Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...

Shumë shkruhet e flitet për ridimensionimin, rifunksionimin, ristrukturimin dhe rirregullimin e skenës politike.
Shumica e analistëve në ato çka shprehin e thonë, përgjithësisht janë në kahun e gabuar!
Pothuajse të gjithë fokusohen në përpjekjet e PD-së zyrtare apo të “Rithemelimit” për t’u ringritur, për të reformuar pozicionet e tyre, në mënyrë që t'i përgjigjen kohës, skenës politike, por edhe dëshirave dhe perceptimeve aktuale të shqiptarëve, të marrin rolin e opozitës zyrtare dhe nesër të jenë alternativë qeverisëse.
Një pjesë tjetër analistësh përqendrohen te PS dhe roli i saj si mazhorancë e padiskutueshme qeverisëse dhe në faktin se si kjo mazhorancë qeverisëse duhet të kthehet edhe në alternativë politike e forcë programative.
Vetëm se asnjëra nga këto dy parti nuk është në gjendje të ketë qëndrime dhe të paraqesë propozime të afta për të paraqitur realitetin, për të paraqitur alternativat; për të joshur elektoratin me deklarata e qëndrime jopopuliste. Sepse, ndryshe nga sa besojnë e trumbetojnë shumë analistë rrogëtarë, qëndrime të tilla nuk ekzistojnë. Jo vetëm në Shqipëri, por askund në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës.
Çdo gjë moderne e politikës, e cila i përgjigjet testit të logjikës, shprehet tashmë jo nga pozita apo opozita zyrtare, por nga partia, e cila në fakt është shumica; nga ata të cilët nuk votojnë në zgjedhje, por që, në fakt, mosvotimi i tyre është, mirë apo keq, qëndrim politik. Dhe kjo parti, e cila kryesisht i përket qendrës së djathtë liberale, është shumica.
Por cilët janë ata qytetarë që “aderojnë” te kjo parti?
Janë ata qytetarë, të cilët ngrihen në mëngjes për të shkuar në punët e tyre, që mbartin ankthet e përditshmërisë e të ekzistencës së tyre, që luftojnë e përpiqen të përballojnë detyrimet që kanë, herë me sukses, e herë jo!
Janë njerëzit e punës së ndershme, që shikojnë përditë që paratë e ndershme që fitojnë firojnë nga xhepat e tyre pa hyrë ende në to.
Janë ata qytetarë, të cilëve nuk u lexohet vota apo dëgjohet zëri; janë ata qytetarë, të cilët shikojnë sistemin politik, që i injoron dhe i përbuz. Që u drejtohet kur ka nevojë për ta, por që më pas i harron.
Pikërisht, këta njerëz të ndershëm mendoj se duan dhe kërkojnë atë që është e qartë dhe e kuptueshme: Një sistem politik, i cili të ketë mësuar nga gabimet e mëparshme me pasojat që dihen tashmë prej të gjithëve, të cilat qytetari i thjeshtë u ftua të paguante që të mos përsëriteshin.
Dhe, kur ky qytetar, i cili veç ka paguar sheh sjellje e praktika, të cilat i ka përjashtuar dhe nuk i ka pranuar të ripërsëriten, atëherë revoltohet, mbyllet në guackën e tij dhe abstenon, nuk voton.
Fati i politikës aktuale, qeverisëse apo që pretendon të qeverisë, tani e tutje, është i destinuar të tkurret.
E vetmja hapësirë që me të dhënat e sotme mund të qëndrojë dhe të ecë përpara me propozime funksionale për të ardhmen dhe rigjallërimin e shoqërisë shqiptare është pjesa gri, pjesa e moderuar, e cila i largohet retorikës përçarëse, agresive.
Me këtë nuk nënkuptoj abrogimin e të gjitha nocioneve tradicionale “konservatore” të politikës e retorikës apo pikëpamje të identifikuara me fraksione në favor të njërës apo tjetrës palë. As përdorimin apo keqpërdorimin e disa figurave groteske me pak ose aspak vetëdije për analizën sociale dhe konceptet e taktikave dhe strategjisë.
Te qendra paqësore, e cila kërkon përmbylljen e tranzicionit, votën, apo mosvotimin, e së cilës asnjëherë nuk e kanë lexuar apo kuptuar siç duhet, koncepti politik identifikohet me pikëpamjet e mirëfillta liberale, me idetë për sundimit e lirisë dhe respektimin e ligjit.
Këto në praktikë kanë të bëjnë me disa fusha të politikave, të cilat prekin jetën e përditshme të qytetarëve, funksionimin e institucioneve të ekzekutivit apo të pavarura dhe perspektivat e ekonomisë dhe shoqërisë.
