Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Siç është gjerësisht e njohur, sot dhe nesër (11-12 korrik 2023), në Vilnus, Lituani po mbahet Samiti i 37-të i Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO). I ftuar/privilegjuar për ta ndjekur nga “Forumi Ekspertëve të Këshillit të Atlantikut”, po ndaj një përmbledhje me mesazhe strategjike nga ky Samit historik për të ardhmen e Aleancës Euroatlantike:
Që në fillim të herës, duhet ta nënvizoj që ky Samit nuk është kurrsesi një “mbledhje rutinë e radhës”, por ngjarja më madhore që ka pasur Aleanca që prej themelimit të saj (4 prill 1949). Kjo pasi, në këtë rast, krerët e 31 shteteve anëtare, mblidhen për të demonstruar vullnetin, kohezionin, fuqinë ushtarake dhe vendosmërinë e fitores së luftës në Ukrainë si dhe bashkë me të domosdoshmërinë jetike të transformimit (në mos të rithemelimit) të Aleancës.
Thënë këtë, mjafton të sjellim në vëmendjen që NATO në 24 vitet e fundit është dyfishuar me numrin e vendeve anëtare (nga 16 ne 31/2 përfshi së shpejti Suedinë) ndërsa nga gjithsej 37 Samite, 27 prej tyre janë zhvilluar mbas 1990. Kështu, harta e zgjerimit dhe numri i Samiteve mbas 1990 flasin më fort se të gjitha fjalimet në Vilnius, jo vetëm për ndryshimet e paparashikuara të natyrës së kërcënimeve, por edhe pritshmërive ndaj NATO-s si: “Aleanca më e fuqishme e historisë së njerëzimit”, të cilat mbas precedentit të “luftës për/me Ukrainën” janë më të mëdha se kurrë më parë në historinë e saj 74-vjeçare.
Po pse, pikërisht në Samitin e Lituanisë, krerët e 31 vendeve anëtare janë të destinuar të nënshkruajnë NATO-n e Epokës/Gjeneratës së Re, ose për më qartë, të vulosin rithemelimin e Aleancës?
Së pari, për herë të parë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (9 maj 1945) dhe Luftës së Ftohtë (1990), prej 24 shkurtit 2022 Evropa dhe bashkë me të NATO, po përballen me pasojat e riciklimit të luftës klasike, ose të ndryshimit të kufijve shtetërore të një shteti sovran me fuqinë e armëve vrastare (agresioni neo-nazist i Rusisë – Putiniste kundër Ukrainës). Në këtë mjedis të sigurisë, prioriteti gjeostrategjik, në mos jetik, i NATO-s, mbetet rikthimi i Aleancës te programet e modernizimit të kapaciteteve/aftësive konvencionale, përfshi të fuqisë bërthamore/deterrence (të frenimit, shkurajimit dhe të shpagimit/hakmarrjes ndaj armiqve potencialë).

Prandaj mbas këtij Samiti, numri i Forcave të Gatishmërisë së Lartë, po planizohet të arrijë në reth 300 mijë trupa ushtarake (si asnjëherë në historinë 74-vjeçare të Aleancës), si dhe do të dyfishohen kapacitetet e luftimit të fuqisë Ajrore dhe Detare të Aleancës, të afta për të garantuar mbrojtjen e tërësisë kolektive/përbashkët të 31 vendeve (artikulli-5) nga dy kërcënimet bazë, “Rusisa dhe terrorizmi”!
Së dyti, ky Samit është i destinuar në mos i “detyruar të bëjë histori pasi mbahet mbas 500 ditë luftimesh të përgjskshme ndaj agresorëve të Rusisë - Putiniste që siç është provuar katërcipërisht, mbetet i tillë jo vetëm kundër sovranitetit teritorial të Ukrainës, por edhe ndaj kredibilitetit të rendit global të sigurisë; ndaj status-quosë dhe interesave gjeopolitike të ShBA/NATO; ndaj kufijve të demokracisë si dhe ndaj vlerave perëndimore.
Prandaj, pa asnjë mëdyshje në këtë Samit, NATO do të demonstrojë fuqinë e pakonkurrueshme dhe mbështetje të gjithanshme për kundërofensivën e Ukrainës, përfshi me mbi 100 miliardë € armatime të gjeneratës së fundit (nga SHBA, UK, Poloni, Norvegji dhe pothuaj të gjitha vendet e tjera të NATO-s). Po ashtu, në Samit do të “inagurohet” ose riinstitucionalizohet “Këshilli NATO – Ukrainë” me qëllim për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të Ukrainës në Aleancë.
