Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Këtu e dy vjet tashmë flitet për trenin, lokomotivën, vagonat dhe të gjithë ata, të cilët, po nuk hipën në tren kësaj radhe e kanë të humbur davanë.
Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, si realisht ashtu edhe metaforikisht.
Por e gjithë kjo frazë ka disa interpretime.
Interpretimi i parë është ftesa e sinqertë për të hipur në trenin e ndryshimit, të fitores, të rithemelimit të forcës politike.
Në një rast të tillë ftesa duhet pranuar, mbështetur, përkrahur, madje duhet punuar që në tren të hipin të gjithë, pa përjashtim, pa xhelozi, pa vendosur "Uni-n" mbi të mirën e përgjithshme.
Por çfarë ndodh kur ftesa nuk është e sinqertë? Kur ata që të ftojnë të hipësh në tren janë përgjegjës për humbjet e njëpasnjëshme? Për shkatërrimin e partisë, zhgënjimin e elektoratit, pengmarrjen e demokracisë nëpërmjet kolltukëve, pozitave në parti e pushtet, që i mbajnë vetëm për vete, duke bërë që në vend që të ftojnë njerëzit të hipin në tren, i zbresin, duke mos e hapur partinë, por duke e mbyllur?
Dhe këtu vijmë tek interpretimi i dytë, mossinqeriteti i ftesës dhe tallja!
Dhe në vend që të zbresin ata që vënë egon dhe interesin personal, zbresin ata që vënë mbi gjithçka interesin e përgjithshëm!
Dhe, praktikisht, ata që vënë interesin e përgjithshëm mbi atë personal, në fakt kanë ikur nga partia, kanë zbritur nga treni, prej shumë kohësh, jo atëherë kur nuk u zgjodhën nëpër poste politike apo pushteti, por atëherë kur kuptuan se ndryshimi ishte me fjalë, jo me vepra.
Kanë zbritur nga treni për arsye parimore, paçka se mekanizmi i baltës u vesh pakënaqësira apo mllefe personale, vogëlsira me të cilat janë mbrujtur e fshehur pas fjalëve pompoze.
Një gjë duhet kuptuar mirë. Jo çdo njeri që largohet nga një forcë politike largohet pse nuk u zgjodh apo emërua diku.
Kjo do të ishte vogëlsi.
Çështja qëndron se shpesh herë treni dhe pasagjerët kanë drejtime e destinacione të ndryshme.
Treni ndjek rrugën e vet, autonome ose jo, të qartë ose të kamufluar. Votohet dhe gjykohet nga elektorati.

Edhe pasagjerët, po ashtu.
Dhe pasagjerët dy rrugë do të kishin. Ose do qëndronin në tren për të kontribuuar nga cilido pozicion, në mënyrë që treni, i bazuar në vlera, të mos ngelej pas, të mund të rritej e të vinte në pushtet.
Në këtë tren, në këtë parti kanë vend të gjithë që duan të ofrojnë diçka në përpjekjen e përbashkët.
Ata që nuk duan, për shkak të pakënaqësive, parimeve, egos personale thjesht largohen. Qartazi, ndershmërisht, qetësisht.
Sikundër edhe treni, edhe këta do të gjykohen nga Historia. Për "lëvizjet" e tyre, kontributin dhe veprimtarinë e mëpasme jashtë vagonave të "trenit"!
Të gjithë gjykohen. Edhe tradhtarët e parimeve, që në emër të demokracisë tkurrën partinë, duke luajtur me ëndrrat dhe idealizmin e anëtarëve të saj, duke e lënë larg pushtetit dhe duke i humbur akoma edhe më shumë elektorat...
Por drejtuesit e trenit duhet t'i shërbejnë strategjisë që kanë ndërtuar, në mënyrë që të realizojnë objektivat e tyre.
Në këtë rrugëtim, kush nuk mund të jetë me ta e t'u shërbejë, le të zbresë nga treni.
Sepse drejtuesit e trenit nuk kanë nevojë për "barra të panevojshme", idealistë, romantikë të pandreqshëm apo strategji për të mirën e përgjithshme.
U mjaftojnë militarët me kallo në tru e gjuhë të drunjtë, pa argumente, pazarxhinj e pa parime.
Këta mund të jenë në një tren, i cili sa do të vijë e do të zvogëlohet, sepse drejtuesit do të vënë gjithmonë "Ego-n" përmbi "Ne"!
Sikundër edhe shumë "pasagjerë" të trenit do të maten me hijen e tyre, kur ajo është më e gjatë se trupi i tyre!
Ngazëllimi qeveritar për rezultatet e gjashtëmujorit të sa...
Kur Albin Kurti i kundërvihej Ballkanit të Hapur, me Proçe...
“Ballkani i Hapur ishte një iniciativë që lindi nga nevoja...
Gjykata Supreme e SHBA-së i ka dhënë të drejtë dy ditë më ...
Gjithçka tani është përqëndruar te Veriu i Kosovës, në kat...
Në vitin 2003, në Selanik, udhëheqësit e BE-së morën vendi...
Xhan-xhin njeri në Sarandën e bukur të Kikos, majmunit...
Qeveria ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në përpjekjet ...
Albin Kurti ka një krizë psikologjike, sepse mendon që...
Alexis Tsipras sot, tri ditë pas humbjes në zgjedhjet ...
A i ka dhënë mjaftueshëm shpërblim Edi Rama, ambasadores a...
S’ka Opozitë reaguese, reagojmë në kafe për pas ngjarjes!!...
Për rritjen e tensioneve në Veri të Kosovës, Komisioni...
Tek dëgjoja lajmeve për ekzistencën e YLLIT të mirënjohjes...
Kriza e fundit në Kosovë dhe roli që po përpiqet t’i ngark...
Yuri Kim e mbylli misionin e saj në Shqipëri Ajo qëndroi ...
Maratona e zgjedhjeve greke u mbyll të dielën që shkoi...
“Dëshiroj të falënderoj nga thellësia e zemrës a...
Edhe pse i vonuar, sigurisht dhe pa asnjë mëdyshje është n...
Kërkesa e Edi Ramës për konferencë ndërkombëtare për Kosov...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...