Që këtu fillon kërcënimi real për qeverinë, elitat politike që kanë 33 vjet në Shqipëri që nuk qarkullojnë. Sepse kjo hapësirë është ende e pambuluar politikisht në thelb. Nëse, politika shqiptare nuk e kupton se këtu qëndron shqetësimi i vërtetë i një pjese të madhe të elektoratit të saj dhe si duhet të sillet po të bëjë politikë, në mënyrë që të përfshijë edhe këtë pjesë të elektoratit e të përmbushë kërkesat që ka.
Kërkesa e parë e rëndësishme është respekti për institucionet. Këtu duhet të mbizotërojnë vlerat e meritokracisë, dinjitetit e personalitetit individual, respektit për hierarkinë, historinë dhe vlerat e secilit.
Dhe më kryesorja, është respektimi shtetit ligjor, i ligjeve që mbrojnë qytetarët dhe të drejtat e tyre individuale. Për rrjedhojë, të gjitha paligjshmëritë duhet të goditen dhe të mbrohet rendi publik. Shkelësit e ligjit nuk duhet të tolerohen. Përndryshe, cila është nevoja për mekanizma të zbatimit të rendit publik?
Një kërkesë tjetër e madhe është ajo e emigracionit, e cila lidhet direkt me shpopullimin. Dhe emigrimi, i cili është fenomen normal sot, lidhet jo vetëm me kërkesën për një jetë më të mirë për vete e familjen. Por lidhet edhe me faktin që politika shqiptare e të dy krahëve, si në qeveri ashtu edhe në opozitë, pavarësisht retorikës, ka investuar tek emigrimi apo shpopullimi.
Por për të qenë koherentë e për të ruajtur kohezionin, pasojat e emigrimit e shpopullimit në shoqërinë shqiptare i vuan pikërisht “elektorati gri”, ata që nuk votojnë në zgjedhje.
Kërkesa tjetër është lufta kundër arrogancës dhe korrupsionit, i cili ka hyrë në çdo qelizë të jetës politike e shtetërore. Shoqëria shqiptare e vuan deri në palcë arrogancën shtetërore dhe korrupsionin. Nga kreu i shtetit, tek nëpunësi më i thjeshtë e më i rëndomtë i një komune. Pikërisht këtë gjë shoqëria shqiptare, e cila duket se i është nënshtruar kësaj mënyre jetese, e refuzon, për të treguar se nuk është nënshtruar.
Por, e refuzon duke mos votuar, e pëson duke u keqqeverisur nga arrogantët dhe të korruptuarit.
Trajtimi më racional i ekonomisë, është një tjetër fushë, e cila ndikon në zgjedhjen për të mos votuar. Bazuar në dominimin e lirisë së zgjedhjes dhe kufizimin e rregullave, taksave e masave shtrënguese të qeverisë, por edhe shpenzimeve të mëdha publike. E gjithë kjo së bashku me ndërtimin e një shteti të vogël e racional, minimizimin e burokracisë dhe uljen e numrit të nëpunësve shtetërorë, etj.
Për “partinë e qendrës” arsimi jocilësor, shëndetësia përtokë, rendi dhe siguria që kërcënohen çdo ditë janë kërkesa, të cilat kërkon e nuk gjen zgjidhje tek politika aktuale.
Pikërisht tek kjo parti, kërkesat e saj, duhet të fokusohen analistët dhe jo tek analizat për partitë e vjetra, të cilat e kanë provuar forcën e tyre shkatërruese për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare.
IN MEMORIAM Nuk mund të niste më hidhur një ditë imja, se...
Sot kafeja ishte më e hidhur se zakonisht. Mungonte në ka...
Siç është gjerësisht e njohur, sot dhe nesër (11-12 korrik...
Një bari jetonte në një kasolle pranë një pylli dhe nj...
Ishte njëherë e një kohë një vend i bukur me diell, erë, u...
Sot po pija kafenë e mëngjesit me një shok, rreth 15 v...
Pyetjes se ku është ndryshimi mes Albin Kurtit dhe Ram...
Në vendin tonë koha e politikës ka mbaruar! Nuk ndodh...
Ka kohë që nëpër rrjetet sociale qarkullon një meme. Diku...
Ngjarja e Fushë-Krujës është spektakolare sepse nis me pub...
Në trajektoren e një shumice qeverisëse shkarkimi i një mini...
Përpiqesh të parkosh në lagje. Aty ku ke shtëpinë dhe ...
Të nderuar bashkëqytetarë, Ne, deputetët e grupit parlame...
Të shqetësuar për rritjen e tensioneve mes Shqipërisë ...
13 marrëveshje esenciale nuk pranoi Rama të firmosë me...
Prishtinë dil në shesh e nëme djallin. Eshtë më i keq se s...
Të dashur studentë që po protestoni! Së pari, dua t’iu th...
Sot Edi Rama nis turin blic në vëndet e Ballkanit Perëndim...
Njëri prej presidentëve më të shquar amerikanë, që do ...
Fundi pa lavdi i Ballkanit të Hapur, i shpallur nga ve...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...