“Ai për investimet strategjike do të shfuqizohet”/ Rama tregon çfarë do të ndodhë me ligjin për zonat e mbrojtura
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...
Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqe...

Ngjarja e Fushë-Krujës është spektakolare sepse nis me publikimin e dhunës nga vetë agresorët dhe përfundon me shkarkimin e ministrit të Brendshëm.
Në mes këtyre esktremeve duhet kërkuar PSE-ja e guximit të agresorëve për të sfiduar në mënyrë spektakolare autoritetin e shtetit dhe frika e policisë për të vepruar ndaj dhunuesve të rendit.
Ku e gjejnë guximin një grup individësh që rrahin mizorisht qytetarët dhe të krenohen duke pubikuar videon?
Pse në pjesë të caktuara të territorit ligjin e kanë marrë në dorë “të fortët”?
Pse policia nuk veproi ndaj agresorëve? Pse nuk mori dëshmitë e viktimave?
Politika dhe krimi funksionojnë sipas parimit të enëve komunikuese.
Krimi jo vetëm konkurron shtetin në aspektin e monopolit të forcës, por ia ka konfiskuar atë.
Ndërsa policia dhe drejtësia shkëlqejnë minimalisht me pasivitetin e tyre vetëdiskreditues dhe maksimalisht bëhen lolo në sytë e publikut.
Policia edhe njëherë tregoi se ka frikë të merret me individë që gëzojnë mbrojtje politike. Jo pa shkak. Emiliano Nuhu dhe Dritan Zagani dikur oficerë policie sot janë azilantë politikë sepse dje guxuan të merren me bandillët, ndërkohë që përballë dhe publikisht u doli dora vetë Kryeministrin.
Jane lidhjet e politikës me botën e krimit që kanë kompromentuar konceptin e drejtësisë dhe shtetit ligjor.
Veprimi me vonesë i policisë dëshmoi se policisë nuk i mungojnë kapacitetet dhe kompetencat, por ajo është e druajtur për të vepruar ndaj njerëzve problematikë me ligjin, për shkak se ata i sheh ose në shoqërinë e figurave të larta të politikës ose me imunitet politik.
Fushë-Kruja dëshmon se koncepti: "të gjithë janë të barabartë para ligjit” ka mbetur si premtim elektoral.
Nuk ka qenë reflektimi i policisë apo politikës, që çoi në efektin domino të dorëheqjeve dhe shkarkimeve. Për ngjarjen nuk reaguan institucionet dhe drejtësia.
Nëse videoja nuk do të ishte bërë publike asgjë nuk do të ndodhte. Rrahja do të ishte deputet. Shefi i policisë atje do të vijonte t’u bënte presion viktimave, gurorja do të ishte në punë me kapacitet të plotë dhe Çuçi do të ishte ministër i Brendshëm. Në Parlament shumica do të betohej se ka 10 vjet që vendi ka shtet.
Ishte zemërimi i publikut ndaj kësaj sfide publike që bën agresorët, katalizatori që çoi në dorëheqjen e deputetit, ndalimin e disa anëtarëve të bandës, shpalljen në kërkim të tjerëve, bllokimin e biznesit të gurores, shkrirjen e postës së policisë në vendngjarje dhe shkarkimin e Ministrit të Brendshëm.
Fushë-Kruja tregoi se për të pasur drejtësi e ndëshkim ndaj padrejtësisë nuk mjaftojnë vetëm ligjet dhe institucionet, por duhet edhe angazhimi i të gjithë qytetarëve. Pa reagimin kolektiv asgjë nuk do të ndodhte sepse institucionet janë inekzistente.
Fushë-Kruja në mënyrë të përsëritur tregoi se mungesa sado e vogël e shtetit të së drejtës, zaptohet me efikasitet nga dhuna dhe korrupsioni.
Policia ka humbur terren!
Policia nuk zotëron situatën operative!
Policia e ka shkelur betimin!
Ndërsa kur receta e zgjidhjes së problemit mbetet e njëjta, recetë që është dëshmuar sistematikisht që është e dështuar dhe pa rezultat, deshtimi dhe skandalet e radhës janë të garantuara.
Filozofia me dorëheqje, shkarkime “en block” të efektivave, ndryshim thjesht emrash, operimi me skenar déjà vu krehje, postoblloqe, kontrolle banesash etj, nuk funksionon!
Problemi është sistemik, strukturor dhe i strukturuar. Lipset zgjidhje sistemike, strukturore dhe e strukturuar!
Në trajektoren e një shumice qeverisëse shkarkimi i një mini...
Përpiqesh të parkosh në lagje. Aty ku ke shtëpinë dhe ...
Të nderuar bashkëqytetarë, Ne, deputetët e grupit parlame...
Të shqetësuar për rritjen e tensioneve mes Shqipërisë ...
13 marrëveshje esenciale nuk pranoi Rama të firmosë me...
Prishtinë dil në shesh e nëme djallin. Eshtë më i keq se s...
Të dashur studentë që po protestoni! Së pari, dua t’iu th...
Sot Edi Rama nis turin blic në vëndet e Ballkanit Perëndim...
Njëri prej presidentëve më të shquar amerikanë, që do ...
Fundi pa lavdi i Ballkanit të Hapur, i shpallur nga ve...
Këtu e dy vjet tashmë flitet për trenin, lokomotivën, ...
Ngazëllimi qeveritar për rezultatet e gjashtëmujorit të sa...
Kur Albin Kurti i kundërvihej Ballkanit të Hapur, me Proçe...
“Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja...
Gjykata Supreme e SHBA-së i ka dhënë të drejtë dy ditë më ...
Gjithçka tani është përqëndruar te Veriu i Kosovës, në kat...
Në vitin 2003, në Selanik, udhëheqësit e BE-së morën vendi...
Xhan-xhin njeri në Sarandën e bukur të Kikos, majmunit...
Qeveria ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në përpjekjet ...
Albin Kurti ka një krizë psikologjike, sepse mendon që...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...