërbim.
Problemi është shpërthyes. Nëse aktiviteti ekonomik kthehet në recesion, ndërtesa do të shembet shpejt. Kërkesa e lartë për punëtorë do të bëjë që ekonomia jonë të kthehet sërish në një treg pune të karakterizuar nga depresioni.
Atëherë çfarë duhet bërë?
Mos vallë ka ardhur koha të investohet seriozisht tek dinjiteti i humbur i punonjësve, por edhe tek dinjiteti i humbur i sipërmarrësve, pra i ekonomisë sonë?/ CNA
Ngjarja e Fushë-Krujës është spektakolare sepse nis me pub...
Në trajektoren e një shumice qeverisëse shkarkimi i një mini...
Përpiqesh të parkosh në lagje. Aty ku ke shtëpinë dhe ...
Të nderuar bashkëqytetarë, Ne, deputetët e grupit parlame...
Të shqetësuar për rritjen e tensioneve mes Shqipërisë ...
13 marrëveshje esenciale nuk pranoi Rama të firmosë me...
Prishtinë dil në shesh e nëme djallin. Eshtë më i keq se s...
Të dashur studentë që po protestoni! Së pari, dua t’iu th...
Sot Edi Rama nis turin blic në vëndet e Ballkanit Perëndim...
Njëri prej presidentëve më të shquar amerikanë, që do ...
Fundi pa lavdi i Ballkanit të Hapur, i shpallur nga ve...
Këtu e dy vjet tashmë flitet për trenin, lokomotivën, ...
Ngazëllimi qeveritar për rezultatet e gjashtëmujorit të sa...
Kur Albin Kurti i kundërvihej Ballkanit të Hapur, me Proçe...
“Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja...
Gjykata Supreme e SHBA-së i ka dhënë të drejtë dy ditë më ...
Gjithçka tani është përqëndruar te Veriu i Kosovës, në kat...
Në vitin 2003, në Selanik, udhëheqësit e BE-së morën vendi...
Xhan-xhin njeri në Sarandën e bukur të Kikos, majmunit...
Qeveria ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në përpjekjet ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...