Paqja, me sytë nga Samiti i NATO-s në Lituani!
Siç është gjerësisht e njohur, sot dhe nesër (11-12 korrik...

Sot kafeja ishte më e hidhur se zakonisht.
Mungonte në kafe xha Isai. 86 vjeç. I dënuar nga regjimi komunist me 15 vite burg për tentativë arratisjeje, më pas iu ndryshua në agjitacion e propagandë.
Ishte njeri i qetë, i urtë, i pafjalë. Ishte ende i frikësuar, megjithëse nga burgu doli përpara përmbysjes së regjimit. Ishte ende i frikësuar; në kafenenë e lagjes çdo mëngjes përballej edhe me hetuesin, edhe me personin që e kishte spiunuar, të cilët e shikonin me tallje, teksa serbes- serbes rrufisnin kafenë dhe flisnin me zë të lartë duke sharë demokracinë dhe të këqijat e saj.
Kishte raste që ata me cinizëm i drejtonin fjalën xha Isait...
Xha Isai nuk u përgjigjej, megjithëse klientë i dilnin në mbrojtje...
Sot xha Isai nuk ishte në kafene. Në tavolinën e tij të zakonshme ishte një kafe e pa pirë, një cigare që digjej mbi tavëll dhe një lule.
Xha Isai gjatë natës kishte ndërruar jetë...
Ndjeva dhimbje, pasi ditë pas dite po ndahemi me të fundit e një brezi që po largohet. Janë gjyshërit dhe prindërit, të cilët jetuan periudhat më të trazuara të Historisë sonë: Luftën e Dytë Botërore, Luftën Civile (kështu e quaj diktaturën komuniste 50 vjeçare), demo(n)kracinë me tranzicionin 32 vjeçar...
Po ikën një brez që kishte shumë histori për të na treguar, histori, të cilat ngjanin me një përrallë të frikshme.
Nuk kishte shumë rëndësi nga cila anë i kishin jetuar, kalimi i kohës i kishte bërë të rrëfenin situata të vështira me gjakftohtësi të madhe. Disa nga ne patën fatin t'i dëgjonin këto histori nga ata që i vuajtën dhe t'i jetonin ato aq gjallë, sa të prekeshin nga ajo që ai brez përjetoi.
Meqënëse e kishin parë Shqipërinë që shumë herë të kapte fundin, këtë brez e bashkonte ankthi, se deri ku mund ta drejtonte vendin UNI ynë i keq.
Historia nuk ishte një libër apo mësim për ta. Ishte një përvojë shumë e gjallë, e cila i mësoi shumë. U mësoi shumë urrejtja, militarizmi komunist, indiferenca demokratike...
Disa nga ta vuajtën shumë. Disa e rindërtuan vendin nga gërmadhat me shumë punë e mundim. Shumë nga ata e kishin ndjenjën e përgjegjësisë në maksimum, ndaj iu shmangën mburrjeve dhe thjesht bënë punën e tyre...
Kam pasur fatin që duke u rritur, duke qenë edhe vetë protagonist i ndryshimeve në vitet ’90 në Shqipëri, kam patur fatin, pra, që të njoh mjaft njerëz të rëndësishëm, të njohur dhe anonimë, njerëz nga ai brez, që lindi përpara Luftës së Bytë Botërore.
Më bënte shumë përshtypje se si mund të kishin nisur nga pikënisje krejtësisht të ndryshme, por në fund kishin pasur mendime e ankthe të përbashkëta.
Kur u thosha që “Ua kisha zili”, që kishin jetuar kaq ngjarje të rëndësishme, më përgjigjeshin: “Kujdes çfarë po uron, mirë jemi tani...”
Disa prej tyre ndoshta më kujtonin gjithmonë se brezi i tyre nuk ishte një brez që nuk gaboi dhe nuk bëri mëkate, thjesht jetoi dhe dha shumë...
Kur zhgënjehesha nga “lufta ime dhe palaçollëku shqiptar që jetoja” pyesja ndonjërin nga brezi i xha Isait dhe të përndjekurit politikë: “Po tani çfarë të bëjmë?”
“Nuk e di, biri im”, - përgjigjeshin,- “E keni ju radhën”...
Siç është gjerësisht e njohur, sot dhe nesër (11-12 korrik...
Një bari jetonte në një kasolle pranë një pylli dhe nj...
Ishte njëherë e një kohë një vend i bukur me diell, erë, u...
Sot po pija kafenë e mëngjesit me një shok, rreth 15 v...
Pyetjes se ku është ndryshimi mes Albin Kurtit dhe Ram...
Në vendin tonë koha e politikës ka mbaruar! Nuk ndodh...
Ka kohë që nëpër rrjetet sociale qarkullon një meme. Diku...
Ngjarja e Fushë-Krujës është spektakolare sepse nis me pub...
Në trajektoren e një shumice qeverisëse shkarkimi i një mini...
Përpiqesh të parkosh në lagje. Aty ku ke shtëpinë dhe ...
Të nderuar bashkëqytetarë, Ne, deputetët e grupit parlame...
Të shqetësuar për rritjen e tensioneve mes Shqipërisë ...
13 marrëveshje esenciale nuk pranoi Rama të firmosë me...
Prishtinë dil në shesh e nëme djallin. Eshtë më i keq se s...
Të dashur studentë që po protestoni! Së pari, dua t’iu th...
Sot Edi Rama nis turin blic në vëndet e Ballkanit Perëndim...
Njëri prej presidentëve më të shquar amerikanë, që do ...
Fundi pa lavdi i Ballkanit të Hapur, i shpallur nga ve...
Këtu e dy vjet tashmë flitet për trenin, lokomotivën, ...
Ngazëllimi qeveritar për rezultatet e gjashtëmujorit të sa...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...