E thënë shkurt: “për SHBA/NATO nuk ka opsion tjetër veç fitores së luftës në Ukrainë”. Për më tepër, të gjithë faktorët dhe 31 anëtarët e NATO-s janë të vendosur dhe besimplotë se, bashkë me humbjen e Luftës në Ukrainë, Rusia - Putiniste po diskreditohet si dhe do të humbasë peshën gjeopolitike në botë, fatmirësisht përfshi edhe në Detin e Zi, Ballkanin Perëndimor, Mesdhe, etj.
Së treti, Samiti i Lituanisë, zhvillohet jo vetëm në kohën e duhur, por edhe si një domosdoshmëri kritike: “për të adaptuar dhe modernizuar konceptin, qasjen, mekanizmat, fuqinë si dhe kapacitetet e Aleancës bazuar në parimin e “ndarjes së barrës dhe rritjen në minimumi 2% të buxhetit të mbrojtjes”; por edhe forcimin e marrëdhëniet transatlantike në mënyrë që NATO të mbetet e aftë dhe e pathyeshme për t'u përballur me çdo kërcënim, në çdo kohë, ndaj cilitdo armik potencial si dhe nga çdo drejtim që të vijnë”.
Për ta bërë sa më të qartë këtë mesazh të pritshëm të Samitit, po citoj Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, i cili një ditë para Samitit tha: “2 % të GDP-së e cilësoi si minimum” ndërsa kujtojmë që përgjatë 25 viteve të fundit 2% ka qenë vetëm një objektiv mjaft i debatueshëm, por dhe i papërmbushur nga shumicën derrmuese të vendeve anëtare. Nga ana tjetër vlen gjithashtu të përmendim faktin që gjatë vitit 2023 buxheti i mbrojtjes për vendet e Europiane/Kanada, ka pasur rritjen më të madhe të dekadës se fundit (8.3 %) pa përfshirë USA, e cila këtë vit ka arritur buxhetin rekord me rreth 1 trilion dollarë. Po ashtu këto vende (Europiane/Kanada) kanë rritur me rreth 450 miliardë € investimet në programet e mbrojtjes prej vitit 2014.
Së katërti, Samiti do të konfirmojë edhe më fort “politikën e dyerve të hapura” (zgjerimit) me Suedinë së shpejti dhe me Ukrainën, Gjeorgjinë, si dhe forcimin e partneritetit strategjik jo vetëm me BE-në, por edhe me vendet me “status të privilegjuar” si Australinë, Zelandën e Re, Korenë e Jugut, të cilët, janë ftuar zyrtarisht për të marrë pjesë në Samit.
Së pesti, në këtë Samit, do ketë mesazhe të forta edhe për 5 vendet e Ballkanit Perëndimor, mbi domosdoshmërinë kritike të zhvillimit të frymës dhe Masave të Mirëbesimit Reciprok (CSBM) si dhe të dialogut pa kushte për paqen, stabilitetin demokratik dhe agjendën e integrimit Euroatlantik të Rajonit.
Janë dy definicione brilante, nga dy personalitete të mirënjohura si dhe me kontribute historike për “rendin global të sigurisë”, që veçmas, por sidomos së bashku, i kam përzgjedhur si mesazhe përmbyllëse të këtij Samiti historik: “NATO është aq e fortë sa hallka më e dobët e zinxhirit të Saj” si dhe të Ish-Presidenti i SHBA, John Kennedy, në hapjen së Konferencës se Munihut, 60 vjet me parë: “T'i hedhim sytë përtej rreziqeve të së sotmes, te shpresat e së nesërmes”!
Prandaj, në Samitin e Vilniusit, Krerët e 31 shteteve anëtare janë të “të destinuar në mos të imponuar të nënshkruajnë dhe shenjtërojnë projektin e Aleancës së Erës së Re”. Kjo pasi jam shpresëplotë se në këtë Samit do të rikonfirmohet Leadership i fortë, përgjegjshmëri e lartë, vullnet, kohezion si dhe projektet, programet dhe mbështetja financiare (minimumi 2% e GDP-së) për modernizimin e kapaciteteve të afta në përballjen me rreziqet konvencionale (artikulli 5), me terrorizmin si dhe me kërcënimet ndaj paqes, lirisë, prosperitetit dhe stabilitetit demokratik dhe interesave të Aleancës në hapësirën Euroatlantike.
Në shtesë, në kapacitetin e Ekpertit për çështjet e Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, po parashtroj reciprokisht edhe 5 rekomandime strategjike për sa qëndrimet dhe angazhimet e RSh në këtë dhe përtej këtij Samiti:
Kohezion dhe konsensus të pakushtëzuar (krah të ShBA-së) për të gjitha vendimmarrjet, projektet dhe operacionet e Aleancës në interes të mbrojtjes kolektive (artikulli 5); mbështetjen “më shumë se modeste” ndaj Ukrainës; rol/vend lider në promovimin e paqes, stabilitetit demokratik, interesave gjeopolitike dhe agjendës Euroatlantike në rajon. Po ashtu, mbështet projektet e përbashkëta ndaj kërcënimeve asimetrike të sigurisë: “terrorizmi, rreziqet kibernetike, krimi i organizuar, siguria e mjedisit, emergjencat civile, etj”!.
Të konfirmojë përmbushjen e angazhimit për të arritur në “minimumi 2%” GDP-së prej 2024 e në vazhdim”, me synimin e zhvillimit të kapaciteteve të afta për përballimin e rreziqeve ndaj sigurisë së qytetarëve dhe shoqërisë, si dhe përmbushjes së detyrimeve në kuadër të NATO-s.
Mbështetjen dhe promovimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës, për anëtarësim në NATO, duke konfirmuar se kjo “qasje e mëncur” zgjeron hartën e paqes së qëndrueshme në Rajon dhe më gjerë.
Të përmbush të gjitha përgjegjësitë që i përkasin vendit pritës (Host Nation), deri në përfundimin e projektin të Bazës Ajrore të Kuçovës, etj, detyrime që burojnë nga marrëveshja mbi statusin e forcave (SOFA), protokolli i Parisit, etj të nënshkruara nga vendi ynë në 2012.
Të konfirmojë vullnetin dhe vendosmërinë e Tiranës Zyrtare për transformimin e Sistemit të Sigurisë Kombëtare, në përputhje me atë të mbrojtjes kolektive të Aleancës, duke përditësuar dhe modernizuar konceptin (SSK), balancat e pushteteve, strukturat, kapacitetet operacionale, bashkë me këto mekanizmat dhe mirënjohjen institucionale ndaj ShBA/NATO si dhe kulturën Euroatlantike të bashkëpunimit.
Së fundmi, por jo nga rëndësia, në këtë udhëtim/përpjekje me interesa të larta kombëtare, “nuk vlejnë as privatizimi i dashurisë për mëmëdheun dhe as i agjendës Euro-Atlantike; as fryma sovranisto-ballkanike dhe as mungesa dëshpëruese e projektit të rindërtimit të opozitës zyrtare (përtej luftës diskretituese për procedurat, vulën dhe bravat)”, por peshohen vetëm dashuria dhe përunjësia për vendin; përkushtimi në ushtrimin e detyrave shtetërore dhe përgjegjësia e lartë ndaj interesave mbarëkombëtare; besimi në vlerat Euroatlantike, mirënjohja dhe “bekimi” ndaj/nga partneritetit strategjik me SHBA-në, NATO-n.
* Ekpert për SK, Rajonin & NATO-n,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut,
Anëtar i Bordit “Istrael House”, si dhe ish:
Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.
Një bari jetonte në një kasolle pranë një pylli dhe nj...
Ishte njëherë e një kohë një vend i bukur me diell, erë, u...
Sot po pija kafenë e mëngjesit me një shok, rreth 15 v...
Pyetjes se ku është ndryshimi mes Albin Kurtit dhe Ram...
Në vendin tonë koha e politikës ka mbaruar! Nuk ndodh...
Ka kohë që nëpër rrjetet sociale qarkullon një meme. Diku...
Ngjarja e Fushë-Krujës është spektakolare sepse nis me pub...
Në trajektoren e një shumice qeverisëse shkarkimi i një mini...
Përpiqesh të parkosh në lagje. Aty ku ke shtëpinë dhe ...
Të nderuar bashkëqytetarë, Ne, deputetët e grupit parlame...
Të shqetësuar për rritjen e tensioneve mes Shqipërisë ...
13 marrëveshje esenciale nuk pranoi Rama të firmosë me...
Prishtinë dil në shesh e nëme djallin. Eshtë më i keq se s...
Të dashur studentë që po protestoni! Së pari, dua t’iu th...
Sot Edi Rama nis turin blic në vëndet e Ballkanit Perëndim...
Njëri prej presidentëve më të shquar amerikanë, që do ...
Fundi pa lavdi i Ballkanit të Hapur, i shpallur nga ve...
Këtu e dy vjet tashmë flitet për trenin, lokomotivën, ...
Ngazëllimi qeveritar për rezultatet e gjashtëmujorit të sa...
Kur Albin Kurti i kundërvihej Ballkanit të Hapur, me Proçe...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...